2020-04-06

Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së: Virusi nuk do të zhduket

WHO boss arrives today - Solomon Star News

Dr.Takeshi Kasai

Pandemia e Covid-19 nuk është një luftë e lehtë dhe nuk do të zhduket lehtë. Ky parashikim i frikshëm vjen nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, kurba rënëse e virusit në botë nuk ka gjasa të shkojë drejt fundit tani shpejt dhe se vendet duhet të fokusohen në ngadalësimin e transmetimit të virusit.

“Ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë lufta me Covid-19. Njerëz në të gjithë botën po luftojnë me të 24 orë në 24 dhe po japin maksimumin e tyre, por nuk ka të ngjarë që ai të zhduket në javët apo edhe muajt e ardhshëm”, nënvizoi  Dr.Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së

Nga ana tjetër, ai shtoi gjithashtu në një konferencë për shtyp të zhvilluar online se ende nuk ka një mjekim të caktuar apo vaksinë kundër Covid-19. Virusi ka infektuar mbi 800 mijë persona në mbarë botën dhe prej tij kanë humbur jetë 38 mijë të tjerë. Pasojat më të mëdha i kanë patur Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja, duke ia Kinës me numrin e rasteve të konfirmuara, vend ku lindi virusi në fund të vitit 2019.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...