Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.
Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1965. Ishte ndër shqiptarët e parë që punoi mësues nga viti 1958, në Ujmirë të Klinës, pastaj punojë në disa shkolla të Drenicës dhe në Llapushë, kurse në vitet e '60-ta ishte mësues në Jabllanicë. Zeqir Berdynaj i kthehet profesionit të tij prej juristi, profesion ky i rëndë, i vështirë por që ishte me rëndësi të veçantë që edhe shqiptarët të gjenden aty për ta ndihmuar çështjen e shqiptarëve nën një regjim të rëndë e të egër të pushtuesitserb. Prandaj, Zeqiri, këtë profesion e kreu me e nder dinjitet të lartë prej shqiptari sepse, më në fund, Zeqiri rrjedhë nga një familje me virtyte të larta kombëtare nga familja e Mulla Zekë Berdynajt, familje shumë e njohur në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë.
Zeqir Berdynaj me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga shkolla e mesme, por që krijimtarinë e tij, deri në vitin 2004 nuk e nxori në dritë, ndoshta për shkak të kohërave të liga...
Veprat: 1.”Lisi”,Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2004 2.”Dri ,o Dri”, Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2005 3.”Delfina”, Sh.B.” Druck Art”, Prishtinë, 2005 4.”Rruga e kombit”,”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017 5.”Djali nga Gllogjani”, ”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017. Vepra publicistike: ”Mërgimi rrugë e dështuar”, ”Fjala jonë”, Prishtinë, 1997. Si dhe dy librat e tij që janë në botim: ”Drenusha” dhe “Dega dhe Lisi”, janë vazhdimësi poetike, që gjithsesi shënojnë nivele të reja në krijimtarinë e tij poetike. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork, Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Zeqir Berdynaj krahas profesionit të tij si avokat, ai nuk ndalon së shkruari, duke e pasuruar krijimtarinë e tij letrare...
Ishte anëtar i LSHK-së , si dhe anëtar i AAAS-it në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Biografia e Zeqir Berdynaj e botuar në Leksikonin Encikopedik të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-amerikane të autorit Flori Bruqi , e gjeni në faqën 521:
https://www.sakra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf