
Për dy të akuzuarit, Naser Osmani e Atdhe Gashi, vjetërsimi ka ndodhur për pikën 3 dhe pikën 5 të aktakuzës.
“I pandehuri Naser Osmani në periudhën kohore prej vitit 2008 -2013, në cilësinë e personit të punësuar në UFORK me qellim të shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligi, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave dhe të hyrave të tjera, i njëjti ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, shuma e shmangies nga i pandehuri dëmtimi i buxhetit të ATK-së - Republikës së Kosovës është 3,510.00 euro, me këtë ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 249 par. 1 të Kodit të vjetër Penal si ligj më i favorshëm (KPK)”, thuhet në aktakuzë.
Pasi që kjo vepër dyshohet se është kryer në vitin 2013, atëherë i bie që është vjetërsuar në vitin 2019.
Kjo pasi që në Kodin e Vjetër Penal kjo vepër ka qenë e dënueshme me tre vjet. Prej kohës kur është kryer kanë kaluar disa muaj më shumë se gjashtë vjet. Vjetërsimi i veprës penale bëhet kur kalon dyfishi i kohës së dënimit. Nga 2013 deri tani kanë kaluar gati shtatë vjet.
Edhe të akuzuarit, Atdhe Gashi i ka “vdekur” juridikisht një pikë e akuzës.
No comments:
Post a Comment