Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të 9 shkurtit ofrojnë një pasqyrë të qëllimeve dhe strategjive të tyre. Gjithashtu këto slogane shfaqin dallimet e thella në porosinë dhe besueshmërinë e këtyre partive. Këto slogane nuk janë vetëm fraza të thjeshta marketingu politik; ato synojnë të përçojnë identitetin dhe prioritetet e secilës parti. Sloganet politike janë një mjet i fuqishëm komunikimi - ndikimi, por po e ritheksoj se këto nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbështetjen dhe besimin e votuesve. Ato mund të frymëzojnë, të ndikojnë dhe të përçojnë një porosi të shkurtër, por suksesi i tyre varet nga përputhshmëria midis përmbajtjes së sloganit dhe veprimeve konkrete të partive që i mbajnë këto slogane.
Po e filloj me analizën e sloganit të LVV-së: "Cep më Cep"
Ky slogan përçon një porosi të qartë dhe gjithëpërfshirës për shtrirjen e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në çdo pjesë të Republikës së Kosovës, duke u theksuar në sovranitetin dhe përgjegjësinë për të gjithë qytetarët. Për më tepër, qeverisja e VV-së nën Albin Kurtin ka treguar një qasje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor. Ky mesazh është i mirëarsyetuar nga veprimet e kësaj partie, që e kanë rimarrë sovranitetin në Veri nga Serbia dhe ka zbutur dukshëm nivelin e korrupsionit.
Pra, ky slogan apelon për një angazhim të qartë për të përmirësuar çdo aspekt të jetës së popullit dhe për të rimarrë kontrollin mbi çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ai reflekton një qëllim të LVV-së për të qëndruar afër popullit, me projekte konkrete dhe prani të prekshme në terren.
Strategjia e LVV-së bazohet pra në rezultate të prekshme dhe në një qasje të bazuar në logos (logjikë), jo sall patos (emocion); si për shembull ulja e korrupsionit, rritja e transparencës dhe forcimi i sovranitetit në Veri të Kosovës. Ky slogan saldohet nga një etos (Autoritet - Besueshmëri) i ndërtuar mbi një histori qeverisjeje rikthim nderi, mirëqenjeje dhe pa skandale korrupsioni.
Duke u nisur nga aspekti retorik mund të them se:
Logos: Ka një bazë racionale që lidhet me veprimin konkret dhe praninë e Qeverisë Kurti në çdo cep të Kosovës.
Etos: LVV dhe lideri i saj, Albin Kurti vlerësohen nga populli si të pakorruptuar në krahasim me liderët e tjerë politikë, duke krijuar në këtë mënyrë besueshmëri- autoritet të fortë.
Patos: Slogani nxit ndjenjën e përkatësisë dhe kujdesit për të gjithë, pa dallim feje, etnie, statusi social, gjinie a kulture.
Mund të argumentoj se, LVV ka një përputhje më të mirë mes sloganit "Cep më Cep"dhe veprimeve konkrete. Puna e LVV-së në luftën kundër Serbisë së moçme dhe korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës forcon mesazhin e sloganit.
PDK: "Kosova mundet më mirë"
Ky slogan ngjan të jetë një pranim dhelpërak i dështimeve të mëparshme të qeverisjes së PDK-së, por nuk shoqërohet me asnjë provë bindëse për ndryshimin e praktikave të saj. Me një histori të lidhur ngushtë me skandalet e korrupsionit dhe miratimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në, besueshmëria (Etos – Autoriteti) i PDK-së mbetet shumë e ulët. Besimi i votuesve kërkon etos të besueshëm, i cili mungon në këtë rast për shkak të veprimeve të së kaluarës që kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Duhet theksuar se një pjesë shumë e madhe e publikut e lidh këtë parti me një histori të gjatë skandalesh korrupsioni, dëshitme, zbythjeve politike dhe politizimit të institucioneve.
Strategjia e PDK-së duket e përqendruar në përdorimin e patos-it (emocioneve) për të mobilizuar votuesit e pakët, duke premtuar shpresë për të ardhmen, por mungesa e rezultateve konkrete dhe një planifikim i qartë e dobëson fort mesazhin retorik të PDK-së.
Ky slogan na le të kuptoj se partia ëndërron për përmirësimin e situatës aktuale. Megjithatë:
Logos: Premtimi për përmirësim kërkon argumente të forta dhe plane konkrete, të cilat shpesh mungojnë në mesazhet e PDK-së.
Etos: PDK përballet me mungesë besueshmërie për shkak të historisë së saj me skandale korrupsioni, zbythjeve politike dhe qeverisje të diskutueshme, duke filluar që nga lideri i tyre, Hashim Thaçi. Ky argument kokëfortë e dobëson fort efektivitetin e sloganit.
Patos: Përmbajtja emocionale ekziston, por nuk është bindëse për shkak të mungesës së veprave politike dhe ekonomike që do ta përforconin këtë mesazh; pra vuan nga mungesa e përputhjes mes fjalëve dhe veprave.
LDK: "Bëhu ndryshimi"
Ky slogan bënë përpjekje për të frymëzuar individët që të marrin pjesë aktive në ndryshimin politik. Por, për një parti si LDK, e cila është përballur me kritika të ashpra për korrupsion dhe vendime të diskutueshme, si nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin njëetnik serb, ky slogan duket mjaft hipokrit.
E për të pasur sukses, etos-i është vendimtar, pra autoriteti, por LDK e ka humbur këtë element për shkak të veprimeve të saj të kaluara. Kjo dobësi minon çdo strategji të bazuar në patos apo logos, duke e bërë sloganin më shumë një shprehje humori sesa një premtim të besueshëm.
E pra kemi të bëjmë me një thirrje motivuese, por të pabesueshme për një parti që, siq e thashë më sipër, historikisht është njollosur nga skandale të shumta korrupsioni dhe që ka mbështetur një marrëveshje për Asociacionin njëetnik serb, në kundërshtim me interesat e Kosovës si shtet sovran. LDK (ashtu si edhe PDK) nuk ka treguar asnjë shenjë të ndarjes nga e kaluara e saj skandaloze, duke mos pasur autoritet moral (etos) për të justifikuar këtë slogan.
Slogani i LDK-së kërkon të frymëzojë qytetarët që të bëhen shërbëtorë të ndryshimit, por:
Logos: Përmbajtja logjike është e paqartë, sepse LDK ka qenë pjesë e qeverive të mëparshme dhe nuk ka sjellë ndryshime të mëdha.
Etos: Besueshmëria është e dobët, sepse qytetarët mund ta shohin si jonormale që një parti që ka qenë pjesë e zbythjeve politike, marrifetllëqëve të shumta politike, ekonomike dhe status quo-së, të flasë sot me zë të lartë për «ndryshim.»
Patos: Slogani nxitë emocione, por mungesa e besimit në historinë e partisë e bën atë jo serioze.
AAK-NISMA: "Direkt në NATO - Plani aksional i anëtarësimit siguri-ekonomi"
Ky slogan i stërgjatur dhe bajat përpiqet të kombinojë dy nga temat më të rëndësishme për votuesit: sigurinë dhe ekonominë. Megjithatë, mungesa e rezultateve konkrete nga këto parti në këto fusha e bën mesazhin të duket jo realist. Për më tepër, historiku i tyre, duke përfshirë manipulimet me toka, korrupcionin dhe faljen e territorit Malit të Zi, e bëjnë këtë slogan të AAK-NISMA të duket si një shfaqje boshe retorike.
Strategjia e AAK-NISMA duket se synon të luajë me emocionet (patos), por pa një logos të qartë dhe një etos të fortë, slogani mbetet një premtim i zbrazët; thjeshtë një përrallë për fëmijët prej 7 – 14 vjeç.
Megjithatë:
Logos: Synimi është i lavdërueshëm, por plani i veprimeve duhet të jetë më konkret dhe realist.
Etos: AAK-NISMA kanë pak besueshmëri për të drejtuar një plan kaq ambicioz, për shkak të mungesës së arritjeve të ngjashme në të kaluarën dhe skanadaleve të tmershme korruptive në politikë dhe ekonomi.
Patos: Slogani mbështetet te ndjenjat e sigurisë dhe krenarisë kombëtare, por mbetet një premtim i zbrazët; popullizëm.
Për këto dy parti slogani mbetet më shumë një deklaratë «dëshirore» sesa një pasqyrim i realitetit.
