2025/04/06

NDËRROJË JETË KIRUGU I PËRGJITHSHEM DHE PLASTIK ASISTENT DR.ADNAN SHABANI (1946-2025)

 

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, mjeku i shquar dhe humanisti i madh, Dr. Adnan Shabani. 

Vdes themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, Adnan Shabani - Klan Kosova
Dr. Shabani ishte pionier i kirurgjisë plastike në vendin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen profesionale të kësaj fushe në Kosovë. Me profesionalizëm të lartë, përkushtim të palodhur dhe zemër të madhe, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë dhe në shëndetin e mijëra pacientëve. Varimi i te ndjerit behet nesër me daten 07.04.2025 e hene ne vendelindjen e tij ne Shkup.  Mjek, kirurg i përgjithshëm, kirurg plastik-rekonstruktiv, asistent i kirurgjisë. 

Lindi më 15 qershor 1944 në Shkup, prej nënës Mahije dhe babait Shaban. 

 I martuar, baba i tre fëmijëve, jeton në Prishtinë. Shkollën fillore, tetëvjeçare “Liria”, e kreu në Shkup gjatë vitit 1950-1958 me sukses të shkëlqyeshëm. 

 Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Cvetan Dimov” në Shkup, gjatë viteve 1958-1962. 

Në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup u regjistrua në vitin 1962, për shkak të suksesit të shkëlqyeshëm në shkollën e mesme, është liruar nga provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë. 

Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 1967 me notë mesatare 9,00. 

 Në atë kohë ishte një prej mjekëve më të rinj në trevat e ish-Jugosllavisë, 23 vjeç. 

Provimin specialistik nga kirurgjia e përgjithshme e ka kryer me 5 qershor 1973, në Shkup. 

 Nga 1 nëntori 1971 deri më 6 qershor 1972, i ka kryer studimet pasdiplomike në shkollën popullore ”Andreja Stanpar”, në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb.

Më 5 gusht 1976 e ka dhënë provimin e specializimit nga kirurgjia plastike dhe rekonstruktive, në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. 

 Punësimi: Prej 1 maj 1968 deri 15 qershor 2003 - ka qenë kryeshef në repartin e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive në Prishtinë. 

Viti 2003-2009 - kryeshef i shërbimit ambulator në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë. 

Më 2 qershor 1978 është zgjedhur asistent i lëndës së kirurgjisë së përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. 

 Prej 2003-2009 i punësuar në spitalin “Bahceci” të Turqisë në Prishtinë. 

Në vitin 2019 i punësuar në “Klinikën Amerikane”, në Prishtinë, si specialist nga kirurgjia plastike. 

 Është autor dhe bashkautor i mbi 20 punimeve shkencore. 

Gjate jetës ka marrë shumë mirënjohje, prej të cilave veçojmë: 

Mirënjohje si kryetar nderi në “Simpoziumin e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike Kosovare, me pjesëmarrje ndërkombëtare në Prishtinë”. 

Mirënjohje për mentor të punimeve shkencore në disa kongrese të studentëve të mjekësisë në ish-Jugosllavi. 

Mirënjohje nga Klinika e Kirurgjisë për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, ndërkolegjiale, ruajtjen e dinjitetit të mjekut, ruajtjen e autoritetit të institucionit, dhënien e këshillave me vlerë, të cilat do të shërbejnë edhe për të ardhmen. 

Mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në themelimin e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive. 

 Dekoratë nderi i mjekut “Ali Sokoli”, për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë. 

Asistent dr. Adnan Shabani është pensionuar dhe jeton në Prishtinë.Sot më 06.04.2025 ndrroj jetë dr. Adnani.
Pusho në paqe, doktor Adnan Shabani.

Dr. Adnan Shabani was born on June 15, 1944 in Skopje. He completed the eight-year primary school “Liria” in Skopje. He also completed high school at the “Cvetan Dimov” gymnasium in Skopje. He enrolled in the Faculty of Medicine in 1962. Due to his excellent success in high school, he was exempted from the entrance exam to the Faculty of Medicine. He graduated in 1967. At that time, he was one of the youngest doctors in the former Yugoslavia. From November 1, 1971 to June 6, 1972, he completed postgraduate studies at the “Andreja Stanpar” Folk High School, at the Faculty of Medicine in Zagreb. He completed the specialist exam in General Surgery in Skopje. On August 5, 1976, he completed the specialization exam in Plastic and Reconstructive Surgery at the Faculty of Medicine in Belgrade.

On May 1, 1978, he founded the Plastic and Reconstructive Surgery Department in Pristina and from that time until June 15, 2003, he was the Chief of the Plastic and Reconstructive Surgery Department in Pristina. In 1978, he was elected Assistant of the General Surgery Department at the Faculty of Medicine in Pristina. From 2003 to 2009, Dr. Adnan Shabani was the Chief of the Outpatient Service at the Surgery Clinic in Pristina. He retired in 2009. From 2003-2009, he was employed at the “Bahceci” Hospital in Turkey in Pristina.

In 2019, he was employed at the American Clinic in Pristina, as a Plastic Surgery specialist.

He is the author and co-author of over 20 scientific papers. During his life, he has received many recognitions such as: Recognition as Honorary Chairman at the “Kosovo Plastic, Reconstructive and Aesthetic Surgery Symposium, with international participation in Prishtina”, Recognition for “Mentor of Scientific Papers at several Congresses of Medical Students in the former Yugoslavia”, Recognition from the Surgery Clinic for “Contribution given to maintaining and cultivating interpersonal, inter-collegial relationships, maintaining the dignity of the doctor, maintaining the authority of the institution, providing valuable advice, which will also serve for the future”, as well as Recognition for the work and contribution given in the establishment of the Plastic and Reconstructive Surgery Clinic. 


Flori Bruqi 

No comments:

Post a Comment

Historia e trishtë e Malësisë së Madhe nën okupimit osman , jugosllavë dhe tash me malazezë

Flori Bruqi, me grup autoresh.  – Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Ber...