Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/11

Ali Baba nga mbrapa.....që po u vjedh edhe të ardhmen.

Liderët e frustruar të bllokut humbës do të marrin përgjigjen e ...
Si çdo ngjarje tjetër që ngjall interes, edhe kjo e Berlinit ishte një rast që nuk mund të humbej. Jo për të përfaqësuar denjësisht Kosovën, por për të mbushur aeroplanin e për të marrë ca mëditje të mira. Ky vërshim tipik kosovar është ilustrimi më konkret i një pushteti që moton e vet e ka-ZHVATJEN. 


albinkurti Instagram Hashtags. 1,202 Posts Photos and Videos ...


Kabinetet respektive, Presidenca, Kryeministria, ministri i Jashtëm etj., pa kurrfarë nevoje kanë dërguar një batalion zyrtarësh, që bëjnë shpenzime të kota në kurriz të taksapaguesve të vendit. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit, që abuzime të tilla ndodhin në shtetin tonë të varfër. 
pashtriku - opinione - kimete berisha: hashim thaҪi - shqiptari i ...


Ky delegacion masiv e ka një simbolikë për vitet e humbura në dialogun me Serbinë. Ky proces ka qenë gjithnjë i improvizuar ku liderët tanë me ekipet respektive kanë shkuar me duar në xhepa. 

Hashim Thaçi: "T'i shkurtojmë kufijtë" - Limit.al

Me rëndësi për ta ka qenë akomodimi në hotele të shtrenjta, drekat e darkat pa fund, shëtitjet me biznes klasë. 

Thaci karikature | Bota Press
Më vonë, gjërat u përkeqësuan, sepse tashmë nuk diskutohej më për luksin e negociatorëve tanë, por për fatin e kryenegociatorit.


I shqetësuar për të ardhmen e pasigurt të tij, që prej themelimit të Gjykatës Speciale, ai nuk ka lënë gur pa lëvizur, që të kurorëzojë një Pazar të rrezikshëm me Serbinë, duke prekur territorin e Republikës. 
Kosova në tavolinë – Thaçi, Vuçiq e Rama e bëjnë copë – copë

Samiti i Berlinit është parë si një bllokadë e këtij plani, prandaj kreu i shtetit u mobilizua me vasalët medialë e politikë, që ta bombardojë Gjermaninë në çdo aspekt. 

Lufta e re për Kosovën - Gazeta Online INSAJDERI

Duke zbehur raportet me BE-në, krerët e Kosovës e kanë betonuar izolimin e vendit edhe për një kohë të papërcaktuar dhe ky është një dëm i jashtëzakonshëm që po ia shkaktojnë qytetarëve kosovarë.


 Fatkeqësisht, me Ali Babën në krye e dyzet hajdutët nga pas, Kosova vështirë se do të shohë ndonjëherë ditë të bardhë. Prandaj, sa më tepër njerëzit heshtin dhe e ulin kokën, aq më i egër do të bëhet regjimi i despotëve.(Flori Bruqi)

2

****
Edi Baba me 40 hajdutë”, instalacioni i protestuesve të opozitës ...


Në kohën kur hajduti të shan se tregove se ai ka vjedhur, biles ka vjedhur shumë nuk duhet të shkruash më apo të flasësh më, por të reagosh që ta ndalësh hajdutin i cili ashtu si dhelpra do të bëjë vrima të tjera rrotull tokës tënde që të të kafshojë ato pak shpendë që ke rrethuar brenda telave.


bujar kapexhiu - Hapur

Ne këtu kemi një hajdutllëk qeveritar që ka lënë edhe dhelprën në hije, por edhe ujkun në zgavër, çakallin e ka hedhur për tokë, dhe po konkurron hajdutin e tmerrshëm më pamje njeriu, Ali Baba me 40 hajna. Ky është Edi Rama me 40 ministrat e tij që ka ndryshuar në 6 vjet qeverisje.


Kaq ministra duhet të ketë ndërruar qysh kur ka marrë mandatën e parë të qeverisjes së zezë së tij për të mos bërë asgjë të mirë për shqiptarët.

Bujar Kapexhiu (9) – Shqiperia.com
E zeze më shumë se boja që ‘thuthuqi’ Paloka ja dha surratit në ditën e Shën Valentinit si shenjë e dashurise së madhe të opozitës por edhe të shqiptarëve për kreun e qeverisë ose ‘Skenderbeun’ e Spiro Palit.


Karikatura/ Zjarri opozitar, deputetët djegin mandatet – Dosja AL

Iku Beqaj, ishte i mirë thanë



Bujar Kapexhiu me 9 kushtet gjermane ndaj kryeministrit Rama


Iku Damiani, ishte i miri po thonë, po i bie unazës duke shkuar në drejtim të posteve të tjera në parti...


Iku Arbeni, ishte i mirë thanë, inceneratoret akoma nuk u është hedhur një tullë.

Bujar Kapexhiu - Posts | Facebook

Iku Siamiri, ishte i mirë, ministër i jeshilllëkut

Iku Fatmiri, edhe ky i mirë ishte, skafet nuk i iknin pa leje.

Iku Lindita, edhe kjo cilësore ishte, beri një ligj të arsimit të lartë që nuk e kupton as vetë, por vilen ama e ka të kompletuar mirë.


Bujar Kapexhiu vendos në “lojë” Edi Ramën, “mbërrin” dhurata nga ...


Iku Mirela edhe kjo kualitave në të lexuar se për kulturën ku vret rrufeja.


Iku e iku, u ndryshuan, por hajdutëria ngeli, ndërroi dorë, u shtua derisa u kap me presh mes shalësh me Unazën e Re.


Karikatura Bujar Kapexhiu (4) – Shqiperia.com

Tani duket se është sërish radha e Rëmës dhe këtyre adoloshentëve që ka në qeveri për të bërë batërdinë e fundit ne pasuritë e shqiptarëve.



Mysafiri i Mengjesit Prof. Bujar Kapexhiu 21.10.2015 - YouTube
Asnjë projket nuk është realizuar në 6 vjet qeverisje, po asnjë i vetëm. Vetem PPP-të kanë lulëzuar e paratë e qytetarëve shqiptarë, akuzon opozita, herë nga pak e herë nga shumë po përfundojnë në parajsat fiskale me emra të koduar.


Suksese në jetë' titullohet karikatura e fundit nga Bujar Kapexhiu ...


Premtoi aeroporte në çdo qytet e as te Kukësit që ishte i mbaruar nuk e hapi dot.



Podiumi – A fiton PS pa LSI, zgjedhjet? Ja çfarë mendon artisti ...

Premtoi rrugën e bregut të detit, por as rrugën e Elbasanit të mbaruar, nuk e mbylli dot, ti bënte rrethimin metalik ose vijat e bardha për të cilat është specialist.


Premtoi Air Albania por na doli një mashtrim si të tjerët, solli vetëm dy dronë për policinë edhe këto dhurata nga partnerët.

Rama: Tirana ka mbetur pa bashki. Kapexhiu, karikaturë për ...



Premtoi ujë e drita, i gjeti gati të gjitha, e thjesht u rriti çmimet.

Premtoi. Premtoi.....


Bujar Kapexhiu vë në lojë Ramën, ja ''arsyeja e vërtetë'' për ...


Së fundi shkoi edhe në Lezhë e u tha banorëve për hërë të 15 –të se rruga e Torovicës do të bëhët.....


Tallje e hapur me qytetarët shqiptarë

Eh... ministrat u ndryshuan. Të gjithë ikën se punuan mirë, ishin përfektë, ishin të qeshur. Por edhe qanin ndonjëherë, njerëz me emocione, se merziteshin nga akuzat e opozitës por në mënyrë të veçantë mërziteshin se merzitej “shefi”.


Bujar Kapexhiu bën doktor ministrin Ilir Beqja | GAZETA SHËNDETI
Por merzitja e tyre e pashpjgueshme nga të bertiturat gjithë ‘kulturë’ të Edi Ramës, se po vjedhin pak, e kishte shpjegimin, mashtro e zbato pa fjalë e kokëulur, porositë e shefit.

Që të gjithë e dinë kodin e komunikimit të kreut të qeverisë e nuk është nevoja t’i përsëritësh është berë publik që nga koha që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ik more ..., ik moj ... na çave.... na e solle në majë të hundës, të vjen era ..., Me ropt e shpisë, të bëfsha këtë, e të bëfsha atë.


Bujar Kapexhiu e 'bëri' Kryeministër, shikoni reagimin epik të ...

Ky është modeli i komunikimit të atyre me të cilët qeveriste dhe qeveris Rama e të gjithë e thonë, por nën dhmbë, që është me probleme serioze por askush nuk e pranon publikisht.


Fajin e ka tepsia.


Tweet Albania on Twitter: "#karikatura nga Bujar Kapexhiu http://t ...

Erdhi në pushtet me sopatë në dorë por korri e bloi vetëm për mullirin e tij të propagandës dhe të vjedhjes së pasurive të shqiptarëve.



Bujar Kapexhiu (15) – Copy – Shqiperia.com

U akuzua nga OSBE për 200 milionë euro dhe direkt pas kësaj solli ne atdhe të vëllain e tij për të menaxhuar varfërinë që kishte kaluar në SHBA.


U akuzua për tendera korruptivë të sistemit shëndetësor dhe e mbajti me dhunë Ilir Beqajn ministër deri sa nuk mbante më, e deri sa bëri, chekap e ketchap gjithë sistemin. Të varfërit i rropi e të pasurit u lumturuan.

Tha do rrisë pensionet e ua nxiu jetën shqiptërve më sigurime e gjoba.


Tërhiq e mos e këput' - nga Bujar Kapexhiu - Syri | Lajmi i fundit

Do ulte taksat e ua nxiu jetën shqiptarëve me taska


Do ulte energjinë, eshtë rritur dyfish.

Për këto arsye e shumë të tjera qytetarët nuk duhet të kene frikë të protestojnë kundër hajdutit, hajdutëve dhe hajdutërisë.

Sepse nese nuk e bejnë, ai do të vijojë të vjedhë përsëri, deri sa nuk do mbetet asgje në këtë vend.

Ristrukturim shkodran'/ Kapexhiu tall Ramën - Syri | Lajmi i fundit

Ose deri sa të gjithë të bëhen si ai, ose te ikin nga ky vend. Se kështu bënte edhe Ali Baba, vidhte e vidhte e pastaj me ata që u kishte vjedhur shtonte radhët për të vjedhur të tjerët, i kishte në dorë, u kontrollonte varfërinë dhe vesin.


Bujar Kapexhiu - Transparencë qeveritare | Facebook

Por sot po rallohen ata që mund te vidhen dhe në mënyre që të mos ngelet bosh ky vend duhet protestuar që hajdutët të shkojnë atje ku e kanë vendin e ata që duan të jetojnë me ndershmëri në këtë vend të shikojne të ardhmën e fëmijëve të tyre ndryshe.... jo me valixhe në krah duke rrotulluar sytë nëse kanë ndonjë Ali Baba nga mbrapa.....që po u vjedh edhe të ardhmen.(Flori Bruqi)

3.

Ivani i Tmerrshëm, emblema e sunduesit sadist, etrit mizorë të historisë dhe paranoja e frikës




Çdo vepër e ligë, mizori dhe barbari, çdo pjellë e territ të zemëratës dhe trazimit të shpirtit e përfaqëson atë. Ai ndoshta nuk i bëri të gjitha përsa nam të keq fitoi në kujtesën e njerëzimit, por nuk i’a kurseu vetes monstruozitetet dhe makabritetet më të përbinshme. Ai ishte një monark paranojak, i sëmurë, ishte një identit i mraztë, një vetëdije e molepsur nga natat e kohëpaskohëshme që e vunë përfundi që nga fëmijëria deri në zotërimin e pushtetit të tij të frikshëm, duke e shndërruar në një Ivan të Tmerrshëm, i cili vuante më shumë ngase hiqnin viktimat e tij. Edhe përvojat artistike që u përpën të ravijëzojnë aspektin fizik dhe shprehinë e tij shpirtërore përmes elementeve kumtues estetik, janë në të njëjtat qasje, njëjtë si nami i keq që pati si ai Car i Rusisë.

Faktet tregojnë se ai e transformoi Rusinë në një shtet shumëetnik dhe shumëfetare, duke e shtrirë në një territor prej 1 miliardë hektarësh. Ivani u bë i pari Car i të gjithë rusëve. Eshtë thënë se ishte një figurë komplekse: vuante nga sëmundje mendore; por diplomat i aftë; mbrojtës i arteve dhe tregtisë; mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë; i tmerrshëm për shtresat e larta.

Ivani i tmerrshëm, i njohur gjithashtu si Ivani IV, ishte Cari i Rusisë në vitet 1533-1584. Që fëmijë, ai kishte një natyrë gjakatare. Abuzonte me kafshë të tilla si qentë dhe macet. Ai filloi të vriste njerëz që në vitet e adoleshencës, pasi kjo ishte për të si sadist, “zbavitëse”. E gjithë kjo urrejtje dhe ky helm, gjithë kjo masakër dhe pamëshirë supozohet se i kishte rrënjët në fëmijërinë e tij të hershme. Jo vetëm sjelljet sadiste, por edhe ajo çfarë rëndoi mbi të, u bënë ajo lëndë e ngjeshur terri dhe hidhërimi që duke u fermentuar do të shndërroheshin në një vepër të denjë për çdo demon.

Flitet ka shumë për të këqijat që bëri, duke filluar që nga rrëmbimi i shtëpive dhe tokave. Shkatërroi qindra fshatra dhe qytete. Mbi të rëndon përgjegjësia për masakrën e Novgorodit, ku u torturuan dhe vranë mbi 60.000 njerëz. Ai krijoi dhomën e vet të torturës, dhe dënoi familje të tëra, të cilat besonte se ishin armiqtë e tij.

Ai mbante një ari, ndërsa urdhëroi që shumë njerëz të shqyheshin nga arinjtë dhe ujqërit. Ivani kishte një obsesion të tillë me njerëzit që vdisnin, saqë kur ai urdhëronte dënimet me vdekje, zakonisht ulej para skenës së ekzekutimit dhe vëzhgonte. Pranë tij gjendeshin prindërit, që shihnin torturimin dhe ekzekutimin e fëmijëve të tyre.

Disa ekzekutime zgjasnin deri në 15 orë! Ai u hiqte njerëzve brinjët përmes darëve të nxehta, ndërsa përdhunonte vajza. Pasi u martua për një ditë, ai e vrau gruan e tij. Ivani e rrahu thjeshtrën e tij shtatzënë, sepse besonte se rrobat e saj ishin të papërshtatshme, dhe vrau djalin e tij duke e qëlluar në kokë pas një zënke. Ai ishte një vrasës serial.

Me vdekjen e tij më 28 mars 1584, Rusia nuk u nda përgjithmonë nga përvoja makabre e etërve sadistë, përkundrazi, Ivan të Tmerrshëm e çeli serinë e udhëheqësve të sëmurë, despotëve mizor, diktatorëve satrap, liderëve paranojakë. Ajo dukej se ishte e destinuar të ishte nën zotërimin e udhëheqësve të këtij kalibri, nënshtruesve dhe sunduesve që i lejojnë vetës çdo ligësi si formë udhëheqjeje.

