2020-04-06

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe ( Botuar nga: EDFA në 2007 )

Autori: Edmond Tupe , Eshref Ymeri , Ali Dhrimo



titleToAlt

I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.


Çmimi: 1300 Lekë



DETAJET E LIBRIT


Shtëpia Botuese:EDF(2007)
Botuar në2007
ISBN-1978-99943-920-7-0
Formatime kapak të hollë
Nr. faqe:698
Përmasa:169 x 239 x 31 mm

Ali Dhrimo lindi në marsin e vitit 1939 në një familje të varfër ekonomikisht si gati të gjitha familjet në fshatin Çorraj të cilët e përballonin jetën me vështirësi e duke punuar si argat edhe në vende jashtë territorit të fshatit për të plotësuar nevojat bazike për të jetuar e për të siguruar bukën, pasi me prodhimin vendas fshatarët siguronin rreth 50-60 përqind të nevojave vjetore, ndërsa për produktet e tjera as që bëhej fjalë për të patur ndonjë standart të përcaktuar. Kësaj varfërie të skajshme ju shtua edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore që për Shqipërinë njihet si datë historike fatkeqe Prilli i vitit 1939, kuptohet se në ç’kushte u rrit Aliu dhe bashkëmoshatarët e tij në fshatin Çorraj që gjatë periudhës gati 5 vjeçare që vazhdoi lufta fëmijët e asaj periudhe me përkujdesin e nënave e baballarëve të tyre u rritën më shumë nëpër pyje se në banesat e tyre pa asnjë kusht minimal për jetesë. Pikërisht për këtë të vërtetë të hidhur duke biseduar me Aliun në Tiranë për sakrificat e nënave tona se si ato na kanë rritur e shpëtuar jetën, ai në mënyrë të përmbledhur e përcaktoi atë periudhë afërsisht në këtë mënyrë: “Dëgjo Arqile më thotë përderisa neve nuk vdiqëm në atë periudhë që të porsalindur filloi lufta dhe varfëria ekstreme ekonomike e familjeve tona nuk besoj se do vdesim ndonjë herë”. Natyrisht me këtë nuk duhej të thoshte se jemi të pavdekshme por për të treguar vështirësitë e paperceptueshme për ditët tona.

Pra, në këtë mjedis familjar dhe shoqëror u lind e u rrit Ali Dhrimo i cili shkollën fillore pas çlirimit të vendit e kreu në fshatin e lindjes në Çorraj, ndërsa shkollën 7-vjeçare në fshatin Kuç rreth 5-6 km larg vendlindjes. Natyrisht që për brezat e sotëm është e pabesueshme për vuajtjet e sakrificat që bëri Aliu për të mbaruar shkollën 7-vjeçare në Kuç, por unë do mundohem ta përshkruaj atë ashtu si ishte e vërteta pasi duke qenë bashkëmoshatar patëm të njëjtin fat për të marrë sadopak dije të përballonim ato sakrifica dhe në atë moshë. E them këtë se si rregull nga shtatori në nëntor dhe nga maji në qershor që do të thotë 5 muaj nga 9 muaj që vazhdonte shkolla ne shkonim dhe vinim më këmbë nga Çorraj në Kuç duke përshkruar rreth 10-12 km rrugë çdo ditë, të ushqyer e të veshur mjaftueshëm sa që kur ktheheshim na merrte aq shumë uria sa që kur vinim afër fshatit nuk mund të duronim nga urija dhe shpërndaheshim si zogjtë në pemë të ndryshme për të gjetur ç’të mundnim për t’u ushqyer. Por kur bashkohet dëshira me inteligjencën natyrale të çdo individi kapërcehen vështirësitë dhe arrihet dëshira dhe objektivi që ka secili, gjë e cila karakterizon gati çdo Çorrjati, pasi ata pas çlirimit të vendit bënë përpjekje të mëdha për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor dhe të zhvillimit të gjithanshme të tyre dhe u arrit që sipas statistikave të kohës u konstatua se nëse në prag të çlirimit të vendit nuk kishte nga fshati asnjë djalë apo vajzë me arsim të lartë, në vitin 1984 ose pas 40 vjetësh në një fshat me rreth 60 shtëpi, kishin marrë arsimimin e lartë 177 vetë, nga të cilët 39 vetë inxhinierë 36 vetë ekonomistë, 22 vetë agronomë, 64 vetë arsimtar dhe 16 vetë në fushën e mjekësisë si dhe 226 vetë me arsim të mesëm. Sipas këtyre të dhënave për këtë periudhë që analizojmë rezulton se kanë mbaruar arsimin e lartë e të mesëm mesatarisht 6 vetë për çdo familje.

Pikërisht në këtë mjedis arsimdashës u rrit e u edukua edhe Ali Dhrimo që me zgjuarsinë që i kishte falur natyra, vullnetin dhe këmbënguljen skrupuloze që kishte për t’u shkolluar si dhe duke vlerësuar të kaluarën nga vinte e objektivat për ku duhej të arrinte bëri që ai të përfundonte shkollat e çdo cikli me rezultate të larta dhe të arrijë në ato nivele për të marrë e merituar titullin e lartë “Profesor Doktor” Ali Idris Dhrimo.


