Posts

Showing posts from October, 2020

PYETJE DHE PËRGJIGJE TË SHPESHTA VIRUSI DHE SËMUNDJA NGA COVID-19

Image
Fa PYETJE DHE PËRGJIGJE TË SHPESHTA VIRUSI DHE SËMUNDJA NGA COVID-19   Çfarë është koronavirusi? Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapur në shumë lloje të  kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre. Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus). Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si: nje nga  llojet maceve te egra dhe devete tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Koronavirusi i ri COVID- 19 Në 31 dhj

Pandemia përkeqëson situatën ekonomike në Kosovë

Masat e zbatuara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kanë ndikuar shumë në situatën, e cila edhe në kushte normale nuk ishte e mirë sa duhet. Pasojat e pandemisë i pësojnë kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht sektori i gastronomisë dhe pasuritë e patundshme. Vetëm farmacitë dhe dyqanet ushqimore kanë qenë të hapura gjatë gjithë kohës, por fuqia blerëse e qytetarëve është ulur, si për shkak të pagave të ulura, ashtu edhe për shkak të largimit nga puna. Sipas të dhënave të Shërbimit Tatimor, 320 mijë punëtorë janë të punësuar në Kosovë, nga të cilët 85 mijë janë në sektorin publik. Sipas parashikimeve të qeverisë, për shkak të pandemisë, rreth 100 mijë punëtorë në sektorin privat mund të humbin punën e tyre. Një studim nga Oda Ekonomike e Kosovës në prill të këtij viti tregon se thuajse 92 për qind e kompanive theksuan se shitjet kanë rënë si rezultat i krizës. Prej tyre, 22 për qind shprehen se shitjet janë ulur me mbi 50 për qind. Mbi 80 për qind e komp

4 sindromat e Covid të gjatë, ose gjendja e atyre që nuk shërohen kurrë

Shërimi i Covidit nuk është gjithmonë aq i lehtë sa leximi “negativ” në rezultatin e një tamponi. Disa njerëz, madje edhe ata me infeksion të lehtë, vazhdojnë të përjetojnë simptoma dobësuese për shumë javë, ose edhe muaj pasi sëmundja përfundon zyrtarisht. Këto “pasoja” nga Covid-19 janë aq të larmishme dhe të ndryshme sa që i shpëtojnë një përkufizimi të vetëm mjekësor. Duke përdorur të dhënat dhe dëshmitë e mijëra pacientëve që janë në këtë gjendje, Instituti Kombëtar Britanik për Kërkime Shëndetësore NIHR) ka propozuar një klasifikim më të saktë të formave të ndryshme të Covid-19 të gjatë që do të ndihmojë për t’u përqëndruar në pamjen klinike të atyre që janë në këtë gjendje. Sipas Institutit britanik të kërkimit, për përkufizimin e covidit të gjatë, janë katër sindroma që mund të fshihen, dëmtimi i përhershëm i disa organeve të prekura nga infeksioni i ri i koronavirusit; sindroma e kujdesit pasintensiv, një sindromë e lodhjes post virale dhe qëndrueshmëria e simptomave të vër

SHBA, rritet në 230.512 numri i të vdekurve nga COVID-19

SHBA, rritet në 230.512 numri i të vdekurve nga COVID-19Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 59.035, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.890.481 SHBA, rritet në 230.512 numri i të vdekurve nga COVID-19 Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 230.512, prej të cilëve 426 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 59.035, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.890.481. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,77 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 133 milionë. Aktualisht, shteti i Teksasit është më i goditu

OBSH: Javën e kaluar bota regjistroi numrin më të lartë të rasteve COVID 19

"Në Evropë jemi shumë mbrapa këtij virusi, kështu që për tejkalimin e tij do të duhen disa përshpejtime serioze për atë që po bëjmë dhe ndoshta natyrë shumë më gjithëpërfshirëse e masave do të nevojiten për të kapur dhe tejkaluar virusin", tha Ryan Gjenevë Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se javën e kaluar është regjistruar numri më i lartë i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) që nga shpërthimi i pandemisë dhe se 46 për qind e rasteve të raportuara ishin nga rajoni evropian, transmeton Anadolu Agency (AA). "Nuk ka dyshim se tani rajoni evropian është epiqendra e sëmundjes", tha Mike Ryan, drejtor i programit të OBSH-së për reagim ndaj emergjencave, në një fjalim në selinë qendrore të trupit shëndetësor botëror. Zyrtari i OBSH-së theksoi se zona evropiane e prekur nga virusi shtrihet nga qyteti rus Vladivostok në lindje deri në kryeqytetin Reykjavik të Islandës në perëndim. Ai shtoi se kjo është një zonë konceptuale e ndiki

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19 Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 76.100, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.966.581 Mücahit Oktay | 27.10.2020 SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19 New York Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 76.100, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.966.581. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,83 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 134 milionë. A

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e rajonit: Tregtia elektronike në rritje, turizmi në rënie

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e rajonit: Tregtia elektronike në rritje, turizmi në rënie Kriza e shkaktuar nga COVID-19, në botë, por edhe në vendet e rajonit, ka prekur më së shumti sektorin e turizmit, si dhe sektorë të tjerë që lidhen me turizmin, respektivisht hotelierinë, zanatet dhe transportin | Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e rajonit: Tregtia elektronike në rritje, turizmi në rënie Shkup/Prishtinë/Tiranë Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, po ashtu ka ndikuar në sjelljen e njerëzve dhe zakoneve të tyre të përditshme, me çka ka shkaktuar edhe ndryshime në ekonomi, shkruan Anadolu Agency (AA). Në këtë kontekst, sektorë të caktuar në ekonomi po pësojnë humbje, ndërsa nga ana tjetër, disa sektorë po shënojnë rritje. Kriza e shkaktuar nga COVID-19, në botë, por edhe në vendet e rajonit, ka prekur më së shumti sektorin e turizmit, si dhe sektorë të tjerë që lidhen me turizmin, respektivisht hotel

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685.

- Rusi Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.969 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 922.853 ndërsa me 68 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 15.685. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 732.968 me 3.557 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0,6 për qind ka rënë në 0,5 për qind dhe tek 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma. Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 252.374, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.656. Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 312 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 32.5

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Kosovë Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga ky virus. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 141 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.416. Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës. Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 440 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.984 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19

Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19 Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë i tejkaloi 769 mijë, numri i rasteve të infeksionit është mbi 21 milionë e 617 mijë dhe deri më tani më shumë se 14 milionë e 334 mijë njerëz janë shëruar nga virusi. 16.08.2020 ~ 27.10.2020 Situata e koronavirusit në botë, 16 gusht: - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Në ShBA, vendi më i prekur nga pandemia në botë, numri i viktimave ka shkuar në 172 mijë e 600 dhe numri i rasteve të infektuara është mbi 5 milionë e 529 mijë raste të infektuara. - Brazil Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.576 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 3.317.096 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 107.297 me 709 vdekje të reja. Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686.122 raste dhe 26.613

Flori Bruqi :Të vërtetat e COVID-19, ekzistoi vite më parë apo u krijua në laborator?

Shkencëtarë nga e gjithë bota po studiojnë kur dhe ku filloi potencialisht koronavirusi i ri (COVID-19). “Për shkak të raportimeve të mediave perëndimore, të fokusuara në Kinë, pjesa më e madhe e botës beson se koronavirusi i ri u shpërnda në të gjitha shtetet e tjera nga Kina, por kjo është provuar si një teori e gabuar”. Kështu shkruan Qendra e Ekspertëve kanadez “Global Research” në një artikull shkencor, ku citohen dhe virologët kinezë, të cilët kanë konstatuar se Covid-19 në Iran dhe Itali ka pësuar një mutacion gjenetik. Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi disa artikuj duke nënvizuar faktin se origjina e virusit të ri nuk është nga Wuhani në Kinë, siç supozohet aktualisht. Daniel Lucey, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown, pranoi se virusi mund ta ketë pikënisjen nga diku tjetër, pasi nga 41 rastet e para në Wuhan, 13 prej tyre nuk kanë pasur qasje në tregun e ushqimit të detit Huanan, ku u shënuan të infektuarit fillestar

“Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë”.

Pandemia e COVID-19 po lë pas një krizë globale ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Kriza rrezikon të kthejë prapa hapat e bëra për të rritur barazinë gjinore gjatë dekadave të kaluara, me gra të prekura në mënyrë disproporcionale për shkak të përfaqësimit të tyre në sektorë të goditur nga politikat e bllokimit, gjasat për të qenë në punë më të ulëta ose më pak të mbrojtura, si dhe kohën e shtuar për kujdes. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Webinar, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në partneritet me Women20, me temë “Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë”. Gjatë këtij takimi virtual, Ministrja Denaj, informoi të pranishmit mbi masat e marra nga qeveria shqiptare për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet dy paketave për pagat dhe dy garancitë sovrane. Ministrja gjithashtu theksoi se do të ketë rekomandime të qarta për politikat mbështetëse ndaj gjinisë, si mbështetje të aftë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 19.729 dhe numri i të vdekurve në 487. Gjatë orëve të fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10.808 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa raste aktive janë 8.434. Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitale po trajtohen 285 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 119.607 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Gianni Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino,, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). Organi drejtues i futbollit në botë njoftoi se ekzekutivi 50-vjeçar zvicerano-italian ka simptoma të lehta dhe është vendosur në karantinë për dhjetë ditë. Infantino u zgjodh president i FIFA-s në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar u rizgjodh për një mandat tjetër katër-vjeçar. Para se të shërbente në FIFA, Infantino punoi për UEFA-n, organin drejtues të futbollit të Evropës.

Kryediplomati rus Sergey Lavrov pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19

Kryediplomati rus vetë-izolohet pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19 Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov ndihet mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por udhëtimet e punës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 28-29 tetor, janë prolonguar për një datë tjetër Elena Teslova | 27.10.2020 Kryediplomati rus vetë-izolohet pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19 Moskë Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, është vetë-izoluar pasi ishte në kontakt me një person që rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov ndihet mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por udhëtimet e punës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 28-29 tetor, janë prolonguar për një datë tjetër. Sot më herët, Rusia njoftoi numrin rekord të vdekjeve ditore që nga shpërthimi i pandemisë. Kryeshefja sanitare e Rusisë, Anna Popova, njo

Turqi, 2.209 raste të reja dhe 76 viktima nga COVID-19

Ankara Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 2.209 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 366.208, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, vendi po ashtu regjistroi 76 viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9.950. Gjithsej 1.511 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi në 317.519. Deri më sot punonjësit e kujdesit shëndetësor të Turqisë kanë kryer mbi 13.47 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 127.651 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 1.827, këtë javë me 5 për qind që vuajnë nga pneumonia. "Ne nuk mund të jemi të suksesshëm nëse numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i atyre aktiv nuk ulet", shkroi ministri turk i Shëndetësis, Fahrettin Koca, në llogarinë

Covid 19 në Francë dhe Maqedoni Veriore

Paris Franca gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 523 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër më e lartë në 6 muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 628 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 27.827, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 15 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 949. Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.479, përfshirë 531 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.399. Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.236 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 238.011.

