Tanja Fajon
Disa ligjvënës të Parlamentit Evropian e kanë këshilluar Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se zgjedhjet mund të jenë shtegdalja e duhur, pasi që të kapërcehet kriza e lidhur me koronavirusin.
Tonino Picula
Përmes një letre të hapur të 9 prillit 2020 , e cila i është adresuar Kurtit, deputetë dhe ish-deputetë të PE-së po ashtu kanë bërë të ditur për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në Këshillin Evropian që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave.
Letra është nëshkruar nga Tanja Fajon, deputete, Slloveni; Tonino Picula, deputet, Kroaci; Andreas Schieder, deputet, Austri; Evin Incir, deputete, Suedi; Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani dhe Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani.
Evin Incir
Në vijim letra e plotë:
I dashur kryeministër Kurti,
Së pari, do të dëshironim t’ju siguronim për solidaritetin tonë për betejën e juaj të vështirë kundër pandemisë së koronavirusit. Aktualisht ndodhemi në një kohë të rëndë dhe është mirë kur shohim se me këtë gjendje po ballafaqoheni në këtë mënyrë adekuate.
Viola von Cramon-Taubadel
Duke qenë përkrahës të fuqishëm të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe demokracisë, jemi thellësisht të shqetësuar rreth gjendjes politike në shtetin e juaj pas votës së mosbesimit kundër Qeverisë së juaj dhe pasi që lexuam paralajmërimin e presidentit Thaçi rreth interpretimeve të mundshme kushtetuese. Askush nuk duhet ta keqpërdorë krizën aktuale për lojëra politike. Dhe, shpresojmë, që të mbretërojë arsyeja në Prishtinë.
Knut Fleckenstein
I dashuri kryeministër
Jemi të bindur se Kosovës i duhet një qeveri funksionale, posaçërisht në këtë kohë krize. Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë mënyra e duhur përpara, në pajtim me kushtetutën e juaj. Ne, anëtarët e Parlamentit Evropian, jemi gjithnjë në anë e popullit të Kosovës.
Jemi duke avokuar vazhdimisht për liberalizimin e vizave tek Këshulli Evropian, për qytetarët e vendit të juaj, pasi që besojmë fuqimisht se e meritoni. Do të donim t’ju inkurajonim ta vazhdoni luftën kundër keqpërdorimit të krizës rreth koronavirusit. Një gjë e tillë vetëm sa do t’ju jepte argumente shtesë atyre që vazhdojnë të punojnë kundër Kosovës.
Sinqerisht
Tanja Fajon, deputete, Slloveni
Tonino Picula, deputet, Kroaci
Andreas Schieder, deputet, Austri
Evin Incir, deputete, Suedi
Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani
Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani
No comments:
Post a Comment