Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/08

Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje!

Nga Flori Bruqi 


Vjosa Osmani në Berlin, takohet me emisarin e Trumpit për dialogun ...

Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje!

Kosovo's new government includes most women since independence ...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Prof.Dr. Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Vjosa Osmani është Angela Merkel e Kosovës - Komenti.info

Osmani është shprehur e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që, sipas saj e kanë zhvatur Kosovën.

Takim ndërmjet dy kryeparlamentarëve, Talat Xhaferi dhe Vjosa ...

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyj asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani në KTV.
Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani

Ajo tha se ngutja e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument.

Ambasadori Philip Kosnett i shkon në zyrë kryeparlamentares Vjosa ...


 Osmani shtoi se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë pikë, ajo tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani priten me protesta në Trepçë - GazetaBlic

“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. 

Vjosa Osmani ka një qëndrim krejt ndryshe nga Isa Mustafa dhe ...

Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit.

Osmani dhe Kurti, vizitën e parë zyrtare do ta bëjnë në Shqipëri

SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. 

Vjosa Osmani pritet në Berlin nga Grenell, emisarin e Trumpit për ...

Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! 

Abdixhiku takon Osmanin, e falënderon për mbështetjen në kohën e ...


Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, tha Osmani.

VV e LDK pajtohen për bashkëqeverisje – TV Prizreni

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

Vjosa Osmani në SHBA, ja me kë u takua(Foto) | Bota Press

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. 
Horizon) Vjosa osmani me familje

Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku votuan kundër prishjes së ...

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.

Vjosa Osmani i përgjigjet Lutfi Hazirit: Jam bijë e Mitrovicës ...


“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. 

Godet Vjosa Osmani: Veliu, që s'mori fare pjesë në zgjedhje, u bë ...

Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani. Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...