Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/05

Kiezi 100-vjeçar me Alzheimer: si “kokra e mollës” pas infektimit me koronavirus 4 weeks ago6 Views1 Min Read

Një 100-vjeçar kinez është shëruar nga koronavirusi, duke u nxjerr nga spitali si “kokra e mollës”.



Sipas mediave botërore, ky është pacienti më i vjetër që shërohet nga kjo sëmundje.

Plaku u sëmur në provincën Hubei, kryeqyteti i të cilit Wuhan ishte epiqendra e epidemisë.

Ai mbërriti në spital me 24 shkurt, vetëm disa ditë pasi festoi 100 vjetorin e lindjes – plaku lindi në shkurt 1920.

Mediat kineze raportojnë se burri vuan dhe nga sëmundja e Alzheimerit dhe se ka presion të lartë të gjakut e probleme të zemrës.

Gjithashtu thuhet se plaku ishte trajtuar me metoda të ndryshme antivirale. 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...