Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/10/27

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 19.729 dhe numri i të vdekurve në 487. Gjatë orëve të fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10.808 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa raste aktive janë 8.434. Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitale po trajtohen 285 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 119.607 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...