Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/10

SOVRANI DO TË VENDOSË ?!


Albin Kurti - Wikipedia

Premieri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se pas mocionit të mosbesimit sipas Kushtetutës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Albin Kurti ka thënë se Thaçi po bën shkelje pasi po e anashkalon nenin 82.2 të Kushtetutës.


“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka thënë Kurti.



Hashim Thaçi dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart (FOTO) – Klan Kosova

Pra, sië dihet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka përfunduar konsultat me partitë politike sa i përket ndërmarrjes së veprimeve pas rrëzimit të Qeverisë.

Menjëherë pas përfundimit të këtyre takimeve, presidenti  Hashim Thaçi i është drejtuar me dy letra kryeministrit në detyrë njëherësh liderit të LVV-së, Albin Kurti ku i ka kërkuar që të propozojë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.


Hashim Thaçi dhe Albin Kurti nuk i shtërngojnë duart para mediave ...


Lidhur me këtë kërkesë të presidentit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit Thaçi në “një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”.


Presidenti  i Kosovës zt.Hashim Thaçi sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë t’ia kërkojë një partie tjetër mandatarin për formimin e Qeverisë.

Presidenti i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë t’i drejtohet ndonjë partie tjetër politike për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë. Si Kushtetuta ashtu edhe praktika e kësaj gjykate qëndrojnë të heshtura lidhur me afatin për propozimin e mandatarit nga partia fituese.
Shikoni momentet kur përplaseshin ashpër Albin Kurti e Hashim ...

Nëse Lëvizja Vetëvendosje zgjat heshtjen sa i përket propozimit të mandatarit, atëherë presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.


Petition · Partite Politike: Deputete nga Populli · Change.org

Përjashtimisht, nëse kjo heshtje e VV mund të zgjatet, Presidenti mundet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me këtë situatë. Pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti nuk mund të procedoj tutje me partitë tjera që përfaqësohen në Kuvend.


Veprimet e presidentit të Kosovës zt. Hashim Thaçi do të jenë varësisht nga përgjigja që do t’i kthejë kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Kurti i përgjigjet Thaçit: Presidenti është "noter" - Vizion Plus
Në rast se  premieri në detyre zt.Albin Kurti nuk i kthen përgjigje hiq presidentit  të Kosovës zt.Hashim Thaçi e që nuk është e paraparë më Kushtetutë afati se kur duhet t’i kthej, atëherë presidenti i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kërkon sqarim për tejkalimin e gjendjes së krizës.

Populli ose ha, ose e ha | 27.al

Nëse Kurti e dërgon emrin atëherë procedohet, presidenti e dekreton atë emër dhe ai pastaj ka 15 ditë afat që të dalë me kabinetin qeveritar në Kuvend. Nëse nuk e dorëzon emrin e mandatarit për shkak se është kohë e pandemisë atëherë presidenti ia jep mandatin një partie tjetër.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...