
Kosovën e nxjerrin nga kriza që e kanë vënë partitë politike, pa përjashtim, vetëm përmes zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen, e ku duhet të marrin pjesë 75-85% ,e elektoratit, e jo vetëm anëtarësia e partive.
Është realitet i hidhur se në votime qe 20 vite po marrin pjesë 42-53% e zgjedhësve dhe po na imponohen sunduesit e jo qeverisësit e ligjit.
Për ta paralizuar të drejtën e Kosovës për shtet sovran, çarqet e qendrave të fuqive të mëdha për vitin 2020 kishin programuar një filozofi meskine që ta defaktorizojnë kombin shqiptar si mentalitet shtetesh e pastaj lehtë synojnë të kthehet “ania shqiptare” në kohën totalitare, kur më tepër mësohej për ideologji se sa për shëndetin ligjor dhe fizik, të mbarë kombit.
Së këndejmi, me shumë mjeshtri u mendua Mini Shëngeni për Shqipërinë në Serbi (Novi Sad), me qëllim që Tirana të vihet në binar ku ekonomia serbiane do ta gëlltitë në të gjitha nivelet ekonominë shqiptare, me qëllim që mos të mirret fare me Kosovën.
E Shqipëria ishte ajo që më 1975 nuk e nënshkroi Helsinkun dhe kur u prish BRSS, Jugosllavia, Çekosllovakia, kur me të drejtë u bashkua Gjermania, u forcua BE,Helsiku u bë copë e grimë.
Këtë fakt duhet mësuar, pse Shqipëria i tha Helsikut jo, sepse ishte dhe duhet të jetë për bashkim kombëtare, që sot e propogandon si ide VV.
Çka ka të keqe këtu nga aspekti i të drejtës Ndërkombëtare, që edhe GJND më 2010 tha hapur se:
“Shpallja e pavarësisë së shtetit Kosovës nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare”.
VV nuk e ka asnjë faj që Serbia vet e paditi Kosovën në GJND dhe mori AUTOGOLË.
E ne pastaj, me persona të paditur dhe jo profesional, por me dituri të partive injorante, atë realitet e kthyem në fusnotë ,dhe pazare me territore, herë me Malin e Zi e herë me Serbinë, i cili pazar i mbeti ashti në fyt italianës Mogerini.
Një ditë pas Novi Sadit, në Beograd, A. Vuçiqit i jipet ultimatumi nga Grenelli: “PranoneKosovën, ose do të keni sanksione”.
KështuTrumpi i bëri copë e grimë planet e Putinit për Mini Shëngenin, që e refuzoi me elegancë Kosova.
Megjithë këtë, për Kosovën ishte një diagnozë krejtë tjetër e Putinit dhe e filozofisë serbiane, në stilin e njohur: “Të gjithë serbët në një shtet”.
Me këtë “stil”, një pjesë e Kosovës do të quhej: “Shqipëri Veriore”, kurse Kosova Veriore do t` i takonte Serbisë fashiste.
Pra në rend të parë, Kosova duhej të ndahet në stilin se:
“Ne duhet të fitojmë diçka”, thua se Kosova është në pazar, sepse janë mësuar për të fituar toka shqiptare më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër,më 1919 në Versajë, më 1946 në Paris.
Fjalët se marrëveshja: “Do të jetë e dhimbshme” e vërtetojnë pohimin tonë.
Tash shtrohet pyetja, a ka dallim filozofia shqiptare e “BASHKIMIT KOMBËTAR”, me çka synohet të prishet “PLEQNIA” në Konferencat e sipërshënuara, me filozofinë: “TË GJITHË SERBËT NË NJË SHTET”, sepse këto dy rreshtime për dike janë rrezik për paqën në Ballkan.
Për ta kuptuar dallimin rrënjësor duhet t` i referohemi historisë së dy shekujve XIX dhe XX, për ta kuptuar se në shiqim të parë është fjala për të njejtin koncept.
