Prof.Dr.sc.Eshref Ymeri
Në organin “Gazeta Shqiptare” të
ditës së djeshme (20 qershor), zonja Fatmira Nikolli kishte botuar një material
interesant me titull: “Kisha ortodokse:
meshat bëhen shqip, përveç zonave minoritare”. Në këtë material, zonja
Nikolli citon edhe një deklaratë të ish-Presidentit Moisiu:
“Ka
disa pakujdesi në kisha. Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën
greke, kur duhen mbajtur në gjuhën shqipe. A nuk është Bibla shqip? Unë mendoj
se për të kuptuar gjuhën e Zotit, lutjet duhen thënë në gjuhën amtare, që ta
kuptojnë të gjithë, sepse nuk di tjetri as arabisht, as rumanisht”.
Në këtë vijë arsyetimi, edhe zonja e
nderuar Kozara Kati, kur flet për kishën e Labovës, e cila nuk ka prift dhe për
meshën shkon një prift nga Gjirokastra, deklaron si më poshtë:
“Ndihem
keq kur prifti që vjen i lexon psalmet në gjuhën greke. Ajo nuk është kishë
greke, është kishë shqiptare, autoktone. Prifti që vjen është shqiptar dhe unë
ia kam thënë që duhet t’i lexojë psalmet shqip”.
Ky është një shqetësim shumë i drejtë që
shtrojnë dy intelektualë shqiptarë.
Me këtë rast, nga Gazeta Shqiptare janë kërkuar shpjegime në Kishën Ortodokse
“Autoqefale Shqiptare” dhe zëdhënësi i saj, zoti Thoma Dhima, ka dhënë këtë
sqarim:
“Liturgjia
hyjnore dhe të gjitha shërbesat në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë bëhen
në gjuhën shqipe. Përjashtim bëjnë vetëm kishat që u shërbejnë minoriteteve, ku
bëhen sipas gjuhës përkatëse amtare”.
Ish-Presidenti Moisiu dhe zonja Kozara
Kati thonë të vërtetën, kurse zoti Thoma Dhima mashtron. Për dijeninë e
lexuesve të nderuar, duhet theksuar se shërbimet fetare në kisha ortodokse jo të
zonës së minoritetit, domosdo që bëhen në greqisht se kështu është porosia e
prerë e Janullatosit, e këtij poshtëruesi të veprës së Fan Nolit dhe të mbretit
Ahmet Zogu, si dy themeluesit kryesorë të Kishës së Pavarur Ortodokse të Shqipërisë,
e cila ka më shumë se njëzet vjet që është kthyer në një filial të kishës
shoviniste greke, të kësaj armikeje të betuar të kombit shqiptar.
Ish-Presidenti Moisiu dhe zonja Kati,
gjurmët e ujkut nuk duhet t’i kërkojnë nëpër kisha të tjera, deri edhe në Labovë,
kur ujkun e ish-Ortodoksisë së Pavarur të Shqipërisë e kanë në Katedralen Ortodokse
të Tiranës dhe quhet Anastas Janullatos. Ofiqari servil i Janullatosit, me
emrin Thoma Dhima, para se të lëshojë deklarata mashtruese për opinionin
publik, le t’u shpjegojë shqiptarëve se pse Janullatosi shërbesën fetare me
rastin e Pashkëve të fundit e bëri në gjuhën greke dhe të pranishmit e dëgjuan
me përkthyes?! Po ata ortodoksë shqiptarë që ishin mbledhur atje pse nuk patën
burrërinë të protestonin kundër fjalës së Janullatosit në greqisht dhe të
kërkonin që në atë katedrale të flitet shqip? Pse ata ortodoksë shqiptarë nuk
kërkojnë largimin e Janullatosit nga kreu i kishës fanoliane, në mënyrë që në
mbarë kishat ordodokse jashtë zonës së minoritetit të shërbehet në shqipen e
Naim Frashërit, e Faik Konicës, e Fan Nolit, e Gjergj Fishtës, e Ndre Mjedës, e
Migjenit, e Nonda Bulkës, e Ismail Kadaresë, e Dritëro Agollit? Pse ata
ortodoksë shqiptarë kanë rënë në bark dhe zvarriten me servilizëm para
Janullatosit? Cila është arsyeja që vetëdija kombëtare e këtyre ortodoksve
shqiptarë paska rënë kaq poshtë dhe qenka katandisur deri në atë derexhe, saqë
“qenka e pamundur” që nga radhët e tyre, pas njëzet e dy vjetësh, të dalë një
shqiptar me dinjitet kombëtar që të kërkojë mbledhjen e Sinodit të Shenjtë dhe
vendosjen në krye të kishës fanoliane të një njeriu me gjak shqiptar dhe me
prejardhje shqiptare? Edhe sa kohë do të vazhdojë poshtërimi i kishës fanoliane
prej komisares politike të shovinizmit grekokaragjoz që quhet kishë shoviniste
greke dhe përfaqësuesit të flaktë të saj që quhet Anastas Janullatos?
Ish-Presidenti Moisiu dhe znj. Kati, si
ortodoksë shqiptarë që janë, pse nuk e ngrenë zërin me forcë dhe të kërkojnë
largimin e Janullatosit nga Shqipëria se është bërë si gjellë e thartuar në
vendin tonë? Pse druhen ta bëjnë një gjë të tillë? Nga kush kanë frikë?Vallë ta
kenë harruar ata porosinë e të madhit Fan Noli, i cili kërkonte që dhespotlerët
grekë duhet t’i pastrojmë me mashë nga vendi ynë se ata janë armiq të egër të
kombit shqiptar? Vallë ta kenë harruar ata thirrjen që një nënë
shqiptare nga Shqipëria e Jugut i drejtonte mikeshës së kombit tonë, zonjës
Edit Durham:
“Na
shpëtoni nga prifti grek!”.
Ish-Presidenti Moisiu duhej ta kishte
luajtur siç duhet rolin e vet si Kryetar i Shtetit për mbrojtjen e veprës së
Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu, duke kërkuar me kohë largimin e
Janullatosit nga vendi ynë. Por ai nuk e luajti një rol të tillë dhe tani, pas
akshamit, i bëka përshtypje që në ca kisha, jashtë zonës së minoritetit, shërbesat
fetare bëhen në gjuhën e Janullatosit. Vallë të mos e dijë zoti Moisiu që
Janullatosi tashmë është shndërruar në një “nepërkë-kulaç” në shullërin
shqiptar dhe, nisur nga disa burime konfidenciale që kanë dalë që nga brenda
katakombeve të Katedrales gjigante në qendër të Tiranës, ai, sipas porosisë së
prerë tëAthinës, kur Zoti ta thërrasë për në botën e përtejme, do të varroset
në Bishtin e Pallës?! Kështu që Shqipërisë, krahas dy “shenjtorëve” të huaj,
Vladimirit serb dhe Kozmait grek, do t’i shtohet edhe i treti grek, “shenjtori”
Anastas?!
Sarandw,
21 qershor 2013