2013-06-21

Sa të sëmurë k(j)emi ne shqipëtarët!

 Entila Cuka

Kritikat ndaj Shqipërisë nisin nga “koka” e saj dhe përfundojnë po aty.Ndërsa unë dua ta shikoj Shqipërinë nga gishti i vogël i këmbës dhe ta ngjis vështrimin lart mbi duart, kraharorin e kokën e saj. Është e dhimbshme të shikosh sesi enden nëpër rrugët e Tiranës të sëmurë psiqik, njerëz me çrregullime emocionale, të tjerë që kërkojnë të vetëvriten apo të alkoolizuar.

Është ditë e enjte, një roje me uniformë më tregon me duar qendrën spitalore ”Xhavit Gjata”. Janë një numër godinash pak të fshehura nga rruga kryesore “Kongresi i Manastirit”. Është mesi i ditës dhe në këtë qendër ku janë të shtruar të sëmurët psiqik, mbizotëron qetësia. Sheh shumë pak njerëz që çuditërisht ngjajnë të trembur dhe të heshtur. Futem në urgjencë, aty ku shkruan “konsulta” dalin 2 mjekë të pashëm, një grua dhe një burrë. Mjeku më tregon derën. Siç duket nuk i pëlqen të panjohurit. Ishte i ashpër. Ndoshta duhet të jesh i ashpër për të mbijetuar në një mjedis të sëmurësh. Kishte një shenjë të madhe në fyt. Po po,ishte shenja e një të prere. Të ketë tentuar një i sëmurë ta vrasë? Më bën përshtypje ulërimat e një gruaje në urgjencë. Zgjata shikimin në një dritare gjysëm të hapur por nuk arrija të shikoja asgjë.

Në anë të majtë të urgjencës ndodhet shërbimi i Psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve. Aty një grua ka shtrirë të birin në tokë. Nuk guxoj t’i afrohem sepse ai është i zhveshur në pjesën e poshtme të trupit. Hedh vështrimin në godinën kryesore, aty dritaret e mbyllura me hekura qëndrojnë rregullisht njëra pas tjetës. Dua të zbuloj përse ulëret ajo zonjë në urgjencë. Por mjekja që doli nga konsulta qëndron jashtë e sikur më thotë: “Akoma nuk ke ikur ti?”

Tani dua ta ngjis shikimin mbi shoqërinë, mbi kraharorin e Shqipërisë, mbi qytetarët! Problemi i psikologjisë anormale nuk është trajtuar asnjëherë ashtu siç duhet. Autizmi është i vetmi nga psikologjitë anormale që gjen një vëmendje më të madhe nga shoqëria jonë. Ne nxitojmë t’i fshehim, t’ i përbuzim, t’ i lëmë pas dore të gjithë të sëmurët psiqik. Shpesh na vjen rëndë prej tyre, na vjen turp e bëjmë një vesh shurdh e të dy sytë qorrë. Ky është mentalitet “i sëmurë”. I trajtoj më si njerëz normal edhe njerëzit me çrregullime psikologjike. Deri sa ato vetë vriten ose na vrasin. Presim që këta të sëmurë të shërohen pas raftit të shembur të bibliotekës së burgut. Një i ri i vrarë para ca kohësh, të tjerë që vetëvriten, familjarë që keqtrajtohen vazhdimisht.

Dua të identifikoj me duart e vendit tonë: Median! Për fat të keq veç gishtërinjtë e saj janë të pavarur të lëvizin lirshëm. Dhe media është ”e sëmurë” kur bëhet fjalë për të sëmurët psiqik. Mediat mjaftohen të shkruajnë se filani u vetëvra për shkak të krizës financiare. Një tjetër vrau veten për shkaqe politike, kurse një burrë dhunon seksualisht një të mitur për arsye mentaliteti! Harrohet se misioni i saj është të gjej motive të sakta dhe të mos niset nga arsye sipërfaqësore.
Ndërsa koka e vendit tonë qëndron e krekosur me sytë drejt horizontit. Është fjala për politikanët, deputetët, opozitarët e pozitarët. Ajo është koka që kërkon të gjejë pafundësinë. Qeveritë tona kalojnë depresion nëse humbasin zgjedhjet. Këmbëngulin të kenë të njëjtët aktorë politik dhe pse zgjedhja për këta aktorë është e papërshtashme për epokën ku jetojmë. Konsumojnë pafund rryshfete e pastaj tentojnë t’ i nxjerrin ato. Këmbëngulin të kenë të njëjtët lider dhe pse lider të tjerë i shkojnë më shumë asaj. Nëse i hedhim një sy librit “Psikologjia anormale” e autores Fatbardha Osmanga do shikojmë se shembujt e mësipërm tregojnë se politika jonë ka një sjellje anormale që mund të jetë shenjë e një çrregullimi psikologjik.

Besoj se na nevojitet një kokë e re: të rinjtë! Të rinjë që të dinë ta hedhin vështrimin kudo. Ka ardhur koha që ta kapim kokën me duar e ta drejtojmë me forcë që të shikojë pjesët e tjera të trupit. Ka ardhur koha për një kokë të re që të dijë ta ulë vështrimin dhe mbi ne!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...