
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas deklaratave të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila mbrëmë ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit nuk varej nga votat e PAN-it e as nga Lista Serbe, por që përpjekjet për të prishur bashkëpunimin LVV-LDK, u shtuan dhe se zëri kryesor për prishjen e koalicionit u bë Agim Veliu, që nuk kishte marrë fare pjesë në zgjedhje.

Fell i ka shtije hundtë njëfarë Agim Veliu?
“Fitoret radhazi në zgjedhjet lokale dhe nacionale flasin më së miri. Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj dhe as në degën e saj, po ia konteston legjitimitetin qytetar një fituesi të 15 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme. LDK-ja i kishte ofruar Vjosa Osmanit fillimisht të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës, prej nga vjen, por kishte refuzuar. Po ashtu në zgjedhjet lokale të vitit 2017 i është ofruar kandidatura të garonte për kryetare të kryeqytetit, që apriori e kishte refuzuar, duke u arsyetuar se nuk ka kohë”, ka shkruar Agim Veliu në Facebook.
No comments:
Post a Comment