2020-04-05

Nga Gjin Musa : Doli nga shtypi “Leksikoni enciklopedik”, i autorit Prof.Dr.FLORI BRUQI



Gjin Musa - Home | Facebook

Akademik Prof. Gjin Musa


Kryeredaktor dhe administrator i Medias Online
                                                                           Tel.: 0039 34 603 424 12

                                                                            Email: gjinmusa@yahoo.it


Përë herë të parë në trojet tona shqiptare , më një punë të palodhshme në fushën e shkencës,letërsisë , artit doli nga shtypi sot libri me titullin “Leksiokon enciklopedik” , botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane -Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK,Prishtinë).

Flori Bruqi

Autori i Librit Flori Bruqi


Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri , Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare (Flori Bruqi, Dibran Fylli,Hakif Bajrami,Naim Kelmendi,
Nijazi Halili,Fatmir Halimi,Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse.

Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe ne vitin 2019 ASHAK ,botioi ” Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…,ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve -Dega në Prishtinë , do të ketë disa vëllime…. dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve,artistëve në fushat e ndryshme.

Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca,letërsia ,arti shqiptar në shekuj.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…

Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull, që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

Çfarë janë botimet për shkencë,letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim ngase behet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…vlerësoni,…por ka edhe të tillë që e gjykojnë veprën akoma pa e lexuar,


*******



Fritz Radovani 4 Prill 2020 At 8:42 am

Urimet ma te mira prej zemret te gjithe Atyne qe kane kontribue per kete Veper!

I uroj shndet, po edhe krijimtari te pashterrshme ne sherbim t’Atdheut!

Ju pershndes, jete te gjate e te kandshme i Nderuem Profesor Flori Bruqi!

Nga Melbourne, 

Fritz Radovani.


****


Ju falnderoje nga zemra juve z.Klevelan Ohaja dhe juve z.Frtz Radovani per mbeshtetjen dhe perkujdesjen tuaje.
Me shum respekte

Akademik Gjin Musa

Rom,Itali

4 Prill 2020 At 8:42 am
*****


I dashur Profesor Flori, akademik,

Ju uroj nga zemra Juve, si nismëtarin dhe kontribuesin kryesor për botimin e veprës madhore “Leksikoni Enciklopedik”. 

Kjo është vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse.

 Ju, si një intelektual i shquar i kombit shqiptar dhe si autor i gati 50 veprave të botuara në disa gjini të letrave shqipe, keni zënë një vend nderi në aradhën e intelektualëve shqiptar. 

Kjo është vepër me dimensione të tilla perceptimi, të cilën si zor se mund të ishte në gjendje ta përgatiste edhe një sektor i tërë i Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë.

 Është për të ardhur keq që ne, si komb, për fajin e këtyre dy akademive, nuk kemi të botuar një Enciklopedi Shqiptare shumë vëllimshe. 

Pikërisht pë fajin e këtyre dy akademive ne nuk kemi të botuar një Fjalor të gjuhës shqipe, me, të paktën, 100 mijë fjalë. 

Gjuha shqipe është themeli i gjuhëve evropiane. por, çuditërisht, hartimi i një Fjalori me përmasa të tilla, as që që është parashikuar për t’u hartuar në perspektivë.

Edhe një herë urime nga zemra për botimin e “Leksikonit Enciklopedik” dhe të veprës “Diademë letrare 4”.

Me respekt të veçantë.

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo


4 Prill 2020 At 1:37 pm


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...