Prof.dr.Eshref Ymeri
Në numrin e datës 21 qershor të gazetës së nderuar internetike “Tribuna shqiptare”, unë kisha botuar një shënim të shkurtër me titull “Kanë shumë të drejtë z. Moisiu dhe znj Kati, por…”, në të cilin reagoja ndaj shqetësimit të këtyre dy intelektualëve për faktin që në disa kisha shqiptare shërbesat bëhen në greqisht. Shtysën për një shënim të tillë, ç’është e vërteta, e mora nga reagimi i znj. Kozara Kati, të cilën e kujtoj me shumë respekt që nga koha kur ajo ishte studente në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Ndaj shënimit tim ka reaguar zoti Pirro Prifti, një servil i Janullatosit ky, i argasur deri në regjje shembullore. Në reagimin e vet ai më këshillon të mos merrem me KOASH-in, pra, të mos përzihem me problemet që ka ortodoksia shqiptare. Por unë, si shqiptar me vetëdije kombëtare, nuk mund të heshtja dhe nuk mund të heshtë kurrë për problemet, të cilave servili janullatist Pirro Prifti u trembet si djalli vetëtimës.
Sipas argatit janullatist Pirro Prifti, unë duhet të heshtë ndaj deklaratës së historianit grek Nikolas Stavros, sipas të cilit “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja me e madhe e Greqisë në shek. XX”.
Sipas shërbëtorit janullatist Pirro Prifti, unë duhej të heshtja kur Janullatosi, që nga Moska, bëri kauzë me kriminelin Millosheviç kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Sipas stallierit janullatist Pirro Prifti, unë duhej të heshtja kur armiku i kombit shqiptar Janullatos ka deklaruar në gazetën “Katemirini”:
“Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
Sipas njeriut pa vetëdije kombëtare Pirro Prifti, unë duhej të heshtja ndaj shpifjes së fëlliqur të Janullatosit, i cili, para gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar:
“Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë, sensibilizoni se këtu duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë”.
Sipas Pirro Priftit, të këtij njeriu pa shtyllë kurrizore, të cilën Janullatosi ia ka shndërruar në pikëpyetje, unë duhej të heshtja kur agai i tij Janullatos sulmonte emigrantët shqiptarë dhe bënte kauzë të përbashkët me partinë nazifashiste “Agimi i Artë” po kundër emigrantëve shqiptarë dhe kundër Aleancës Kuq e Zi.
Sipas sahanlëpirësit të Janullatosit Pirro Prifti, unë duhej të heshtja për shqetësimin e dy intelektualëve shqiptarë, z. Alfred Moisiu dhe znj. Kozara Kati, për kryerjen e shërbesave në greqisht në disa kisha shqiptare.
Servilizmi i kulluar i Pirro Priftit para Janullatosit të bën të dyshosh se ai e ka gëlltitur keq çorbën janullatiste, e cila i ka hyrë thellë në çdo pore të trupit dhe në çdo qelizë të gjakut të tij dhe prandaj është i detyruar të vjellë kohë pas kohe.
Pranë reagimit të tij të dyfishtë kundër shënimit tim, Pirro Pifti ka vendosur edhe dy portrete të Fan Nolit, çka vërteton se qenka edhe një hipokrit me paha të madhe. Nga njëra anë, merr në mbrojtje Janullatosin, si servil i pështirë i tij, kurse, nga ana tjetër, para lexuesve kërkon të hiqet si fanolist. Hipokritët e kallëpit të Pirro Priftit, i ka demaskuar Leonardo da Vinçi (1452-1519) këtu e ca shekuj më parë:
“Mes budallenjve ekziston njëfarë sekti ku përfshihen njerëzit hipokritë, të cilët ushtrohen papushim për të mashtruar veten dhe të tjerët, por, në të vërtetë, ata mashtrojnë më shumë vetveten sesa të tjerët”.
Njeriu me servilizëm të lindur në qenien e vet Pirro Prifti, i vënë kryekëput në shërbim të Janullatosit, kërkon që unë të mos merrem me problemet e ortodoksisë shqiptare. Por është halli se, tradicionalisht, ortodoksia shqiptare ka qenë e lidhur ngushtë me vetëdijen tonë kombëtare dhe me mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare nga kisha shoviniste greke. Prandaj jo më kot kisha shoviniste greke, si pararoja e shovinizmit grekokaragjoz, na ka masakruar personalitete të shquara të kombit shqiptar nga radhët e ortodoksisë shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj. Pikërisht kjo është arsyeja që Noli i madh e vlerësonte ortodoksinë shqiptare si një pasuri shpirtërore të mbarë kombit shqiptar. Prandaj edhe unë nuk mund të heshtë për çështjet e ortodoksisë shqiptare, e cila ka më shumë se njëzet vjet që ka rënë në duart e kishës shoviniste greke, të përfaqësuar prej Janullatosit dhe shpurës së tij servile dhe pa identitet kombëtar, mes së cilës vazhdon të vegjetojë edhe servili shembullor Pirro Prifti. Pirro Prifti le të vazhdojë të shpalosë servilizmin e tij para Janullatosit, kurse unë do të vazhdoj ta demaskoj pa mëshirë si sahanlëpirësin e tij të pakundshoq. Aq më tepër kur kam parasysh një thënie të artë të shkrimtarit të njohur rus Gavril Trojepolski (1905-1995):
“Nuk ka tipar më të pështirë sesa servilizmi”.
Sarandë, qershor 2013

No comments:
Post a Comment