Duke vlerësuar karakterin, këmbënguljen për arritjen e synimeve që ai i vinte vetvetes dhe zgjuarsinë natyrale si dhe përbërjen patriotike të familjes pasi xhaxhai i tij Toger Demir Dhrimo humbi jetën duke luftuar për çlirimin e Tiranës në nëntor 1944 dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Aliu pasi mbaron arsimin e mesëm dërgohet nga shteti Shqiptar për studime të mëtejshme në Laipcig të Gjermanisë.

Vlerësimi që ju bë e meritoi dhe e justifikoi plotësisht me punë, duke lënë gjurmë në rrugën studimor-shkencore. Kështu ai pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1963 në Fakultetin Histori-Filologjik për shkak të rezultateve të larta në mësime, emërohet në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë në sektorin e gramatikës e më vonë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” si redaktor në redaksinë e veprave seriale. Për një periudhë të gjatë kohore prej 12 vjetësh ka kryer detyrën e kryeredaktorit të revistës “Gjuha Jonë” pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ndërsa nga viti 1992 deri në vitin 1998 ka kryer detyrën e Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e më pas shef i departamentit të Gjuhës Gjermane në këtë fakultet. Falë nivelit profesional, kërkesës së llogarisë dhe figurës morale të tij, ka bërë që brezi i studentëve të dalë nga dora e Aliut të dallonin nga të tjerët e për pasojë autoriteti dhe respekti për të ishte gjithmonë e më shumë në rritje.

Profesor Aliu, krahas punës zyrtare në vartësi nga funksionet që ka kryer nuk ka lenë pas dore edhe punën studimore-shkencore, kështu pasi plotësoi kreditet e kërkuara në vitin 1986 mori titullin “Doktor i Shkencave” dhe duke u thelluar në veprimtarinë shkencore në vitin 1994 mori titullin e merituar “Profesor në Gjuhësi” pasi njihte dhe fliste mirë gjuhën gjermane si dhe gjuhën angleze dhe atë rusishte.

Ndonëse ai ka shumë punime apo edhe dorëshkrime por unë duke ju referuar librit “Çorrajt, traditat dhe njerëzit e tij”, me autor Jorgo Melica, rezulton se Profesor Aliu ka lënë trashëgimi për shoqërinë shqiptare punime me vlerë shkencore, pedagogjike dhe shoqërore. Kështu ai ka hartuar dhe botuar mbi 140 shkrime (vepra, monografi, artikuj, publicistikë dhe përkthime) për probleme të gjuhës, kulturës, folklorit dhe të botës shqiptare në përgjithësi, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Midis shkrimeve të tij përmendim ato që lidhen direkt me krahinën e Labërisë, si: monografi për emrat e vendeve të Kurveleshit (në “Studime Filologjike” 1973-74), dy kumtesat në dy konferencat albanologjike (1968 dhe 1981),për emërtimet e vendeve të Kurveleshit dhe për emërtimet e Labërisë si dëshmi e unitetit tonë kombëtar dhe kumtesën për emërtimet e fshatit Çorraj (“Kultura Popullore” 1985). Por veprat fondamentale të tij janë: Fjalori gjermanisht – shqip, (viti 1999), Fjalori shqip-gjermanisht (viti 2005), dhe fjalori sinonimik, e vendosin Aliun në një nga specialistët më të mirë të gjermanishtes, por dhe një nga njohësit dhe studiuesit me të mirë të gjuhës shqipe, i cili në tërë veprimtarinë studimore i lë gjuhës shqipe rinisë studenteske, intelektualëve, vepra monumentale,te cilat, do të qëndrojë në shekuj, bashke me emrin e tij. Në vitin 2008, botoi në dy vëllime të gjithë veprimtarinë studimore “Për shqipen dhe Shqiptarët”në të cilat bie në sy jo vetëm larmia e temave, por dhe trajtimi i tyre me kompetencë shkencore. Ali Dhrimoja, si thotë Profesor Shaban Demiraj: “është një ndër ata studiues të suksesshëm që numërohen me gishta në vendin tonë” Ka mbajtur shumë kumtesa dhe ligjërata, në kongrese, në konferenca, në takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe në universitete, si në Gjermani, Austri, Angli, Zvicër, Poloni, Kosovë, Maqedoni e Greqi e të tjera.

Pra ky është Ali Dhrimo si qytetar, si intelektual dhe shkencëtar në fushën e gjuhësisë, vepra e të cilit unë mendoj se përbën një kontribut të rëndësishëm shoqëror për sot e në të ardhmen, prandaj edhe nuk duhet harruar si nga familjarët, bashkëfshatarët të cilët sikur thjesht të mblidhen kudo që janë e të kujtojnë thëniet e mençura dhe shakatë me krip të Aliut jo vetëm do nderojnë e kujtojnë atë por edhe do argëtohen për vete. Po kështu organet e pushtetit vendor si në Tiranë, Sarandë e Himarë nderojnë vetën e tyre që të përjetësojnë me emrin e Aliut një institucion arsimor apo objekt social-kulturor, ndërsa Akademia e Shkencave dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mund e duhet të bëjë objekt studimi e rivlerësimi të veprës shkencore të Profesor Ali Dhrimos e plotë forma për të kujtuar e vlerësuar njerëzit që e meritojnë atë.



Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton seksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. Çomo, D. Çuli, B. Shehu dhe S. Çapaliku. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike. Përmendim këtu: “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd” dhe “Fjalori erotik”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.



Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Është anëtar i ASHASHA.Ka shkruar dhjeta libra dhe mija artikuj shkencor në revista të ndryshme në vend, botë dhe internet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...