Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/09

Britani, 3 muaj burgim pasi vodhi maska nga një spital

Një person në kryeqytetin britanik Londër është dënuar me tre muaj burgim pasi vodhi maska kirurgjike nga një spital. 

Britani, 3 muaj burgim pasi vodhi maska nga një spital

Policia e Londrës tha në një njoftim se bëhet fjalë për një 34-vjeçar me inicialet L.H, i cili të dielën vodhi tri maska kirurgjikale nga spitali i King's College në kryeqytetin britanik.

Personi është kapur nga pjesëtarët e sigurisë pas denoncimit nga ana e personelit që ka dëshmuar rastin, ndërsa më pas është arrestuar nga policia.

Të martën ai është transferuar në gjykatë, ku është dënuar me tre muaj burgim.

Personeli shëndetësor në Britani është duke përjetuar mungesë të pajisjeve për ta luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sëmundja deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 6.159 personave në Britani.

Anadolu Agency (AA).

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...