Kosovë, 1 i vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 528 mostra të dyshuara me COVID-19 Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur duke e çuar në 616 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA). Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 62 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.270. Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 528 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 63.638 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 85 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

floripress: Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në botë

Numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në botë është rritur ditët e fundit, me mbi 38milionë e 724 mijë raste të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 1 milionë e 94 mijë. ShBA vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë, pasuar nga India dhe Brazili. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se shumë vende po raportojnë rritje të shtrimeve në spital nga koronavirusi. Ndërkohë, OBSH thotë se pandemia nuk ishte e barabartë kur analizohet mënyra e reagimit dhe ndikimit në vende të ndryshme. "Pothuajse 70 për qind e rasteve të raportuara në botë javën që shkoi ishin nga 10 vende dhe gati gjysma e tyre ishin vetëm nga tri vende”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së foli për konceptin e njohur si “imuniteti i turmës” duke e lejuar virusin të shpërndahet, gjë që ai nuk e përkrah. “‘Imuniteti i turmës’ është një koncept që përdoret për vaksinimin, përmes së cilit një p

Gjykata Speciale në Hagë vazhdon të jetë e heshtur.

Përkundër që tashmë ka skaduar afati gjashtë mujor nga propozimi i aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, Gjykata Speciale në Hagë vazhdon të jetë e heshtur. Media ka provuar të marrë një përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nëse këto propozim-aktakuza janë konfirmuar ose jo, mirëpo deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje. Ndërkaq, më herët zëdhënësja zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, Angela Griep ka pohuar se edhe nëse aktakuza konfirmohet, gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhëroj mos zbulimin e përkohshëm të saj. “Gjyqtari i procedurës paraprake, në varësi të specifikave të çështjes individuale, ka deri në gjashtë muaj kohë për të marrë një vendim nëse do të hedhë poshtë ose konfirmojë aktakuzën. Në të njëjtën kohë, Rregullat parashikojnë një numër skenarësh që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar, e cila mund të bëhet pub

Arrestohet në Serbi shtetasi i Kosovës, Agim Gjocaj 23 tetor19:46 Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, raporton GazetaBlic. Sipas Ministrisë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), i arrestuar nga policia serbe është Agim Gjocaj, derisa MPJ thotë se akuzat e pretenduara ndaj tij janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. “MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik”, thuhet në reagim. Reagimi i plotë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), dënon ashpër arrestimin e shtetasit Kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia. Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik. Politika e vjetër e Serbisë me në krye Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane ku aspirojnë dhe në kundërshtim me deklaratat që bëjnë përpara faktorit ndërkombëtar për kinse ‘angazhim e gatishmëri’ drejt procesit të normalizimit të plotë me Kosovën dhe fqinjësi të mirë në rajon. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste. Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, raporton GazetaBlic. Sipas Ministrisë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), i arrestuar nga policia serbe është Agim Gjocaj, derisa MPJ thotë se akuzat e pretenduara ndaj tij janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. “MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vi

Shkruan: Gjeneral Kudusi LAMA : Raporti i Dick Martyt, banal

UÇK-ja kishte unitet të çeliktë Pika 52 e raportit në fjalë është një tentativë për të futur përçarje midis shqiptarëve. Aty thuhet: “Ka dalë qartë se këto ‘grupëzime’ të ndryshme të UÇK-së kanë zhvilluar e ruajtur strukturat e tyre informative, që i kishin ndër të tjera, si një mjet për të siguruar vazhdimësinë e tyre. Përkrahësit më të zellshëm të ndjekjes faktike të kësaj forme lufte të UÇK-së përdorën të gjitha mjetet që kishin, duke e vënë veten, në mënyrë të pamohueshme, në kufirin e ligjshmërisë, për të mbikëqyrur dhe shpesh për të sabotuar veprimin e kundërshtarëve, si dhe të atyre që mund të dëmtonin interesat e tyre politike a ekonomike”. Ndërsa unë po të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur që në luftë Shërbimin e vet Informativ, shumë të organizuar dhe që ka kryer me ndershmëri detyrat në interes të atdheut. Dhe ky shërbim ka vijuar të ekzistojë deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka qenë publik dhe nuk ka vepruar i fshehur. Ky shërbim në punën e tij ka n