2011-03-13

nag Flori Bruqi:Te shoh me qarte kur ti je larg...






Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet per origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart eshte shkruar nga Hatibi per grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar. Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit. Ketu do gjeni disa poezi me tone moderne te ketij poeti te ri shqiptar .
Pasqyra e Lendes, Ervin Hatibi

“Pasqyra e lëndës”, një lloj nonsensi, është faqja e fundit e  librit, por kjo metaforë është një kuptim i poezisë sime, një lloj narracioni. Kjo poezi është pasqyra e  lëndës që ka kaluar në duart e mia, e lëndës që jam unë, e lëndës që më rrethon. Eshtë edhe tentativa për të dokumentuar objektet unë bashkëjetoj me këto objekte. Eshtë ai markimi im, vulosja nga dashuria ime për pop artin që e mbush poezinë me sllogane, me objekte të përdorimit të përditshëm, për të cilat deri tani poezia ka qënë pak sqimtare, pak aristokratike për t'i pranuar këto objekte. Puna është për të pranuar realitetin, për të pranuar të paktën që heroi lirik i poezisë shqiptare një njeri i adiktuar me vartësi nga teknika, nga ushqimet e ngrëna në këmbë. - Autori

Republick Albanania, Ervin Hatibi

Republick Albanania:Hatibi si publicist po aq klasik sa dhe piktura e tij, zgjedh ta trajtoje kolazhin e shkrimeve të tij si një album posterash eseistike për atdheun e tij kontempo....

ATDHEU TURIST

Kamarda ishte këtu

Pantallonat e shkurtra

Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

Plakë prej shëndeti dhe qershori

Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

=C7farë drithërash Kamarda, plot

Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

Të pisët, të shprishur gjaku

Plaka shtrëngon

Qemerin e kishës, që sapo doli

Ata shkruajnë se ishin aty

Të dy çift pleqsh

Kamarda kthehu në katund.

Aparati fotografik, aparati fotografik

Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

Kisha ku u martua Kastrioti

Ishe aty Kamarda

Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur

Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

POEZIA E HUMBJES

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT

AUTO

FLENE NE XHEPA
LETRAT E PADERGUARA
I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
ZARFAT TEK DRIDHEN
FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
TE MA SHQISIN NGA MISHI
JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
POR VETES IA DERGOVA
NE ADRESA TE LARGETA
THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
ME ARSYET E TE TJEREVE
PER PAMUNDESITE E MIA
ME FLENE NEN LEKURE
LETRA
NJE TUFE E TERE
LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.


Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une

MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.


Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...

NETE SHKURTI

Të shtëna

Nata shpohet e pikon

U mbush qyteti me ujë prej macesh

Të shtëna, të shtëna

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit

Valiumi

Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta

Të shtëna të shtëna

Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda

Me këmbë të mitura ushtarësh brenda

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...