Të nderuar lexues,
Unë si pikënisje për këtë analizë kam retorikën e Aristotelit. Dhe si përfundim mund të them se bindja – besueshmëria bazohet në tre elemente kryesore të tij:
Logos (arsyeja): Argumentet logjike dhe të bazuara në fakte. Për shembull, Vetëvendosje ka arsyetuar slogane të tilla si "Cep më Cep" përmes rezultateve konkrete, si ulja e korrupsionit dhe rimarrja e sovranitetit në Veri të Kosovës nga kthetrat e Serbisë së moçme.
Etos (besueshmëria): Partitë si PDK, LDK, AAK dhe NISMA nuk e kanë këtë përbërës, sepse veprimet e tyre në të kaluarën kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e tyre. Një politikan apo parti pa etos është si një mafioz që përdor sloganin "Me ne është ndryshimi".
As Al Capone, as Pablo Escobar nuk mund të bindnin njerëzit për «ndryshim pozitiv» vetëm me slogane, pra vetëm me fjalë. Sepse ju mungon Etos-i, pra autoriteti moral.
Patos (emocioni): Edhe pse sloganet si "Kosova mundet më mirë" apo "Bëhu ndryshimi" tentojnë të prekin emocionet e votuesve/popullit, ato nuk arrijnë të krijojnë një ndjenjë të qëndrueshme për shkak të mungesës së mbështetjes nga faktet, argumentet dhe etosi; mungon pra Autoriteti për shkak të skandaleve dhe marrëveshjeve me Serbinë e moçme në dëm të Kosovës.
Çka na tregojnë këto slogane për planet dhe strategjitë e partive politike në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit?"
Siç shpjegohet në analizën time retorike, etos-i (besueshmëria - autoriteti) është thelbësor. Pa të, slogani, sado emocionues apo logjik, nuk do të ketë ndikim te publiku. Si shembull, nëse një figurë mafioze si Pablo Escobar do të përdorte një slogan si "Me ne mundet më mirë ", populli nuk do ta merrte seriozisht për shkak të mungesës së besueshmërisë (Etos). E njëjta gjë vlen për partitë politike që nuk kanë histori të pastër e as rezultate pozitive.
Sloganet e partive politike shqiptare pasqyrojnë një zbrazëti, duke mos ofruar përmbajtje konkrete apo rezultate që të mbështesin premtimet. Harrojnë se sukseset, qëndrueshmëria dhe puna e mirëfilltë, janë ato që ndërtojnë besueshmërinë dhe legjitimitetin e një partie (apo të një lideri). Lëvizja Vetëvendosje, me sloganin "Cep më Cep", përfaqëson një përjashtim, sepse ka mbështetur fjalët me veprime konkrete dhe rezultate të matshme e të prekshme gjatë Qeverisë Kurti III, të më falni, Kurti II.
Të dashur lexues,
Fitorja e zgjedhjeve kërkon shumë më tepër sesa retorikë. Për të vërtetuar slogane si "Kosova mundet më mirë" apo "Bëhu ndryshimi", partitë duhet të ofrojnë rezultate konkrete, vepra të matshme dhe një histori që mbështet fjalët e tyre; jo ëndërrat e tyre! Pa këto elemente, slogani mbetet një premtim i zbrazët, një formë e demagogjisë që nuk bind as mendjen dhe as zemrën e anëtarëve të familjes së tyre.
Të jem i qartë: sloganet janë vetëm një fillim, por këto nuk i fitojnë zgjedhjet. Mos të harrojmë: votuesit shqiptarë janë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm, më të kthjellët dhe kërkojnë rezultate konkrete. Partitë duhet të dëshmojnë me vepra dhe jo sall me fjalë. Për këtë arsye, LVV ka një përparësi, pasi slogani i saj është më i lidhur me veprimet konkrete dhe lidershipin e pakorruptuar.
Ndërkohë, për të ndërtuar etos-in dhe për të provuar se premtimet e tyre janë të realizueshme, PDK, LDK, AAK-NISMA duhet të punojnë më shumë, të premtojnë më pak, të distancohen nga nënshkrimet e marrëveshjeve në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë së moçme; marrëveshje të sponzorizuara dhe të nënshkruara nga liderët e partive të tyre.
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...