Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/10

Premieri në detyrë Albin Kurti nuk e sheh më partner koalicioni LDK-në


Rezultate imazhesh për albin kurti

Premieri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për partinë e tij është dyfishuar mbështetja që nga 6 tetori i 2019-ës.

Albin Kurti ka thënë se tani për tani nuk mund të deklarohen se kush mund të jetë partner i tyre në koalicion.


“Më duhet të them që prej 6 tetori, mbështetja për LVV është dyfishuar. LVV është me fuqishme së kurrë, pas mocionit të mosbesimit nga LDK është e pamundur të thuhet se këta do të jenë partnerë të koalicionit. Ne nuk mund të themi se ky është partneri ynë, por ky dyfishim na ka bërë të mendojmë se mund ta forcojmë Qeverinë me deputetë shtesë, mirëpo jo parti”.


Poashtu Albin Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nxituar me kërkesën e tij që LVV të ketë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Premieri Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj coronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje.


“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e coronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër cornavirusit dhe pasi të kalon kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”.

Kryeministri në detyrë tha se presidenti është dashtë ta ftojë në takim vetëm atë, e më pas liderët tjerë politik.

“Pra, besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...