Por, kur të analizohën çështjet më thellë, me argumente shkencore, del se këto koncepte nuk e kanë asnjë lidhje organike të përbashkët, sepse koncepti serbian është IMPERIALIST, ndërsa koncepti shqiptar është kthimi në një realitet historik, i vjetër për 3000 e më tepër vjetë, që lirisht mund të çuhet se çdo luftë apo politikë që bëhet për këtë koncept është ÇLIRIMTAR.
E pse na duhet historia për kët, sepse duam t` i shmangemi forcës ushtarke, nuk duam të pësoi më tutje popujt dhe shtetet.
“Të gjithë serbët në një shtet”, promovohet me shkrimin e Vuk Karagjiqit më 1836, me porosinë psikolgjike :”SVI SRBI SVUDA- Të gjithë serbët kudo”, e inicuar nga Kopitari.
Pra,Vuku intelegjent nuk e shtronte implicite bashkimin, por e shtronte për fillim çështjën, që kudo që jeton serbi të njihet se është fjala për një RILINDJE serbiane, duke e kthyer trurin popullor te ‘Carevina” e Dushinit.
‘Carevina” e të cilit zgjati vetëm 9 vjet (1346-1355) e që quhej zyrtaisht “Car Srba, Arbansa i bugara”.
Por apetitet imperialiste serbe, do të shtrohën edhe më 1844 nga Ilija Garashanin me “Naçertaninë”, do ta tregojë qëllimin.
Aty hapur propogandohet bashkimi tokave që nuk kishin qenë kurrë serbe, as në Perandorinë NËNTË VJEÇARE të Dushinit si: “Car i serbëve, arbansëve dhe grekëve”, duke vizatuar edhe shtrirjën e “tokave serbe”.
Dhe lufta për këtë “hapësirë jetësore kishtare”, do të fillojë, për të shpërtheyr më 1853 duke e sigamtizuar Kosovën si: “Serbi të Vjetër”.
Ky term nuk ishte dëgjuar asnjëherë më parë në asnjë shkirim apo hartë gjeografike.
Fashizmi serbian ndaj shqiptarëve me këtë ishte në stilin: ose krejtë, ose asgjë.
Dhe përshpejtimit për t`u realizuar “Naçertania” i dha krah Marrëveshja sekrete Vjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht.
Aty u arrit pajtimi që Vjena ta përkrahë Beogradin për zgjërim kah Kosova.
Ndërsa Peterburgu (Rusia) u zotua me shkrim se do ta përkrahë Bullgarinë e Madhe, me shtrirje deri në Shën Naum, duke e përthekuar edhe vijën stratrgjike Shkup- Elbasan.
Për ta realizuar këtë program Rusia menjëherë do t` i shpallë luftë Portës së Madhe , dhe pas disa muajëve do t` i afrohet Stambollit.
Lidhur me këtë me që Serbia e kishte humbur luftën me Portën më 1876, do t` i duhet Vjenës një kohë më e gjatë për ta bindur Millosh Obrenoviqin t` i shpallë luftë Serbisë.
Pas përgatitjeve intenzive, Serbia do t` i shpallë luftë Portës më 1 XII 1877, dhe për një muaj divizonet e saj të ndihmuara nga oficerët EVROPOIAN, do të gjindën me Shtab në Graçanicë, me synim drejtë Selanikut, (jo drejtë Durrësit sepse ishte rezervuar tërë bregdeti Lindor i Adriatikut për Vjnenën-H.B.
(Për këtë veprim imperialist vienezo-rus shiqo:AV. Tejet sekret përgjithëmonë 1878, nr. ½ në gjermanisht, Dosja “JovanRistiq”!).
Shqiptarët kur e shfaqën për herë të parë idenë e BASHKIMIT KOMBËTAR.
Sipas fakteve kjo filozofi e bashkimit shqiptarëve (duke e lexuar të njetin Elaborat sekret), do të realizohet nga shqiptarët, duke synuar t` i krijojnë dy pashallëqe, që në vijim bashkimi ishte formal, me leje dhe bekim të Portës!!!.
Pashallëkun e Jugut me qendër në Janinë e promovoi Ali Pashë Janina.
Ndërsa Pashallëkun Veriut me qendër në Shkodër, e promovuan Familja Bushatliu.
Fundi i të dy pashallëqeve do të marri fund si realitet më 9 gusht 1830, kur në Manstir u vra tërë ajka politika shqiptare, madje në iftar nga Guvernatori i Manstirit, i inicuarnag masoneria ortodokse ruse dhe ajo katolike vieneze. Qendra e të tri masonerive ishte në Stamboll (musliamne-ne Fusiysllim; ortodokse dhe katoike-Nefusizëim dhe Nefusimusava-hebrej).
Pra ky skenar pushoi më 1830, pasi që ishin shkatrruar pashallëqet shqiptare (më 1821, përkatësisht më 1830) dhe më 1836 u lajmrua Projekti i Vukut: “Svi srbi svuda”, për t` u kurorzuar më 1844 me “Naçertaninë” të cilën e e botova në tërësi i pari në Ballkan, ngase Vjena e kishte materjalin e dokumentuar por të njajti e mbajti në sirtar ngase me Beogradin kishte krushqi të ngushtë deri më 1903.
Në lidhje me kasaphanën e vitit 1830 në Manastir, për shqiptarinë do të filloi një epokë e re që veqohet me një mori kryengritjsh lokale, të cilat kurrë nuk muarrën veqori të përgjithëshme gjithë popullore e të komandohën prej një qendre, por patën fillim e mbarim karakter oazash regjionale.
Kjo rrezistrencë i jepte fuqi Portës dhe masonerisë tjetër, që Çështjën shqiptare ta “shuaj më me lehtësi, aq më parë kur çështja nuk e kishte asnjë përkrahje nga jashtë”.
E vërteta, kurrë asnjë kryengritje shqiptare nuk ka synuar toka të huaja, por vetëm t` i çlirojë trojet ku dominojnë me shumicë apsolute shqiptarët, në të PESË VILAJETET pas vitit 1864 me Ligjin për vilajetet: Kosovë, Shkodër, Manstir, Janinë, Selanik. (shiqo: Arkivi i Serbisë: Fondi “Jovan Ristiq”, Arbansi u ofenzivi i njihovorizorxhimento 1877/8, f 1-52 çirilicë; Shiqo Arkivi i Turqisë, viti 1869 kur Porta shpalli se “DUHET TË THEMELOHET NJË VILAJET SHQIPTAR”, por që Sulltani pas dy maujëve e terhoqi fjalën!
S. pov. Tajni dok. na arapskom, i përkthyer më 1929 nga agjutanti i Aleksander Karagjorgjeviqit, që ishte i shkolluar në Zvicër dhe Rusi, që u vra më 1934 në Marsej nga masoneria bullgaro-xxxx”, sespe donte t` i shkrijë në “Jugosllavë” të gjithë ballkanasit.
Këtë politikë e ka ndoqi edhe Tito deri më 1948, duke koketuar me Sofjen, por jo kurrë me Tiranën.
Dok. këtë e shprehim shkoçur dhe pa dilema në Bled.).
Pra Fuqitë evropiane kanë shitë troje shqiptare, ndërsa SHBA më 1919 e shpëtuan Shqipërinë Bregdetare, ndërsa më 1991-1999 edhe Shqipërinë Kontinentale, por jo edhe pa hisen e Anglisë, Francës e sidomso Gjermanisë.
Ky pohim është realitet dhe për këtë posedohën argumentet arkivore.
E këto fakte janë prezantuar, nga viti 1979 edhe nepër simpoziumet ndërkombëtare si dhe tryeza shkencore anë e kënd Evropës.
Madje Konventa e shfarsoje së shqiptaërve është botuar në “GJURMIME ALBANOLOGJIKE” më 1982, ndrësa “NAÇERTANIA” më 1985 në “VJETAR”.
