2013-06-16

Histori adoleshentësh

description
Ndryshe nga 'Spring Breakers' që të mbushë me entuziazëm para se të shfaqë pjesën e fundit të hierarkisë shoqërore, të ndejave të ulëta që bëjnë të rinjtë në disa vende të botës, 'The Bling Ring' është i errët, me një thjeshtësi befasuese në komunikim dhe në transmetim të mesazhit të tij. Sapo të tejkaloni atë murin e rezistencës, dmth rreth 20 minuta pas fillimit të filmit, ju do të kuptoni gjithçka, do të mësoni se vërtetë ia vlen të shihet pjesa tjetër e tij, për shkak se ndodh një transformim total. Tregimi i Sofia Kopolës për banditët e shkollës së mesme, që bazohet në një ngjarje të vërtetë, është në fakt një film mjaft i errët dhe dëshpërues. Është një film unik dhe sfidues.

Transformimi i të pasionuarve pas yjeve

Historia fillon me një histori të ngjashme si 'Metropolitan'-i i Uit Stillmanit. Marku (Israel Broussard) është një student i jashtëm i transferuar në Indiana Hills, një magnet i vërtetë për fëmijët e pasur delikuentë të zonës së Los Anxhelosit. Ai shumë shpejt dashurohet me Rebekën (Katie Chang), një përdoruese e drogës, që pëlqen të kontrollojë dyert e veturave për të parë nëse janë të hapura. Ato që kanë brenda ndonjë gjë të çmuar, e dërgojnë atë drejtë vjedhjes. Në ekipin unik të Rebekës bën pjesë Kloi, një vajzë e bandës, e cila ka një zë të vrazhdë që e bën të tingëllojë si të ishte 20 vjet më e vjetër, Niki (Emma Watson), një vajzë e shkolluar në shtëpi, e paralizuar nga statusi shoqëror dhe motra e saj e adoptuar Sem (Taissa Farmiga). Kur grupi takohet, ata janë më pak të interesuar në argëtim e më shumë janë të interesuar të krijojnë një perceptim se janë duke u argëtuar.

Në ndjekje të yjeve

Ata kujdesen të bëjnë fotografi nëpër lokale të ndryshme dhe t'i postojnë ato në 'Facebook', për t'i bërë të tjerët të mendojnë se janë duke u kënaqur. Ata janë të obsesionuar me yjet hollivudiane aq shumë, sa ata dinë edhe detajet më të vogla për ta, duke përfshirë adresat e shtëpive. Një ditë ata e kuptojnë se shumica e yjeve do të jenë larg, në udhëtime dhe duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme, kështu që ata vendosin të hyjnë në shtëpitë e tyre për të vjedhur. Shumë shpejt grupi bëhet profesional në këtë çështje duke shkuar edhe në shtëpitë e më të njohurave si Paris Hilton dhe Megan Foks. Ky film me të vërtetë ia vlen të shikohet, nëse jo për vjedhjen e shtëpive të të famshmëve, atëherë për adrenalinën që të jep gjatë skenave plot aksion.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...