
Në Ahvaz, Shadegan dhe Kut-E Abdollah 6 muaj më parë shpërthyen protesta pasi një poet i ri e i famshëm anti-regjim u vra në mënyrë të dyshimtë nga forcat e regjimit- 11 nëntor 2019
Më 10 dhe 11 nëntor 2019 , banorët e Ahvaz, Shadegan dhe Kut-e Abdollah (në provincën jug-perëndimore Khuzestan), u lëshuan nëpër rrugë për të protestuar kundër vrasjes së dyshimtë të një poeti nga Ahvaz, Hassan Heidari.
Njerëzit në Ahvaz, Shadegan dhe Kut-e Abdollah ndezën zjarre, vendosën barrikada, dhe bllokuan rrugët në shenjë proteste. Të rinjtë u përplasën me forcat anti-rebelim që ishin dërguar për të shtypur protestat. Në disa pjesë të Kut-e Abdollah, ajri ishte mbushur me tym nga djegia e gomave.
Më 11 nëntor, z. Heidari, 29 vjeç, i arrestuar disa herë për shkrimin e poezive anti-regjim, u helmua në mënyrë të dyshimtë dhe vdiq më pas në një spital.
I tmerruar nga përhapja e protestave, regjimi klerikal e detyroi familjen e z. Heidari ta varroste atë në fshehtësi, duke lejuar vetëm praninë e pak të afërmve. Megjithatë, një turmë shumë e madhe shkoi në varreza, duke shkaktuar trafik të rëndë në Kut-e Abdollah
Rezistenca Iraniane e nxit popullin e Khuzestanit që t’i mbështesë protestat në Ahvaz, Shadegan dhe Kut-e Abdollah dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që t’i dënojnë krimet anti-njerëzore të regjimit klerikal.
No comments:
Post a Comment