2011-03-16

Rrëfim i Saranda dhe Jehona Bogujevcit për masakrën e Podujevës

Kush mbijeton masakrën, është njësoj sikur edhe të ketë vdekur. Tablot e pushkatimeve në oborrin e shtëpisë, klithjet, sharjet, breshëritë... ngrohtësia e gjakut, qetësia, frika... e gjithë kjo jeton dhe kurrë nuk do të vdesë në shpirtrat e Saranda dhe Jehona Bogujevcit, dy nga pesë fëmijët e mbijetuar, tani vasha të rritura, nga grupi i Podujevës, të cilin më 28 mars të vitit 1999 e pushkatuan "Skorpionët".
Ishte herët në mëngjes, rreth orës shtatë. Përpara shtëpisë qëndrojnë dy makina ushtarake. Ditëve të kaluara, qyshse filloi bombardimi, në Podujevë janë thyer vitrinat, dritaret. Atë mëngjes u nisën nëpër shtëpi, i kujtohet Sarandës, atëbotë një çupë 13 vjeçare.
Grupi prej rreth 20 grash e fëmijësh, të gjithë me lidhje farefisnore, mundoheshin të fshiheshin në një nga shtëpitë e oborrit të madh të përbashktë.
"Të gjithë shkuam në një lokal. Nuk shohim asgjë, por dëgjojmë se si nga shtëpitë afër i nxjerrin fqinjët. Dëgjohet zhurma, bërtima, sharjet, thirrjet. Pastaj breshëritë", rrëfen Saranda.
Në një moment, e kuptojnë se ushtarët i shohin ku fshihen. "Na urdhërojnë të dalim, që çantat të cilat i kishim gati për të ikur, t'i lëmë aty ku janë. Na kontrollojnë. Bërtasin. Ne fëmijët nuk kuptojmë serbisht, por nënat tona kuptojnë", vazhdon Saranda.
Në kolonë një nga një, gratë dhe fëmijët, në mesin e të cilave më i vogli kishte 21 muaj, na nxjerrin në rrugë. Na dërgojnë pastaj nga një oborr në tjetrin.
"Nuk dinë ç'të bëjnë me ne", thotë Saranda.
Nëpër rrugë rrëmujë e vërtetë. Një shqiptari ia hedhin kapelën, e pështyjnë dhe e fyejnë. Dy të tjerë i fusin në një lokal. Nga lokali së shpejti dëgjohen dy të shtëna. Pastaj e shohin ushtarin se si del nga atje dhe shkon drejt tyre.
Nënat e kuptojnë se ç'po përgatitet. Njëra bërtet: "Këta janë janë vetëm fëmijë"! Ushtari i bie shuplakë Fexhrisë (21), ajo bie mbi Jehonën (11) e cila ecën para saj në kolonë. I dërgojnë në oborrin e familjes Gashi, i shtyjnë për muri. Nëna e Jehonës Shefkatja (42) e pëson e para. Ushtari e qëllon në kokë. I biri i saj Genci, i cili atëherë kishte 6 vjeç, fillon të thërrasë nënën. Ushtari i cili e vrau Shefkatëm e merr nga ushtari tjetër armën dhe me breshëri korr të gjithë me radhë.
"Jam mbështetur për muri dhe lehtë bie në tokë. Kur pushuan të shtënat, shikova rreth vetes dhe e pashë kokën e vëllait tim se si kishte rënë mbi këmbët e mia", kujton Saranda dhe pushon të flasë., Është tepër e rëndë.
Pas të shtënave, pasoi qetësia. Jehona, atëherë, çupë 11 vjeçe, nuk i kujtohet ngjarja para pushkatimit, vetëm pastaj. "Ndjeva një lloj ngrohtësie nga ana e majtë dhe e kuptova se jam plagosur. E pashë vëllain i cili më tha: 'E sheh ç'na bënë'. E pasatj erdhi një grup tjetër ushtarësh dhe ne pushuam të marrim frymë, që të mos na zbulojnë se jemi gjallë", rrëfen Jehona.
Grupi tjetër i ushtarëve i dërgon të pesë fëmijët e mbijetuar në spitalin e Prishtinës. Mbijetuan Saranda, Jehona, Liria, Fatosi dhe Genci. Në masakrën e Podujevës pësuan shtatë gra nga 21 deri më 69 vjeç moshe, dhe shtatë fëmijë nga dy deri 14 vjeç. Saranda dhe Jehona humbën nënën, vëllezërit dhe motrat. Vetë morën plagë të rënda dhe vrragë të përjetshme, secila prej tyre të paktën tri herë është bërë operacion. Saranda pothuajse nuk mund ta përdorë dorën e djathtë.
Për krime të luftës mbi civilët në Podujevë Sasha Cvjetan si pjesëtar i njësitit "Skorpionët" është dënuar me 20 vjet burgim.
Pas të gjithave që kanë përjetuar, pesë të nbijetuarit kanë kryer shkolla në Agli, ku janë vendosur përgjithmonë.
"Çdo gjë që punoj, gjithë ato që krijoj ka lidhje me tragjedinë dhe masakrën. Në projektin tim të fundit, shfrytëzoj forografitë e mbetura të familjes sime të humbur", thotë Jehona.
* * * * * *
Ky reportazh është botuar në njërën prej të përditshmeve të Beogradit. Anëtarët e mbijetuar të famljes Bogujevci kërkojnë nga shteti i Serbisë kompensim për dhembjen e pësuar. Në kërkesën e padisë kërkohet kompensimi prej 3,5 milion dinarësh (1 euro = 102 dinarë) për çdo fëmijë, plus 40 mijë dinarë kompensim mujor. Procedurën në emër të të dëmtuarve po e zhvillon Fondi për të Drejtën Humanitare. Ndërkohë gjykatësi ka ndryshuar dhe ka kërkuar që vajzat sërish të dëgjohen, edhe pse nga Mançesteri, nëpërmes Podujevës deri në Beograd kanë kaluar me mijëra kilometra, në Beograd i pret shtyrja e procesit. "Nuk ka rëndësi kompensimi. Me rëndësi është drejtësia dhe me rëndësi është për ne që të gjithë ta dinë se çfarë masakre ka ndodhur", thotë Saranda.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...