2013-06-22

Sali Berisha: Do t’i fitoj zgjedhjet e 23 qershorit - Rama s’do pranojë humbjen

Tiranë -

Sali-Berisha

Sot shënohet dhe dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, për ti lënë vendin një ditë më pas heshtjes zgjedhore. Partia Demokratike ka vendosur ti japë fund fushatës me një miting në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ku dhe do të organizohet edhe një koncert. Ndërsa më herët kryeministri do të jetë në Vlorë dhe në Ballsh.

Ndërsa socialistët mbylljen e madhe të Tiranës e realizuar një ditë më parë, do të jetë pikërisht Vlora, qarku ku dhe kandidat i parë është vetë lideri Edi Rama. Por burime nga selia rozë bëjnë të ditur se mbyllja do të jetë simbolike edhe në Shkodër, ku kandidatët të ndarë në dy pjesë do të prezantohen në të dy qytetet.






Kryeministri: Reformat e qeverisë shmangën recensionin

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në Samitin e Partisë Popullore Europiane, i cili u zhvillua në Bruksel. Në Samit morën pjesë kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane.
Pas mbledhjes së Samitit, kryeministri Berisha u shpreh se çështjet më kryesore të diskutuara ishin problemet ekonomike dhe financiare .Pjesëmarrës janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Irlandës Enda Kenny, Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras, Kryeministri i Finlandës Jyrki Katainen etj., si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Gjatë prononcimit të tij për mediat e pranishme kryeministri u shpreh:

“Ishte një Samit i shkëlqyer, natyrisht çështjet më kryesore ishin problemet ekonomike dhe financiare, por një ton i qartë optimizmi për rezultatet paraprake të reformave në vendet më shumë të prekura dominoi Samitin dhe është e sigurt se pavarësisht se gjendja nuk është kapërcyer, por reformat e ndërmarra kanë rezultate të qarta pozitive në këto vende.

Natyrisht në Samit diskutohet gjithnjë edhe për çështje të tjera përveç axhendës qendrore, kështu që në këto çështje të tjera mora fjalën. Çështja kryesore e Shqipërisë janë zgjedhjet. Garantova miqtë e mi se Shqipëria do të ketë zgjedhjet e standardeve më të mira ndërkombëtare, me të gjitha përgatitjet më serioze që janë bërë. Ftova që të vijnë sa më shumë vëzhgues nga vendet e tyre, meqenëse këtu ishin rreth 17 Kryeministra dhe Presidentë nga vendet anëtare dhe vendet e asociuara, sikundër theksova se po bëhet një përpjekje e shpërfytyruar nga opozita për të demonizuar zgjedhjet e standardeve më të larta, që do të zhvillojë Shqipëria. Po përpiqet të krijojë mbështetje në këtë drejtim, por është tërësisht e dështuar. Infrastruktura ultra moderne që ka vendosur Shqipëria për zgjedhjet, vullneti i hekurt i qeverisë për zhvillimin e zgjedhjeve të standardeve më të mira do të faktojë në dritën e diellit se përpjekjet për demonizimin e tyre, për mosnjohjen e rezultatit, etj etj, do të jenë të pa shpresa.

Z.Kryeministër, a ekziston frika se këto zgjedhje do të kontestohen nga opozita?

Jo frika, por kjo është e sigurt, që Edi Rama nuk do të pranojë kurrë rezultat tjetër përveçse atij që do ta nxjerrë fitimtarë, por problemin e ka me zgjedhësit, se ka me kundërshtarët. Faktikisht kundërshtar ai ka të gjithë qytetarët që e votojnë kundër, por ata votojnë shumicë kundër tij.

Sa e rëndë bëhet, problemi i përsëritshëm i zgjedhjeve, për PPE?

Partitë Popullore kanë garanci të plotë tek Partia Demokratike, tek kryeministri Berisha, në vendosmërinë e tyre për të respektuar vlerat e lirisë që kjo parti ndan me të gjithë familjen e saj. Se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës, ai është bërë “Dushku Bis” i Europës. Në qoftë se ju kujtohet vite më parë, partia e tij shpiku “Dushkun” dhe Dushku hyri në terminologjinë e të gjitha fjalimeve për zgjedhjet. Tani nuk është më Dushku por është Rama vetë dhe kjo është punë e tij.

