Gjithsej 1.501.062 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 522.800 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 146.690 raste, Italia me 139.422, Franca me 112.950 dhe Gjermania me 111.779 raste.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.802 raste.
Pas tyre vijojnë Irani me 64.586 raste, Britania me 60.733, Turqia me 38.226 raste, Belgjika me 23.403, Zvicra me 23.248, Holanda me 20.549, Kanadaja me 19.195, Brazili me 15.927, Portugalia me 13.141, Austria me 12.941 dhe Koreja e Jugut me 10.384 raste me COVID-19.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 87.830 njerëzve deri më tani.
Worldometer
No comments:
Post a Comment