E le të dihet se shqiptarët e të dy HOXHOLLARËVE, sidomso DIASPORA shqiptare e HOXHËS KOSOVËS, ka FINANSUAR DITURINË dhe partiotizmin, ndërsa diaspora serbe dhe shteti i tyre, kanë finasuar spiunazhin që i kishte kaluar koha, kanë investuar në “pevaçica”, prostitiucion dhe armatim, që u vranë vet me te ,dhe mbi te gjatë viteve 1981-1999.
Pra shqiptarët pas vitit 183, ma nuk shiqojnë të konceptojnë shtet në Janinë (Ali Pashë Tepelena), as me qendër në Shkodër (Bushatlinjët), por qendra zhvëndoset në një pikë ku mbështetjën kryesore e ka në Kosovë.
Në këto kushte e tërë makinera kryqtare e Evropës nga ajo kohë do të kthehet jo kundër Janinës apo Shkodrës, sepse ishin caktuar parametrat me çka të shkatrrohën, dhe ishin shkatrruar, por duhej rrënuar çdo ndienjë kombëtare sidomos në Kosovë dhe Shkodër, që këto krahina kryengritëse shqiptare mos ta merrin Flamurin e shqiptarizmit.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit , ua prishi pleqërinë të gjithëve, e solli Vilajetin e Kosovës në fronin e prijsit të zgjidhjesë së çështjës kombëtare.
Ky fron vjen për faktin kryesor, se Çështja e MUHAXHERËVE dhe SHFAROSJA E 714 katundeve me 6 qytete ku dominonte shqiptaria-Sanxhaku i Nishit me Pirot, Serbia i SHKATRROI për 38 ditë (1 dhjetor 1877-8 janar 1878).
Por me një dallim se Pashallëkun e Janinës 1797-1820 e shkatrroi Stambolli.
Gjithashtu Pashallëkun e Shkodër 1820-1930 e shaktrroi mafia e Sulltanit.
Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit e shkatrroi Serbia me ndihmë të Vjenës dhe Peterburgut-Rusisë.
Lidhur me këtë,Lidhjës Shqiptare (Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin, Sulejman Vokshin e Vaso Pashë Shkodranin etj) u shkatrrua nga Fuqitë Evropiane gjatë viteve 1879-1881.
Edhe Çështja e Ulqinit, Plavës- Gucisë e dëshmon se nuk kishim fare aleatë, sespe Porta sakrifikoi viset shqiptare për ta raujtur Stambollin.
Ka plotë kokëboshë që thonë se përse kurrë nuk janë lejuar të hyjnë në Arkivin e luftës në Vjenë, apo Beograd dhe Berlin e që thonë:” Na ka ndihmuar Kongresi i Berlinit apo Vjena.. Madje për ta bërë shtetin më 1912”, e merita falso ia atribuohet Vjenës, e prralla tjera për t` ua tymosur fëmijëve dhe studentëve kokat me tamjan, thue se ne kemi bërë sehirë, e nuk kemi bërë kruengritje dhe çliruar çdo pëllembë të Kosovës më 1912, por misonmarët: Vienez, rus dhe francez erdhën në Shkup dhe thanë: "Çfardo rezultati të ketë lufta juej kufijtë e Portës nuk ndryshihen”.
E pse pati pas dy majve.Kryqzataevro-ballkanike ma nuk mund të maskohet më 1912. Pse këta mercenarë s ena kanë “çliruar të tjerët e na kanë themluar shtet të tjerët”, nuk e citojnë kurrë Marrëvesjën e DYTËSEKRETEBEOGRAD-VJENË më 28 VI 1881 =(Marrëveshja e PARË SEKRETE AUSTRI-RUSI më 15 janar 1877 në Budapesht),ku hapur Vjena zotohet edhe me këtë të dytën (1881), se do ta ndihmojë Serbinë të zgjërohet në JUG, me kusht që Serbia mos t` i përzihet Austrisë në Bosnje, sepse e kishte okuouar më 1875.
Këtë politikë imperialiste Serbia do ta KONSUMOJË deri më 1903, duke u përkrahur organikisht nga Austro-Hunagria.
Pas kësaj kohe ploitikaserbiane do të fillojë ta konsumojë filozofinëruse, besnike e së cilës është edhe sot.Enjejta politikë do të ndiqet edhe në Londër (1913), kur diplomacia serbe shkruante për popullsiën shqiptare të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, kinse i dërgojnë Konferencës Londrës (17 dhejtor 1912) se: “Kemi origjinë serbe, serbisht falsim në familje”.
Se ishte kjo një shpifje vërteton letra e NikollaPashiqitderguar oficerit në Shkup: “Shkruani sa të mundeni se shqiptarët flasin në familje serbisht”!.
Dhe ajo diplomaci si në kohën e Kryqzatave, diplomatëve serb që rrenindenri në KUPË të qiellin u besoi.
Por,edhe pse Edurad Grei e dinte realitetin e shtrirjës së shqiptarëve me hipokrizithoshte: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e vëndosëmpaqën në Ballkan”.
Këto dokumente, i kam botuar qe 30 vjet dhe dikush fare nuk i ka mësuar. Jo nuk u vëndospaqa fare, por Serbia kur i garbiti 61 400 kilometra katror toke shqiptare më 1912, pas mabrimit të Konferencës Londrës (1913, e ktheu politikën për ta OKUPUAR në të njejtën mënyrë Bosnjën dhe Hercegovinën më 1914, duke krijuar agjentura kriminale atje.
Për këtë shkak duke e ditur se Vjena po e PENGON
zgjërimin kolinal serbian në Bosnje.
Beogradi organizoi atentat ndaj sovranit të Austro-Hunagrisë në Sarajevë, dhe kështu fillioi kasaphanja më e madhe në histori- Lufta e Parë Botërore 1914-1918.
E tash i pyesim pasardhësit e Eduard Greit në Evropë dhe SHBA: A u vëndos paqa në Ballkan më 1913 kur i sakrifikuat tokat shqiptare edhe më 1919 kur e krijuat Jugosllavinë që ishte një Serbi e madhe,”e përberë prej TRI fiseve”, të cilat më 1929 u konvertuan në Jugosllavë.
Këtë politikë e kishte në tavolinë edhe krali i kuq-Tito.
JO asgjë gati deri më 1999 nuk kishte ndryshuar sepse kanceri ka mbetë në trupin e Ballkanit, madje deri në ditët tona, me fajet që janë bërë nga viti 1878-1999.
Edhe sot (1-2 prill 2020), Serbia aspirontë SHKËPUTË DIÇKA nga Kosova.
Çështja e shkëputjës shkaktoi çrregullime në Kosovë, sa që Qeveria më e votuar pas çlirimit RA BINDSHËM në Parlament me 85 vota për shkarrkim më 25 mars 2020, që do të thot se LDK-OPOZITA
+ListaSerbe+minoritarët, ishin me këtë votë.
Pas këtij tentim grusht shteti në Republikën e Kosovës filloi një fushatë e egër, a të zgjidhet qeveri e re “sipas Kushtetutës”, apo të shkohet në zgjedhje të reja.
Mendimi im ishte në 31 mars 2020 që vendi duhet të shkoi në zgjedhje, pasi që të shterren të gjitha parimet e Kushtetutës.
Dhe më 1 prill 2020 në TV7 të Berat Buzhalës dhe gazatarit Leonard Përçuku në INTERVISTË ishte Presidenti Hashim Thaçi çdo shkrim ishte “i mjegulluar” me qellim që Kurti të përmbyset edhe fizimkisht.
Aty u shtruan DY pyetje: a të shkohet në zgjedhje; a të zgjidhet qeveri e re. Në opinion muarën pjesë 83 041 respondentë.
