Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/22
“Ish ambasadori Donald Lu i ka kërkuar të arrestojë Metën”/ Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit, nxjerr emrat e njohur që do marrin goditjen e fuqishme nga DASH: Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika
Vendimi më i fundit i Gjykatës për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe sekuestrimin e pasurisë së tij është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari Artan Hoxha.Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca.
“U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur.
Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre.
“Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më shoqëroi mua dhe më mori celularët. Avioni me kanabis është i lirë ashtu si dhe piloti italian. Janë sekuestruar dy celularët e mi, ku njëri është shkri aq i vjetër ishte, dhe një i ri”, shtoi Hoxha.
Gazetari vijoi duke thënë se ish-prokurori i Përgjithshëm është ndëshkuar si kamikazi i dy personave që janë në listën e Amerikës, njëri u shpall Berisha, e tjetri do shpallet sa të largohet nga Presidenca.
I pyetur nëse Amerika po ndihmon PS-në për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, gazetari u shpreh se “nuk beson se SHBA ndërhyjnë në këtë punë, pasi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si ngjarje të brendshme”.
“Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment