Naim Salih Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me publicistikë. Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Që nga viti 2002, pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, tash jeton dhe vepron në Kosovë.
Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:
Shtreza në fjalë, 1985
Nyja e Gordit, 1992
Albanoi, 1992
Pse ashtu Pandorë, 1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen, 1999
Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme, 2003
Vrasja e deputetit-monografi, 2003
Beteja e Koshares…,publicistikë, 2008
Pikëpamje dhe reagime,publicistikë, 2008
Në një jetë pas Krishtit, 2010
Esenca, 2010
Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010
Është vetëm kujtesë, 2012
Antologjia e dhembjes poetike, 2012