Prej tyre 65 681 ose 75% ishin për zgjedhje të reja. Kurse 21 360 ose 25% të anketuarëve ishin për zgjedhjën e një qeverie të re.
Kjo do të thot se si kam shkruar më 31 mars 2020, po të mbaheshin zgjedhjet të delën (më 4 prill 2020), do të fitonte Albin Kurti (VV) me 75% të votave.
Në shkrimin tim kam thënë më 31 mars se do të fitonte 52-54%, sepse kam llogaritur se shumë votues janë në trasn (për shkak të Cov-19) dhe shumë vota do të shpallëshin të pavlefshme.
Për fund,le të dihet se pala serbiane është në ofenzivë agresive. Për Shqipërinë ka bërë skenar që të futët në një MiniShëngen me Serbinë dhe Maqedoninë, ndërsa për Kosovën propogandon ndarje e cila duhej të kurorzohej në Vashington DC në fillim të marsit 2020.
Marrëveshja do të nënshkruhej në mes Thaçit dhe Vuçiqit. Tash shtrojhet pyetja a prishin Kurti apo Lobi serb mosnënshkrimin koha do ta tregoi.
Unë mendoi se prishjën e ka bërë Albin Kurti me msoshkuarje në Vashington. Pra votuesit shqiptar kurdo që do të mbahënzgjdhjet Albin Kurtit –VV do t` ia besojnë votën me nja 62-75%. Ku do të mbetet forca e foteleve që e ka bërë tërë pasurinë e Kosovës rrush e kumbulla, një ditë do të japi përgjegjësi penale.
Këtij verdiki i frigohet koncerni grabitës LDK+PDK+AAK+ LstaSerbe+Nisma+ minoritarët e shantazhaur dhe për këtë kërkojnë qeveri pa zgjedhje.
Lidhur me këtë situatë, përçarëja e rreshtimit VV me LDK me të tjerët nuk është e re. Ajo i ka rrënjët dhe buron që nga koha e UÇK-ës.
Bje fjala në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë erdhën: Fadil Hoxha, Xhavit Niamni, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi etj., dhe të gjithë këta shprehën gadishmërinë e tyre për ti dhënë këshilla në bazë të një përvoje të gjatë politike se me çka duhet ti kundërvyhemi Serbisë, ngase sipas tyre këta ish [politikan ia dinin të gjitha dobësitë politike dhe ushtarake shtetit serbosllavë.
I vetmi Ibrahim Rugova dhe LDK me disa satelit partishë të “odave të katundit ”,e kundrshtonin ardhjën në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë-pra ishin kundër UÇK-ës.
E me çfarë fytyre rreshtohen tash pas ISA Mustafës -LDK-së , partitë që e ndihmuan nocionin për rëzimin e Qeverisë Kurti ? !
Lexono vetëm 1 deri 77 Komunikantat e Shtabit Përgjithshëm të UÇK dhe do ta kuptoni se “historia e marrinave po përseritet” me përçarje meskine.
Madje mosardhjën e Ibarhim Rugovës në Zyrën e Adem Demaçit, e ka kritikuar edhe Hollbruk.
Ju preferojë të dashur lexues KOMUNIKATAT e Shtabit Përgjithshëm të UÇK-ës nga 1 deri në 77, që i kanë botuar fotot patriotët e pashterrur të DREJTËSISË dhe ÇËSHTJEËS KOMBËTARE: Sejdi GEGA dhe Fazli VELIU, ku ka edhe dokumente tjera në dy vllime, në 1230 faqe.
Shiqoni ku kemi qenë dhe çfarë PENGESASH ka bërë krahu “institucional”-LDK-së që e rrente kombin me premtime boshe.
Dokumnentet janë botuar FOTOTIP, pra nuk janë përshkruar fare.
Jo vetëm kaq, në publikimin e respektuar dhe strikt burimor do të lexoni edhe për makiancione tjera meskine: për likuidimin e plotë të UÇK-ës (qershor 1998), madje duke dërguar edhe misonarë pastaj (shtator 1998) në Drenicë që UÇK të çarmatoset.