Në qendër të diskutimeve është punësimi i të rinjve, a ka diçka në këtë pikë dhe që do ta zbatoni?

Absolutisht po. Ky Samit theksoi si çështje kryesore punësimin, por Shqipëria para këtij Samiti shpalli një skemë, që është unike deri më tani, sipas së cilës për çdo të ri të punësuar shteti merr përsipër tre vjet çdo detyrim tatimor ndaj tij dhe kjo është skema më inkurajuese. Shtuar këtu edhe ajo që në Shqipëri nuk mund të jetë në nivelet siç është në vendet më të zhvilluara, trajnimi, por zhvillimi i trajnimit me këtë skemë realisht krijon premisat më të mira për punësimin e të rinjve. Unë diskutova me miqtë e mi dhe mund t’ju them ju, se kur unë i informova gjatë bisedave me ta për reformat, u mahnitën, sepse janë reforma të guximshme në këtë periudhë, të jemi realist, sepse reformat, të cilat hiqet çdo lloj takse mbi makineritë dhe çdo lloj inputi mbi makineritë, reforma, të cilat hiqet tatimi mbi të ardhurat personale për të gjithë të punësuarit me rrogë nën 300 dollarë, reforma të cilat hiqet çdo lloj detyrimi tatimor për të punësuarit e ri për tre vjet. Të gjitha këto janë reforma që krijojnë në mënyrë të padiskutueshme një difiçit në buxhet, pro janë reforma, të cilat kanë për qëllimin më kryesor rritjen ekonomike. Unë mund t’ju them se mora shumë përgëzime nga kolegët e mi për këto reforma. Unë kam bindje se Shqipëria me këto reforma do ti japë një zgjidhje të re të madhe rritjes ekonomike, do ti japë një zgjidhje të re të madhe punësimit në tërësi, punësimit të të rinjve në veçanti. Nuk duhet të harrojmë se vlerësimi unanim i të gjitha institucioneve më serioze botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, të Komisionit Europian, të Bankës Botërore, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të UNCTAD-it janë që të gjitha pa përjashtim se Shqipëria falë reformave që ndërmori para kizës, nuk ra në recension, se Shqipëria ruajti rritjen ekonomike, se Shqipëria është një histori suksesi zhvillimi. Duke thënë të gjitha këto në asnjë mënyrë nuk mund të mohohen një seri e tërë problemesh, mangësish, sakrificash, dhimbjesh, të cilat janë për tu zgjidhur, por në qoftë se të tjerët flasin për punësim në kushtet e recensionit, Shqipëria flet për punësim në kushtet e rritjes ekonomike, e cila nuk ra kurrë nën 2 përqind, u ruajt pozitive. Në këto rrethanë unë shpreh optimizëm se me këtë program të ri që po ndërtojmë, në një dialog të gjerë dhe përmasat e këtij dialogu do të vijnë duke u zgjeruar jashtë kufijve që mund të imagjinojnë të tjetër. Ne do t’i japim vendit kësaj herë programin më të mirë, që ai ka pasur në tërë historinë e tij.


Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në PPE

Edi Rama do të përsërisë skenarin e vitit 2009 nëse humbet zgjedhjet e këtij viti. Ky ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Sali Berisha për liderët e djathtë europianë në samitin e partive popullore europiane.
“Edi Rama nuk do të pranojë kurrë rezultat tjetër përveçse atij që do ta nxjerrë fitimtarë, por problemin e ka me zgjedhësit, se ka me kundërshtarët. Faktikisht kundërshtar ai ka të gjithë qytetarët që e votojnë kundër, por ata votojnë shumicë kundër tij”- deklaroi Berisha.
Nga ana tjetër ai ka siguruar se janë të gjitha kushtet që procesi zgjedhor të plotësojë standartet e kërkuara.
“Partitë Popullore kanë garanci të plotë tek Partia Demokratike, tek kryeministri Berisha, në vendosmërinë e tyre për të respektuar vlerat e lirisë që kjo parti ndan me të gjithë familjen e saj. Se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës, ai është bërë "Dushku Bis" i Europës. Në qoftë se ju kujtohet vite më parë, partia e tij shpiku “Dushkun” dhe Dushku hyri në terminologjinë e të gjitha fjalimeve për zgjedhjet. Tani nuk është më Dushku por është Rama vetë dhe kjo është punë e tij”- vijoi ai.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga sa më shumë vëzhgues për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa foli në samitin e partive popullore në Bruksel, duke argumentuar se monitorimi i shtuar ndërkombëtar do të rriste shkallën e transparencës. Ai shkoi më tej, duke u shprehur se në këtë mënyrë, do të mund të shmangej përsëritja e skenarit të mosnjohjes së rezultatit të këtyre zgjedhjeve nga ana e opozitës.

"Theksova se po bëhet një përpjekje e shpërfytyruar nga opozita për të demonizuar zgjedhjet e standardeve më të larta, që do të zhvillojë Shqipëria. Po përpiqet të krijojë mbështetje në këtë drejtim, por është tërësisht e dështuar", tha Berisha.

Gjithashtu, shefi i Qeverisë shqiptare informoi kolegët europianë për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe përgatitjet që po bëhen në të gjitha nivelet për të realizuar zgjedhje sipas standardeve evropiane.

Kohë më parë Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga sa më shumë vëzhgues për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa foli në samitin e partive popullore në Bruksel, duke argumentuar se monitorimi i shtuar ndërkombëtar do të rriste shkallën e transparencës. Ai shkoi më tej, duke u shprehur se në këtë mënyrë, do të mund të shmangej përsëritja e skenarit të mosnjohjes së  rezultatit të këtyre zgjedhjeve nga ana e opozitës.

"Theksova se po bëhet një përpjekje e shpërfytyruar nga opozita për të demonizuar zgjedhjet e standardeve më të larta, që do të zhvillojë Shqipëria. Po përpiqet të krijojë mbështetje në këtë drejtim, por është tërësisht e dështuar", tha Berisha.

Gjithashtu, shefi i Qeverisë shqiptare informoi kolegët europianë për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe përgatitjet që po bëhen në të gjitha nivelet për të realizuar zgjedhje sipas standardeve evropiane. 
Ai u ndal edhe në cështjen e punësimit, të cilin e cilësoi prioritet të Qeverisë së tij. Kryeministri Berisha vuri në dukje problemet ekonomike dhe vështirësitë që ka aktualisht vendi, por ai shprehu besimin se programi që po zbatohet po rrit punësimin, duke bërë të mundur që Shqipëria t?i shpëtojë krizës ekonomike.

"Në asnjë mënyrë nuk mund të mohohen një seri e tërë problemesh, mangësish, sakrificash, dhimbjesh,  të cilat janë për tu zgjidhur, por në qoftë se të tjerët flasin për  punësim në kushtet e recensionit, Shqipëria flet për punësim në kushtet e rritjes ekonomike", tha Berisha.

Samiti ka në qendër të rinjtë dhe punësimin e tyre. Sipas presidentit të Këshillit  të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy punësimi i rinisës mbetet një përparësi absolute. 





Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në inagurimin e rikontruksionit të "Rrugës së Dibrës" në kryeqytet.  Në fjalën e tij,  kreu i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime për të firmosur fitoren në 23 qershor.

"Më 23 qershor të bëjmë çdo gjë për të marrë pjesë në votime dhe për të firmosur së bashku fitoren. Është një ditë përcaktuese për zhvillimin e Tiranës, për zhvillimin e Shqipërisë. Projekti i 4 viteve që vijnë është projekti i Tiranës së zhvilluar, Tiranës së punësimit, i Tiranës së integruar në Bashkimin Europian" tha Berisha.

Në vijim Berisha u kërkoi qytetarëve të mos mashtrohen nga premtimet e kryesocialistit Rama për legalizimin e banesave. Ai kujtoi deklaratat e kryesocialistit Rama se do anulojë ligjin për njohjen e banesave ndërsa u premtoi sërish atyre se brenda vitit do të përfundojë procesi i legalizimeve.

Ndërkaq kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh se besimi i ndërsjelltë mes qeverisë dhe bashkisë do të vijojë me ndërtimin e veprave të mëdha për kryeqytetin.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...