2013-06-16

Libri “Easy” Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë

Libri “Easy” Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." titullohet romani i Tammara Webber që vjen në shqip nga Aida Musai. Nën siglën e " Botimeve Pegi", ai rrëfen hsitorinë e rigjetjes së kurajës dhe vetëbesimit nga një vajzë e braktisur dhe e sulmuar, e cila do të arrijë të udhëheqë edhe zemrën e shpëtimtarit të saj.
Romani "Easy” - Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë" e Tammara Webber tashmë ka ardhur në shqip edhe për lexuesit shqiptarë. Përkthyesia e kësaj vepre Aida Musai e cilëson si një vepër të veçantë që përcjell mesazhe të rëndësishme si atë të dhunës kundër grave.
Gjuha e librit është e thjeshte dhe autoria ashtu si Zhaklina ne jeten e saj ka pësuar dhunim, ndaj sipas përkthyeses kjo e bën që të jetë një libër i vërtetë
Easy natyrisht mbetet një roman i lehtë, për t'u lexuar nën çadër.
Tammara Webber është autore e romanit “Easy” dhe e serisë “Betëeen the lines”, bestseller të New York Times-it dhe Amazon-it. Që në moshë të hershme ajo e dashuronte leximin dhe shumë shpejt filloi të dashuronte edhe shkrimin. Para se të bëhej shkrimtare me kohë të plotë, ajo ka qenë këshilluese karriere për studentët. Është tepër romantike dhe i adhuron romanet me funde të lumtura, sepse, sipas saj, fundet e trishtuara në jetën reale janë të tepërta.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...