2020-10-27

Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19

Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19 Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë i tejkaloi 769 mijë, numri i rasteve të infeksionit është mbi 21 milionë e 617 mijë dhe deri më tani më shumë se 14 milionë e 334 mijë njerëz janë shëruar nga virusi. 16.08.2020 ~ 27.10.2020 Situata e koronavirusit në botë, 16 gusht: - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Në ShBA, vendi më i prekur nga pandemia në botë, numri i viktimave ka shkuar në 172 mijë e 600 dhe numri i rasteve të infektuara është mbi 5 milionë e 529 mijë raste të infektuara. - Brazil Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.576 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 3.317.096 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 107.297 me 709 vdekje të reja. Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686.122 raste dhe 26.613 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.404.272. Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine dhe radhitet në vendin e dytë në botë pas ShBA-së për sa i përket numrit të rasteve. - Indi Në Indi i cili është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në botë në 24 orët e fundit janë shënuar 944 vdekje. Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 63.490 raste të reja, duke e rritur në 2.589.682 numrin e të infektuarve ndërsa me 944 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49.980 numri i viktimave nga COVID-19. Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur gjithsej në 1.862.258. - Meksikë Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 635 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55.543. Ndërkaq, me 6.345 raste të reja, është rritur në 517.714 numri i të infektuarve me COVID-19. Deri më tani, në vend janë shëruar 351.372 persona të prekur me COVID-19. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars. - Gjermani Në Gjermani deri më tani kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) 9 mijë e 290 njerëz. Në rajonin Ludwigslust-Parchim të landit Meklenburg-Pomerania e Perëndimit (Mecklenburg-Vorpommern) ka ngjallur debat rregullimi ligjor për shkëputjen e fëmijëve nga prindërit në rast të shkeljes së rregullit të karantimit që zbatohet në kuadër të masave kundër pandemisë. - Francë Me 3 vdekjet e reja që janë regjistruar në Francë për shkak të koronavirusit ka shkuar në 30 mijë e 409 numri i viktimave, kurse numri i rasteve të infektuara është rritur në 238 mijë e 169, përfshi 3.310 rastet e reja që janë regjistruar ditën e fundit. - Rusi Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.969 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 922.853 ndërsa me 68 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 15.685. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 732.968 me 3.557 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0,6 për qind ka rënë në 0,5 për qind dhe tek 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma. Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 252.374, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.656. Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 312 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 32.5 milionë. Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars. Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara. Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor. Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë. - Iran Me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 19.639 numri i përgjithshëm i viktimave në vend. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror tha se me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur në 19.639 ndërsa me 2.133 raste të reja arrin në 343.203 numri i rasteve. Ajo shtoi se 3.881 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 297.486. Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.861.825 teste për COVID-19. COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt. -Afrikë Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.112.732 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19). Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 11.390 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.112.732 numrin e rasteve ndërsa me 234 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 25.377. Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 11.677 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.141 dhe në Algjeri 1.360 vdekje. Në Mauricius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Ishujt Sejshele dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 583.653 raste, Egjipti me 96.336 dhe Nigeria me 48.770 raste. Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë arrin në 827.988. - Kosovë Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga ky virus. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 141 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.416. Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës. Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 440 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.984 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.