Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/11

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 20,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 deri më tani.


Më shumë se 20 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në SHBA, që nga fillimi i tij në SHBA, dhe tashmë ky vend është i pari si me numrin e të vdekurve po ashtu edhe me numrin e të infektuarve me coronavirus.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , më shumë se 20,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 deri më tani.


Ekziston një trend i stabilizimit të numrit të personave që kërkojnë ndihmë në spitale këtë javë, por numri i të vdekurve po thyen rekordet e përditshme. Në Nju Jork, vendi që është prekur shumë nga coronavirusi, të vdekurit janë varrosur në varre masive.

“Për sa i përket numrit të vdekjeve, kjo është një javë e keqe”, thotë një nga infektologët kryesorë të vendit, Anthony Fauci. “Në momentin që ne shohim një rritje të vdekjeve, ne shohim një rënie dramatike të numrit të shtrimeve në spital”, tha Fauci.

Italia dhe Spanja po qetësohen, shifrat po rriten në Mbretërinë e Bashkuar

Në Itali, numri i vdekjeve dhe infeksioneve të COVID-19 po bie, numri i personave që shërohen po rritet dhe numri i njerëzve që kanë nevojë për kujdes intensiv po zvogëlohet. Ka pasur 619 vdekje në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 19,468.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...