Nëse Shteti as BE-ja nuk na mbrojnë nga Strategjia e kërcënimit të hapur nga Sërbia me prodhime ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit – konsumatori duhet të vetëmbrohet me BOJKOT TË PRODHIMEVE NGA SËRBIA !!!
Nëse ligjet në Kosovë veprojnë në shkallë pak më të lartë se 30 % dhe, në vend se të ecën rrugës së ngritjes së aplikueshmërisë, tani shprehë tendenca rënieje; Nëse ( disa nga ) tregtarët janë bashkuar në aleancë abuzimesh me ligjet dhe shkeljet e të drejtave dhe dinjitetit të konsumatorit; Nëse Mekanizmat e Mbikqyrjes së Tregut dhe Inspeksionet nuk janë si e sa duhet të motivuara teknikisht, materalisht as me kuadro ndaj edhe perfomansat e tyre nuk i kënaqin pritjet e konsumatorit; Nëse institucionet e Shtetit nuk e dëshmojnë përkushtimin e duhur për mbrojtjen e të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të qytetarit-konsumator taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës; Nëse BE-ja, Brukseli Zyrtar ofron e përkrahë forma të zgjedhjes së problemit me diplomaci e cila “ martirizon “ Ligjet dhe të drejtat themelore të qytetarit, pra edhe të konsumatorit atëherë rrugëdalje e vetme që na mbetet është titulli i reagimit tone: KONSUMATORI I INFORMUAR – KONSUMATOR I MBROJTUR. Fillimi i funksionimit të IBM-it, lejimi praktik i importimit të 3.5 t të mallrave për nevoja…dhe distribuimi i këtyre mallrave me pik-ap transportet pa targa, dmth. pa regjistrime që dëshmon për kontrabandë e për veprime të hapta kundërligjore dëshmon për Strategjinë Mafioze të sponzorizuar nga Shteti i Sërbisë për të destabalizuar tregun e Kosovës dhe për ta bërë edhe më të varur nga prodhimet serbe. Nuk besojmë se Sërbia do të ndalet më 10. Janar ashtu si “ janë marrë vesh ” e siq është paralajmëruar. Sërbia ka “ sponzorizuar “ kontraban-dën edhe para fillimit të IBM-it dhe veprimet me inercion i ka shprehi. Strategjia synon varfërimin dhe atakimin e shëndetit të konsumatorit; Qëllimi është që me çmime damping e me konkurrencë jolojale të përçahen bizneset duke i cilësuar si lojale ose jolojale ndaj njërit ose Shtetit tjetër. Prapa këtij “ lojaliteti “ fshihet edhe kapitali nga Sërbia ndërsa disa nga “ biznesmenët “ në Kosovë shërbejnë si kukulla të rrjetit polito-tehno-bizneso-mafioz ?! Reagimet, ankesat më të zëshme janë të bizneseve të cilat në raport me Sërbinë prezantohen si distributore e jo ashtu di duhet: Importuese. Kështu këto biznese në vazhdimësi Kosovën akoma e deklarojnë si territor të Sërbisë duke bërë shkelje të rëndë juridiko-kushtetuese – pa pasojë e pa asnjë ndëshkim prej askujt dhe me “ sponzorizimin “ e Kuvendit të Kosovës ?!
Kemi shumë arsye për të besuar se vetëm KONSUMATORI I INFORMUAR ËSHTË KONSUMATOR I MBROJTUR.
