2020-10-27
Flori Bruqi :Të vërtetat e COVID-19, ekzistoi vite më parë apo u krijua në laborator?
Shkencëtarë nga e gjithë bota po studiojnë kur dhe ku filloi potencialisht koronavirusi i ri (COVID-19). “Për shkak të raportimeve të mediave perëndimore, të fokusuara në Kinë, pjesa më e madhe e botës beson se koronavirusi i ri u shpërnda në të gjitha shtetet e tjera nga Kina, por kjo është provuar si një teori e gabuar”.
Kështu shkruan Qendra e Ekspertëve kanadez “Global Research” në një artikull shkencor, ku citohen dhe virologët kinezë, të cilët kanë konstatuar se Covid-19 në Iran dhe Itali ka pësuar një mutacion gjenetik.
Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi disa artikuj duke nënvizuar faktin se origjina e virusit të ri nuk është nga Wuhani në Kinë, siç supozohet aktualisht. Daniel Lucey, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown, pranoi se virusi mund ta ketë pikënisjen nga diku tjetër, pasi nga 41 rastet e para në Wuhan, 13 prej tyre nuk kanë pasur qasje në tregun e ushqimit të detit Huanan, ku u shënuan të infektuarit fillestarë.
Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar se një version më i butë i Covid-19, ka qarkulluar me shumë mundësi mes popullatës për vite, ndoshta dhe dekada. Revista shkencore “Cell”, publikoi një studim nga ekspertë në Kinë dhe Australi që mbështesin këtë teori, duke nënvizuar se virusi pësoi mutacion gjenetik gjatë periudhës së përhapjes së fshehtë, përpara dhjetorit të 2019-ës.Ekspertët e shëndetësisë kanë hedhur poshtë dhe teorinë konspirative se virusi është prodhuar në laborator. Pesë shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia, publikuan një studim, në të cilin konstatohej se koronavirusi i ri nuk është ndërtuar në laborator dhe se nuk mund të manipulohet qëllimisht.Një gjë mund t’iu them, kjo nuk është një armë biologjike, askush se krijoi atë në një laborator. Ky është një prodhim i natyrës”, thekson Doktor Robert Garry, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane. Edhe këta ekspertë përjashtuan Wuhanin si epiqendër e shpërthimit të pandemisë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.
Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD. Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment