Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/11

Kundërshtimi i Qeverisë Kurti është prioritet i opozitës së tanishme

Kundërshtimi i Qeverisë Kurti është prioritet i opozitës së tanishme


Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin çdo mundësi, përfshirë edhe protestat për të qenë kritik ndaj premierit Kurti.

 Ndërsa, shoqëria civile kërkojnë që opozita të jetë konstruktive në temat nacionale. ​

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë për KosovaPress, se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet.

KosovaPress ka tentuar disa herë që të kontaktojë me disa prej deputetëve të PDK-së në lidhje me këtë çështje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

E njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.

Analisti politik, Faton Abdullahu nuk përjashton mundësinë që ‘komandantët’ opozitarë të bëjnë edhe veprime jashtë institucionale.



Ndërsa, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha i rendit gjitha arsyet se pse gjitha partitë parlamentare duhet të jenë unike në këtë legjislaturë. 

/KosovaPress/

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...