2020-04-05

Nuk harrohet egzodi mitik i Bllacës


Fotografia e Jahja Lluka

Kur sot jam i nderuar t’ju drejtohem me këtë fjalë të shkurtër, nuk mund ta fsheh jo vetëm kënaqësinë dhe privilegjin, por e kam vështirë t’i fsheh edhe emocionet, sepse më në fund, një ëndërr që kaq vite e kemi kultivuar dhe dëshiruar, sot po e bëjmë realitet.
Fotografia e Skender Asani
Ra ky mort dhe u pamë


Unë vij sot para jush edhe me emocionet që i kishim kur ditë më parë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup e përkujtuam 20-vjetorin e eksodit të Bllacës dhe mezi gjetëm fuqi e fjalë që ta shënojmë atë ngjarje që e tronditi mbarë botën.

Fotografia e Skender Asani
Ishte një kohë tjetër,...kur njeriu "përbinte" edhe hekur 

E si historian që jam, por edhe si drejtues i Institutit, mund t’ju them se sot ne nuk po vendosim vetëm një gurthemel të një qendre përkujtimore, madje as treni që sot e kemi këtu si shenjë kujtimi për një të kaluar të hidhur nuk është i mjaftueshëm për ta përkapur krejt përkushtimin dhe synimin tonë.
Fotografia e Skender Asani

Më të vërtetë, ne sot këtu po vendosim të ngremë një qendër që do ta konservojë, ruajë, mbrojë dhe kultivojë krejt kujtesën historike të shumë gjeneratave shqiptare përgjatë më shumë se një shekulli.

Fotografia e Skender Asani
Është më plotë  arsye  që Instituti i ynë , me ndihmën edhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ministrit Arbër Ademi, tashmë e ka hapur sektorin e Muzeologjisë, që të mund kështu të kujdestarojë në ngritjen e kësaj qendre përkujtimore.

Fotografia e Skender Asani

Të përmendësh krimet makabre , dhunimet seksuale , masakrat, eksodin, pastrimin  etnik, janë rrëfime tronditëse , që mund të ndërtojmë një mur të madh  më  kujtime , vajtime për vuajtjet e popullit shqiptar, të cilat do ta ndërgjegjësonin sejcilin njeri në botë se gjatë këtij njëqindvjeçari ishte një popull që ishte viktimë dhe ishte një shtet që ishte dhunues dhe agresor.
Fotografia e Skender Asani
Ska  rast që është kaluar pa vuajtje  , ndryshime shpirtërore  ngase  kjo është përtej fuqisë sonë.Dhe ne  duhet  ta përkujtojmë çdo sekond...çdo ditë ...vjet , që të marrim mësim prej saj dhe të mos lejojmë që ajo të na përsëritet.

E në  këtë rast dua ta falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe mikun tim, që është këshilltar i Kryeministrit – z. Jahja Lluka, për përkushtimin e tyre serioz që të arrijmë në këtë ditë.


Ra ky mort dhe u pamë ...


Fotografia e Jahja Lluka



Botërisht , mirënjohje meriton edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm për këtë gurthemel, por edhe për krejt çfarë ka bërë që ta ndihmojë popullin shqiptar të Kosovës në kohën kur ata trokitën në derën tonë.

E  një ditë emrat tonë mund të harrohen, por kjo qendër do të mbetet pronë e përhershme historike e krejt gjeneratave që vijnë pas nesh....


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...