Ai ekip nuk ka shkuar në Drenicë krye në veti, por ka pasë autorizime nga persona të caktuar .
Tutje,si është sjellë Qeveria në ekzil dhe vetë Isa Mustafa me 3% është çështje e gjyqeve...
Tash e them publikisht dhe pa ekivoke:
Albin qëndro, RINIA 95% është me ty me TRI KUSHTE:REPARACION për SERBINË, KONFISKIM për atë pasuri kombëtare që është plaqkit dhe BASHKIM KOMBËTAR si Referendum evolutiv në BE.
E ku është rinia, jamë edhe unë. Dhe kurrë mos u ndafsha prej RINISË dhe popullit tim që nuk e meriton këtë traumë në kohën e luftës Tretë Botërore bilogjike që po quhet “C-19”.
Madje, mos të mendoi ndokush se kam ndonjë interes personal apo familiar për ndonjë parti-asgjë.
E më bëri edhe më të bindur djali i Hamzë JASHARIT, jo rastësisht kur në TV kur publikisht tha: “TURP, turp ju qoftë politikanë” me tri fytyra.
Fundi i fundit, nuk është e rastësishme që në Rambuje u zgjodh përfaqsues DELEGACIONI, delegati i UÇK-ës HashimThaçi,me çka dëshmohej se Kosova ka ushtri, ka të drejtë t` i përmirsojë gabimet e diplomacisë Evropiane 1878-1946.
Amerika ka dëshmuar se është me këtë qëndrim, për zgjidhje të drejtë të çështjës Kosovës, të cilën shtetet evropiane e kanë shkëputur nga trungu kombëtar më 1878 dhe 1919.
Tash duket sakrifikuar shumë Albina, që të arrihet së pakut shtruarja e çështjës drejtë, është ushtruar mocioni.
E zgjidhja e drejtë e çshtjës Kosovës në fund të shekullit XX-të, ishte LUFTA e drejtë.
Nënshtrimi ishte “lufta” duke vajtuar me improvizime dhe deklarata boshe.
Po sot, çudia më e TMERRËSHME është rreshtimi:PDK+AAK+NISMA.
E këta janë përgjegjës MORAL për ruajtjën e amanetit dhe gjakut të luftëtarëve të Adem JASHARIT,ZAHIR PAJAZITIT,EDMOND HOXHËS ,VËLLËZËRVE HARADINAJ !
LDK dihet se dëshiron jo qeverisje por SUNDIMIN .
Vallë kush e solli arsimin të fundit në PISA, rrënjët nuk janë të sotiti, por shumë të herëshme.
Kështu është gjendja edhe në shkencë e kulturë, si pasojë e nepotizmit dhe punës korruptive.
Si është tjetërsuar pasuria shoqërore, dihet.
Antiamerikanizmi nuk është te Albin Kurti, që nuk ka lidhje me akorrupcionin.
JO, me këtë rreshtim janë partitë politike : PDK+AAK+NISMA !
Po të ishin gjallë do të ishit të nga Zahiri, Ademi ! E Bekim JASHARI ,ju ka thënë troq: “TURP për momentin politik dhe shëndetësor”.
Unë nuk e kam kredibilitetin e Bekim JASHARIT.
Por e kam nivelin arsimor dhe AMANETIN E BAC ADEM DEMAÇIT :
“Mos e rirobëroni Kosovën për interesa ideologjike e materiale". Kjo vlen edhe për VV-ën.
Sepse Kosova e meriton pavarësinë dhe DEMOKRACINË PERENDIMORE, të cilën e garanton KOMBI SHQIPTAR DHE NATO, nën drejtimin SHBA+GJERMANI, FRANCË, ANGLI.
Partitë vijnë e shkojnë, por Kosova dhe Shqiptaria, miqësia e dëlirë duhet të mbetët për gjithëmonë”!
Më 1 dhe 2 prill 2020
No comments:
Post a Comment