Kjo edhe për arsye se ky kufi shoshë, krijesë kosovaro-sërbe-europiane rrezikon konsumatorin në gjithë territorin e Kosovës. Produktet e parapara për furnizim të Anës Veriore po kontrabandohen në pjesët tjera të Kosovës duke dhënë dëshmi të pakontestueshme për qëllimin e vërtetë të kërkesës / Insistimin e Sërbisë për zhbërjen e kufirit, për të dobësuar Kosovën duke e infektuar edhe më shumë me krimogjeni e veprime mafioze. Kjo kontrabandë rrezikon edhe konsumatrorët e shteteve fqinjë reagimi i të cilëve pritet shumë shpejtë. Reagimi pritet edhe nga BE-ja e cila duhet të jetë e kujdesëshme nga zgjidhjet parciale të cilat mund të shkaktojnë probleme me pasoja Rajonale ?! Tregu dhe shëndeti i konsumatorit në Kosovë sot më shumë se kurrë më parë rrezikohen nga prodhimet me cilësi e përbërës të dyshimtë; Nga produktet e kontaminuar; Nga prodhimet me afat të skaduar; Nga prodhimet e falsifikuara; Nga… Ne dime për importin e grurit dhe miellit nga Sërbia me cilësi të dobët, miellit me aditive të tepruara; Importin e shumëfishit të nevojave të Kosovës të aditive të bukës; Kemi konstatuar JAFFA biskotën kancerogjene dhe PLASMA-n me përbërës që nuk janë konform deklaracionit; Dimë për lëngjet e rrezikshme për shëndetin, për rënien e cilësisë së lëngjeve jasht Sërbisë pas blerjes nga pronari nga Sërbia, dyshojmë për një prodhues të tillë në Austri; Kemi frikë nga hyrja e kontingjenteve me miser e me miell misri të kontaminuar e kancerogjen si dhe nënproduktet irmik, flips ( smoki )…; Dimë për shumë “ prodhime vendore “ që në të vërtetë janë ambalazhime të prodhimeve të cilësisë së dyshimtë nga Sërbia…; Tani është rritur kontrabanda e medikamenteve nga Sërbia të cilat edhe ashtu janë të dyshuara për të qenë PLACEBO dhe të jenë të falsifikuara e të dëmshme për shëndetin e konsumatorit / shfrytëzuesit të shërbimeve shëndetsore – pacientit; Do të rritet kotrabanda e majonezit importi abuziv i të cilit pas shumë kohë mundi qe ndërprerë; NESTLE e cila bleu CENTROPROIZVOD-in e Beogradit ( prodhimet e së cilës nuk guxon t i eksportojë në Kroaci ) tani e ka rrugën e hapur për të “ heshtur “ kontrabandën nga tregtarët e pandërgjegjëshëm e informal; Edhe kontrabanda qindramilionëshe me derivate të naftës, me efekte erozive tmerrësisht të mëdha fiskale, me ndotje tmerrësisht të lartë të mjedisit, me rrezikim tmerrësisht të lartë të shëndetit të konsumatorit –poashtu ka të bëj me strategjinë e Shtetit të Sërbisë për të na lënduar e ofenduar sa më keq, sa më rëndë, në mënyrë sa më poshtëruese…?! Në këtë strategji hyn edhe eskporti – importi i ambalazhit për prodhime të qumështit nga POLIPROPILENI i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit; Nuk do t i “ harrojmë “ as importet e falsifikuara, të farërave, të plehut artificial, të fidaneve, të pesticideve, të…;
Shteti i cili nuk e njeh Kosovën logjikisht nuk jep garanca as nuk merr përgjegjësi, as ndaj konsumatorit. Nëse ky shtet është kaq këmbëngulës, i vrazhdë, abuziv e agresiv ndaj tregut dhe ndaj konsumatorit dyshimet dalin edhe më të bazuara ndërsa obligimet e konsumatorit për vetëkujdes e vetëmbrojtje janë edhe më të qarta, edhe më imediate. Moslejimi nga Sërbia që prodhuesit / eksportuesit e saj t ju lejojnë importuesve kosovarë obligimin dhe të drejtën ligjore të deklarohen si importues por ato i detyron që në deklaracionin e prodhimit të quhen “ distributor “ i bën edhe më të qarta qëllimet e Sërbisë ndaj Kosovës, ndaj tregut të saj dhe ndaj neve si konsumatorë ?!
Pra konsumatori duhet të vetëmbrohet me BOJKOT TË PRODHIMEVE NGA SËRBIA ose të pajtohet me rreziqet dhe dëmtimet. Produktet nga Sërbia duhet të bojkotohen edhe për t ju bërë “ BLLOK “ biznesmenëve të pandërgjegjëshëm e “ jatakëve “ të dashakëqinjëve nga Sërbia si dhe t i ndihmojmë Institucioneve të Shtetit të Kosovës në përmirësimin e pozitës inferiore të imponuar nga faktori ndërkombëtar. Ftojmë Organizatat simotra nga Rajoni e nga gjithë Bota të marrin qëndrim të drejtë karshi INVAZIONIT TË PRODUKTEVE JOCILËLSORE, TË FALSIFIKUARA, TË SKADUARA…TË KONTRABANDUARA NGA SËRBIA ME TË CILAT RREZIKOHET SHËNDETI DHE JETA E KONSUMATORIT NË KOSOVË ! Me BOJKOT TË PRODHIMEVE NGA SËRBIA mbrojmë Shtetin, Kushtetutën, kufirin, tregun vendor, prodhimin vendor, e mbrojmë edhe shëndetin dhe dinjitetin tone, vehten dhe familjet tona.
nga Selatin Kaçaniku