Ivani i Tmerrshëm nuk ishte i vetmir mizor i historisë së njerëzimit, kujtesë ngjethëse e cila nis serinë e etërve demonë me Qin Shi Huang, i cili sundoi nga viti 247 – 210 para Krishtit. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajtohej, dhe digjte librat “kritikë”. Për të vazhduar Caligula 37 – 41, i cili eliminoi rivalët e tij politikanë, duke detyruar prindërit e tyre të bëheshin pjesë e ekzekutimeve, dhe veten e shpalli si Zot i gjallë. Sipas historianit romak Suetonius, Caligula kishte marrëdhënie seksuale me motrat e tij. Ai përdhunoi dhe vrau shumë njerëz, ndërsa kalin e tij e bëri senator. Pjesë e kësaj panorame tmerri është edhe Attila i Hunëve, sundoi nga viti 434-453. Ai pasi vrau vëllanë e vet, Attila u bë lideri i Perandorisë Hune, që ishte e vendosur në Hungarinë e sotme. Ai e zgjeroi Perandorinë e vet deri në Gjermani, Rusi, Ukrain e deri ne Ballkanin e sotëm. Serinë e vijon Wu Zetian, 690-705. Kur ishte 14 vjeç arriti të bëhet perandoreshë e Kinës. Në mënyrë të pamëshirshme eliminoi kundërshtarët e saj duke i dëbuar ose ekzekutuar, madje edhe kur ata ishin pjesë e familjes. Lista është e gjëtë dhe mizoritë janë të pashembullta, ajo vijon që nga Xhingis Han që sundoi nga viti 1206-1227, Tomas de Torquemada, 1483-1498, Timur, 1370-1405, Vladi III, Princi i Vllahisë, 1448-1476, apo Vampiri siç quhej ndryshe, u shpall sunduesi i principatës së Vllahisë. Ai i kishte ftuar të gjithë rivalët e tij në një banket, ku ai i kishte therur dhe masakruar . Historinë e urizë sadiste të zotërimit dhe pushtetit e pasuron Mbretëresha Maria I që sundoi në periudhën ndërvitase 1553-1558. Pasohet nga Kontesha Elizabet Bathory de Esced, 1590-1610, Maximilien Robespierre, 1789-1794, Mbreti Leopold II i Belgjikës, 1865-1909, Mehmet Talaat Pasha, 1913-1918, Vladimir Lenin, 1917-1924, Benito Musolini, 1922-1943, Jozef Stalini, 1922-1953, Adolf Hitler, 1933-1945, Mao Ce Duni, 1949-1976, Augusto Pinochet, 1973-1990. Lista vijon ende, sepse etja për gjak dhe mizori e njerëzve e pushtetit është po kaq e epshme dhe babëzitëse sa dhe uria për para dhe zotërim. Ivani i Tmerrshëm ishte njëri prej tyre dhe të gjithë janë unikë në mënyrën se si i qasen pasurimit të ekspozesë së frikës dhe terrorit që mbjellin.

Bota sot është më e iluminuar, më e vetëdijshme, më e qytetëruar, por do të ishte naivitet të thuhet se është më pak gjakatare dhe më pak e ekspozuar ndaj krimit si pasion pushteti dhe zotërimi. Ivanë të Tmerrshëm kanë udhëhequr dhe vijojnë të jenë zotë të fatit të njerëzve përgjatë gjithë historisë së ekzistencës, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka gjasë të çlirojë njeriun prej maktheve të frikës dhe paranojës. Progresi, shtytja në caqe të paimagjinueshme të zotërimit njohës, përmirësimi i skajshëm i cilësisë së jetës, pasurimi i marrëdhënies dhe komunikimit përmes teknologjisë që synon të sfidojë çdo limit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë njeriun nga barbarët, nga mendjet prej terri dhe pasionet e gjakut.

Ata thjeshtë janë shndërruar në Ivanë të Tmerrshëm të një modeli të ri. Kirimet e tyre janë më të rrafinuara. Shprehja e sadizmit kohështrihet dhe ka pësuar larmi. Ata ishin, janë dhe do të jenë etër të fateve tona.

Duket se njeriu ka pranuar so zot dhe njohur at, frikën, dhe nuk ka lejuar të jetë i sunduar prej asgjëje tjetër veç prej liderve të sëmurë, paranojak, sadistë dhe mizorë. Si në prehistori, në mesjetë dhe në modernitet, pushteti dhe sundimi, kanë joshur gjithnjë mendje të errëta dhe identitete gjakatare, nga një zell i epshëm i ndjenjës së frikës dhe nënshtrimit, përsekucionit dhe diskriminimit.(Albert Vataj)

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...