Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/15

"Ditar nga ferri i Brindisit"

Eksodi i madh i shqiptarëve i 6 marsit 1991 është subjekti i librit "Ditar nga ferri i Brindisit", shkruar nga Giuseppe Marphionna, aktualisht drejtor i shoqatës së Konfederatës të Tregtarëve në Brindisi, qytet në jug të Italisë.

Ky libër mishërohet nga tregimi i ditëve të eksodit të madh shqiptar dhe fatit mesdhtar të qytetit. Në atë kohë autori i ri në moshë, ishte kryebashkiak i qytetit të Brindisit, transmetojne mediat shqiptare.

Subjekti i librit tregon se si papritmas autori u gjend përballë një valë njerëzish plot dhimbje, të lënduar dhe të uritur që kërkonin më parë bukë se liri.

Përmes veprës së tij, Giuseppe Marphionna është përpjekur ta vendos eksodin e madh të shqiptarëve në kujtimet e shënimet e tij, por mbi të gjitha edhe të risjellë raportimet e shtypit që në ato ditë emrat e gazetarisë më prestigjioze italiane i dedikuan Brindisit dhe qytetarëve të tij.

Qyteti i Brindisit u nderua 1991 me çmim nga organizatat kryesore humanitare si UNICEF-i dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
|

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...