2013-06-16

P E R T Y A T D H E

Qazim BERISHA

Atdhe
i bukuri atdhe
sa  ëmbël  tingëllon kjo fjalë
më ëmbël se mjalti
më e bardhë se drita
më e ngrohtë  se vet ngrohësia

Atdhe,
i shtrenjti atdhe
 je rreze
je drite
je lule
që nuk do të vyshkesh
 përjetë.

O atdheu I dlirë,
ti Je ujëvare
që nuk  shterron
ti je djepi qe bashkon.
Atdhe,
imi atdhe,
për Ty
 mbiu lulegjaku
 kur pranvera
nuk kishte bulim
për ty
 lumi ndali rrjedhen
për nderim .

Atdhe,
ti më je
drita e syve te ballit
Je kënga
Je jeta
Je frymarrja jonë
deri ne amëshim.

Atdhe,
i ndrituri atdhe
me ty dhembjet e përballuam
me ty plagët I shëruam
për ty gjaku rrodhi gjatë
I kuq i sertë i zjarrtë

Atdhe
rrap I vjeter
ndër shekuj
ti je sherues
i dhembjeve tona
aty ku nisnen tundimet
aty ku pushojne dhembjet.

Atdhe,
bardhësia jonë
ti je
formulë e pa ndryshuar
e shkruar me  gjak e djersë
se atdheu duhet me zemër
e  mbrohet me gjakun e trupit.

Atdhe,
djep I lindjeve te bardha
ti linde trima me fletë
trima qe ua kallen datën armikut
armiqëve qe erdhen  për  të na  zhdukur
 ata që deshen ta bejnë Kosovën
tokë të djegur.



Trim mbi trima Adem Jashari
i betuar në  tokën mëmë
se kjo tokë do të jetë e lirë
derisa të ketë shqiptarë mbi dhe.

Për ty atdhe
sot  jehon kënga
ajo kengë e krenarisë
me ty lidhen shumë kujtime
dje i shkelur e sot i lirë.


Në ty atdhe
mbiu luleliria
luleja e  bukur me kurorë
për Ty  thuren vargje të lira
që kjo tokë të ketë dritë e  diell.

P o kush  ishte trimi i maleve
që ngjeshi armën tregoi  trimëri
po ky është Adem  Jashari
që i solli Atdheut liri.



Përkrah tij Zahir Pajaziti
trim I rrallë i shqiptarisë
ua zuri pritën barbarëve
këtu u tha është Shqipëri.

Po kush ishte vallë Fehmiu e Xheva
dy simbole të lirisë
e lanë Zvicren ia mësynë Kosovës
per t’i dalur zot atdheut.

Nuk  rri heshtur Agim Ramadani
njeri I pushkës dhe I pendës
me Salih Cekun po bëjnë plane
gurin e ndarjës për ta shkelur.


 Atdhe
 i bukuri atdhe
po në këte shkollë
vallë kush ishte
 që u bë kala  qëndrese
la ditarin ngjeshi armën
për t’i mbrojtur nxënësit e tij
vet ai ishte profesor  Selimi
e përkujtojmë me krenari.

Atdhe,
i bukuri atdhe,
njëqind vjet pritje e pritje
njëqind vjet rrapëllim prangash
njëqind  vjet vaj e lot
për  lirinë që e kemi sot..

Të falem ty
o atdhe I stërgjyshve të mi
dje  në errësire e sot liri
falë gjakut të dëshmorëve
për jetë e mot
 u qoftë LAVDI!




Qazim Berisha
Qazim Berisha u lind më 1953 në Drenofc të Prishtinës.Filloren e kreu në vendlindje,normalen në Prishtinë dhe Mitrovicë,ndërsa Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë.

Me shkrime filloi të merret heret që në bangat e fillores.Filloi si publicist,duke bashkëpunuar me gazetat dhe revistat më të njohura,në Kosovë,Shqipëri dhe diasporë.

-Botoi ”Lot Gjaku”-për 105 deshmorët e martirët e Kosovës-1981-1991.

-Autor i fejtonit të gjatë për ushtarët e vrarë në Armatën Jugosllave (1981-1991), botuar në –”Fjala jonë” dhe ”Gazeta shqiptare”.
.
Veprat letrare: 

-Lot Gjaku,poezi 1995
-Në zemren time banon dhembja,poezi 2005
-Nënëlokja-monografi 2011
-Gjakim,poezi,2011

Në dorëshkrim ka: “Kronikë pas lufte”

“Aforizma nga përditshmëria jonë”


Aktualisht punon profesor i Gjuhes dhe letersisë shqiptare.







I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...