Teksti Ramiz Dërmaku, Fotografitë Xhevat Muqaku
Shoqata " Rinia " në Singen, shembull se si duhet të punohet për çështjen kombëtare.
Të jetosh në mërgim, e të mos shkruash për jetën, hallet, sfidat, sakrificat, problemet, mallin, por edhe për sukseset dhe kontributin e mërgimtarëve tanë ndaj çështjes kombëtare e Atdheut, do të bësh një gabim të madh. Në anën tjetër, do të gjendesh në një pozitë të vështirë emocionale e shpirtërore, sepse shtrohet pyetja .., ku do t'ia fillosh ?, çka do të shkruash ? , me cilin do të bisedosh, kur dihet se pjesa dërmuese e mërgimtarëve tanë, nuk kursyen asgjë për të ndihmuar materialisht, internacionalizimin dhe çlirimin e Kosovës. Të shkruash për jetën e rëndë të mërgimtarëve, vështirësitë, me plotë mall e nastalogji ndaj familjes e Atdheut.
Këta rreshta që po i shkruaj, në këto momente të vështira nga mërgimi, më së miri do t'i kuptojnë, vetëm ata që e provuan apo jetuan në mërgim. Perëndimi, një ëndërr e shumë shqiptarëve ( sidomos e të rinjve) duket kështu: Gjermania, Zvicra, Austria..., etj, janë shtete me një ekonomi të zhvilluar e moderne, me një industri të kompjuterizuar, me banesa dhe kushte luksoze, rrugë të asfaltuara, vende të shumta pune, me kushte të mira për argëtimin e të rinjve, me një rini të lazdruar, me vetura të majme, ku një pjesë e madhe e tyre, me xhepat plot (euro), vizitojnë lokale të shumta nate, etj, etj, këto tregojnë qartë për kushtet ne të cilat rritën dhe jetojnë rinia e këtij Perëndimi.
Por, në mesin e tërë asaj që shënuan më lartë, në këto shtete jetojnë e veprojnë shumë mërgimtarë tanë, të ndjekur nga vendlindja e tyre, nga dhuna, presioni, burgosjet, dhe gjendja e vështirë materiale e politike që ushtronte regjimi kriminel serb ndaj popullit shqiptar. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe asaj politike, shumë shqiptarë u detyruan të emigrojnë në shtetet e shtrigës Evropë e më gjerë.
Hasan Hajdari i larguar nga Kosova në moshën 19 vjeçare
Gjatë viteve të 70-dhjeta deri 74-ta, nga Kosova (por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi) u larguan (sipas një marrëveshje të shtetit -Jugosllav dhe Gjermanisë) një numër i madhë i shqiptarëve, për ta siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe bashkëbiseduesi ynë z. Hasan Hajdari, nga fshati Jezercë, komuna Ferizaj.
Xha Hasani, rrjedh prej një familje të mesme fshatare, e djegur për lirinë dhe çështjen kombëtare. Posa ai e kuptoi qëllimin e bisedës sonë, ndali bisedën .., mori frymë thellë e ofshau .., e nga rrudhat e tij në fytyrë, i rridhnin djersët.
I nderuari xha. Hasan, na tregoni se çka ju shtyri të largoheni nga Kosova, dhe si i përjetuat ato momente të ndarjes nga gjiri familjar ?
H.Hajdari: Po, shoku gazetarë. Mua, të marrë rrugën e kyrbetit, më shtyri skamja dhe varfërija. Në moshën 19 vjeçare, (në kohën kur brisk nuk i kisha ra fytyrës), me lotë në sy jam ndarë nga familja, fshati dhe Kosova. Më kujtohet si sot, para se të përshëndetesha me familjen, nëna ime nuk qiti pikë loti..., por kur unë i thashë: Nënë.., mu dridhën buzët e njoma, dhe më humbi zëri.Ajo s'mundi të përmbahet dhe ia filloi vajit. E përlotur, mori forcë dhe më tha: biri im, paq shëndetin, rrugë të mbarë, mos na harro...
U ktheva nga ajo përsëri, e mora në grykë, e shtrëngova gjatë, shumë gjatë, dhe me sy të përlotur i thashë: jo nënë, kurrë nuk do të ju harroi JUVE (prindërit, familjen) dhe Kosovën. Posa arrita në Gjermani, pikërisht në qytetin Konstancë, me seriozitetin më të madh iu përkushtova punës, sepse e dija gjendjen materiale të familjes sime. Ne në Kosovë kishim të kryer nga një Kurs të muratorit dhe posedonim diploma, por realiteti ishte se ne nuk e njihnim punën e cila na ishte besuar- pra punën e muratorit. Në fillim, ne nuk e njihnim gjuhën gjermane. Ne për ta realizuar obligimin dhe premtimin që u kishim dhënë familjeve, dhe për ta kryer obligimin moral e kombëtarë ndaj Atdheut, kurrë nuk u ndamë nga puna dhe ndihmat që kërkonte Atdheu-Kosova. Ne u bëmë Rob, ose thënë shkurt skllav pune. Gjatë tërë javës ne punonim me përkushtim dhe seriozitet të madh, ndërsa dy ditët e fundit të javës i kalonim njëri pranë tjetrit duke shkëmbyer mendime e shuar mallin ndaj atdheut.
Ardhja e disa intlektualëve në Diasporë, ndikoi që ne të organizohemi dhe të bashkohemi, rrethë njëri tjetërit. Ata intelektual, i vunë bazat e një organizimi të mirëfilltë kombëtarë. Në mesin e tyre do të ceku vëllezërit: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Emil Kastrioti-Emin Fazlia, dhe shumë të tjerë në Gjermani, ndërsa në Zvicër, Kadri Zeka, etj.
Këta atdhetarë të denjë të çështjes kombëtare, ngadalë por të sigurt, ndikuan përmes; kontakteve me të huajt, shkrimeve, protestave e demonstratave, i tundën qendrat e qyteteve më të mëdha : Bonnit, Frankfurtit, Shtuttgartit, Mynhenit, etj dhe arritën ta vetëdijësojnë e unisojnë mërgatën tonë, dhe të internacionalizojnë çështjen e Kosovës. Unë isha jo vetëm i një mendje dhe shpirti të tyre, por edhe shërbëtor i veprimtarisë për atëdheun.
Në vitet e 90 -eta, kur intelektualët shqiptarë, filloi t'i largoi nga puna, regjimi serbo-sllavo komunist, ata për t'i shpëtuar dhunës, rrahjeve, burgosjeve dhe dënimeve drakonike, u detyruan të largohen nga Kosova. Por, me vete kishin marrë zjarrin dhe dashurinë ndaj atdheut. Ishte, zjarri që nuk të lente të qetë, të shtynte që me seriozitet t'i përkushtoheshim çështjes së Kosovës. Të tillë ishin Dëshmorët e kombit, i tillë ishte edhe strategu i artit luftarak, heroi i kombit AGIM ÇELAJ. Unë si autor i këtyre rreshtave kërkoi, që atdhetarit dhe dëshmorit të kombit z. AGIM ÇELAJ, ti ngritet një lapidarë diku në qytetet e Kosovës, pse jo edhe në Pejë, sikur edhe Sali ÇEKU, Agim RAMADANI, e shumë të tjerë.
Ju deri më tani, kurrë nuk jeni ndarë nga aktivitetet kombëtare, kulturore, arsimore, sportive, etj, ku e gjeni këtë forcë .., këtë energji ?
H.Hajdari” Po, që nga çlirimi i Kosovës, unë me të gjitha forcat e mia morale, fizike, kohore dhe materiale ju kamë përkushtuar aktiviteteve kombëtare. Katër vite me radhë, isha kryetar i Klubit "Kosova" në Singen, ndërsa tani jam kryetarë i Shoqatës për kulturë dhe integrim " Rinia " po ashtu me seli në Singen. Të ju them të drejtën, kur mendoi se sa shumë të rinjë flijuan edhe jetën për çlirimin e Kosovës, e sa të tjerë mbetën me plagë dhe të pa aftë për jetë, sikur gjejë, forcë dhe energji që të bëjë diçka për Atdheun. Të flasë për rezultatet dhe sukseset e Klubit Kulturor "Kosova", nga Singeni, në kohën kur unë isha kryetar, na duhet kohë e gjatë, mirëpo unë do i ceku vetëm disa prej tyre. Në festivalet e Diasporës, të mbajtura në Berlin të Gjermanisë, ku merrnin pjesë shumë shoqata kulturore artistike shqiptare nga shumë shtete Europiane, grupi i vallëzimit "Kosova" nga Singeni, i drejtuar nga koreografi z. Rrustem Selca, fitoi njëherë vendin e parë, dhe njëherë tjetër vendin e dytë. Pastaj, në Festivalin e Kaçanikut, përfaqësuam Diasporën, ishim ndër më të mirët. Lokalet e klubit- shoqatës, ishin të mbushura me kupa, diploma, mirënjohje, falënderime, nga institucione të ndryshme gjermane dhe subjekte shqiptare.
