-Edhe pse Trump është treguar më “zemërlirë” ndaj Kosovës, pasojat do të jenë evidente në fushën e marrëdhënieve tregtare, prej të cilave do të goditet ekonomia e brishtë e shtetit tonë.
Kërkesa e presidentes Osmani për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së nuk përkon me barazinë tregtare me partnerët e tjerë ekonomikë!
Kundërshtimi i Qeverisë ndaj vendimit të presidentes Osmani e shpërfaqi edhe një herë mungesën e koordinimit ndërinstitucional.
Unë personalisht vendimin e Qeverisë e konsideroj vendim të drejtë si formë reciprociteti dhe barazie tregtare, ani pse ne nuk jemi në proporcion tregtar me SHBA-në.
Kosova nuk duhet t’i heqë tarifat për produktet amerikane pa marrë ndonjë përfitim të drejtpërdrejtë në këmbim; në të kundërtën, rrezikon të japë më shumë sesa merr në këtë marrëdhënie tregtare me shtetin më të fuqishëm ekonomik në botë.
Presidentja Vjosa Osmani më tepër po e shfrytëzon çështjen e tarifave për përfitime politike sesa që është e interesuar për forcimin e lidhjeve ekonomike me SHBA-në.
Shihet ashiqare se presidentja Osmani, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të 9 shkurtit, po mundohet të paraqitet si autoritare dhe me ndikim në skenën politike kosovare.
Caktimi i datës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës pa konsultim paraprak me liderët e partive politike dhe pa koordinim me kryeministrin në detyrë dhe ish-kryeparlamentarin e tregon qartë egon e saj për t’u dukur si politikane që i merr vendimet në këtë vend, ani pse deri më tani ishte e strukur në lëvozhgën presidenciale, duke mos pasur guximin ta kundërshtojë asnjë vendim të Qeverisë!
Edhe pse jo në mënyrë të hapur, në prapaskenë është duke koketuar me partitë opozitare në kalkulim të votës për mandatin e dytë presidencial.
Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë për çështjen e tarifave në fokus e ka qëllimin e saj elektoral, e jo çfarë do të përfitojë apo pësojë Kosova nga tarifat minimale të SHBA-së.
Mënyra e komunikimit të Presidencës me Qeverinë fillimisht në publik, e jo përmes rrugëve zyrtare, e dëshmon qëllimin e saj përfitues dhe jo në funksion të shtetit të Kosovës!
Dërgimi i kërkesës së presidentes Osmani në Qeveri jashtë orarit të punës dhe pas publikimit të së njëjtës në rrjetin social “X” e dëshmon edhe një herë në praktikë çarjen e madhe që e ka prej vitesh me kryeministrin Kurti, por tashmë e trimëruar nga mbështetja opozitare, e nxori në shesh fytyrën e vërtetë dhe egon e shfrenuar për mandatin e dytë presidencial!
Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/04/06
Kosova nuk duhet t’i heqë tarifat për produktet amerikane
Shkruan Florim Zeqa
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel
Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment