Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/08

Recep Tayyip Erdogani ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore kundër


Kohë më parë n ë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me koronavirus.


Në këtë donacion përfshihen maska, dorëza dhe teste për verifikimin e personave me COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, ka falënderuar shtetin e Turqisë për ndihmën e dhënë në kuadër të luftimit të COVID-19.

“Kjo ngjarje tregon solidaritet dhe miqësi në kuadër të betejës me COVID-19 në Kosovë.

 Nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme që të përballemi më lehtë me COVID-19. Falënderoj miqtë tani që deri tani kanë dhënë ndihma për popullin e Kosovës”, tha ai.

Në katër javët e para, ministri dr.Arben  Vitia pohoi se janë përballur me mungesë të furnizimeve me materiale shëndetësore. Megjithatë, ai tha se sot falë ndihmave dhe masave të marra nga qeveria në detyrë, kanë gjendjen në kontroll.


Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, tha se ndihmat për Kosovën janë nisur me kërkesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.


“Në muajin mars, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar të ndihmojmë popullin e Kosovës.  

 Më 19 mars 2020 kanë realizuar një telefonatë, ndërsa më 20 mars 2020 është nënshkruar marrëveshja e grantit.

 Jemi të lumtur që kemi pasur mundësi t’i përgjigjemi pozitivisht Kosovës në këto ditë të vështira”, tha ambasadori Sakar.

Falënderues ndaj këtij donacioni u shpreh edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës,Prof.Dr.  Lumir Abdixhiku, teksa bëri të ditur se do të organizojnë një fluturim për qytetarët që kanë mbetur në Turqi.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...