Edhe shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia ", është mjaft e suksesshme duke ju falënderuar, punës në vazhdimësi dhe së bashku të kryesisë, anëtarësisë, grupeve të vallëzimit dhe atij futbollistik, të përcjella në çdo hap nga familjet tona. Kryesinë e kësaj shoqate e përbëjnë prindërit, të rejat, të rinjtë si dhe koreografi i grupit të vallëzimit.
Aktualisht kjo shoqatë numëron 40 anëtar të rregullt, të cilët flasin me një zë.
Disa prej aktiviteteve:
- pjesëmarrja në festivalin kombëtar " Sofra Dardane" në qytetin Bajram Curri,
- organizimi i Kongresit të 8- të, te gruas intelektuale mbarë kombëtare
- organizimi i mbrëmjes së bamirësisë për Shkodren,
- prezantimet në festat e qyteteve, festat kombëtare, dasma shqiptare,
- takimi me shkrimtarin e madh z. Ismail Kadare,
- pjesëmarrja në turnire të futbollit, të organizuara nga shoqatat shqiptarë dhe gjermane,
- prezantimi i kuzhinës kosovare në Sofren e Singenit,
- bashkëpunimi i suksesëshem me përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Stuttgart,
- bashkëpunimi me shoqatat si motra te bashkatedhetareve tanë në Gjermani dhe Zvicer ,etj.
Në manifestimet, kremtet, përvjetoret, promovime librash, pastaj në shumë manifestime gjermane, dmth; me mjaftë sukses e kemi prezentuarë kulturën, traditën dhe veshjen tonë.
I nderuari xha. Hasan, kujt do t'i falënderoheshe për këto suksese ?
H.Hajadari: Po më vjen shumë vështirë të cekë emrat, ( mirëpo me siguri se për shkak të hapësirës dhe numrit të madh të atyre që në mënyra të ndryshme e kanë ndihmuar shoqatën) do i cekë disa nga ta: së pari zotërinjtë; Marash Gojani- nënkryetarë, Xhevat dhe Jakup Muqaku, Gani Ymeri, Nezir Sadikaj, Sebahat Salihu, Veli Kabashi, Rrustem Selca- korograf- mjeshtër i baletit , fëmijët, prindërit e fëmijëve , rrobaqepësin Besim Lokaj, dhe shumë e shumë të tjerë.
Me disa të dhëna për z. Hasan Hajdari dhe fotografi që flasin për disa prej aktiviteteve të shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia nga Singeni,e cila me emrin e ri funksionon që nga muaji tetorë i vitit 2008, për të cilat shkruajtëm më lart, kontribuoi edhe z. Xhevat Muqaku.
"Me më të pjekurit në ballë, z. Hasan Hajdari-kryetar shoqata " Rinia " e kishte që në fillim rrugën e trasuar. Ishte dhe mbeti Fanar, mirë i njohurë për veprimtarinë kombëtare. Krenohemi me rrënjet dhe brumin tonë shqiptar, nuk e duam anonimitetin. Për një kohë të shkurtër, kjo shoqatë ka bërë shumë, por ne së bashku mendojmë, sikur se edhe më të pjekurit tanë ,baca Hasan dha baca Marash; se ky është vetëm fillimi, pasi që në të ardhmen na pret aktivitet edhe më i ngjeshur, dëshirojmë që nipat dhe mbesat tona të frymojnë, vallëzojnë dhe këndojnë shqip. Duke e zhvilluar kulturën tonë, prezantojmë vetveten, vendlindjen, jemi afër trojeve kombëtare me Rininë dhe familjet tona"
Po kush ua hjekë shpenzimet e rrugës, apo të ushqimit, etj etj.. ?
Xha Hasanit për pak çaste sikur i buzëqeshë fytyra dhe shto;i..., po kush tjetër posë anëtarësisë së shoqatës dhe vullnetarëve të shumtë.
Në fund,ne i themi me plotë gojën dhe fjalën, të lumtë ty o burrë ,( të lumtë o plaku i maleve, o Hasan Hajdari, jetë të gjatë e të lumturë Ty), dhe të gjithë atyre që në forma të ndryshme e ndihmojnë pjekjen dhe kultivimin e kulturës kombëtare, sikurse shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia" nga Singeni.
No comments:
Post a Comment