
Ata që në zgjedhjet e fundit dolën fitues, edhe filluan më qasje reale karshi zgjedhjes së problemeve te grumbulluara, për të ndërtuar institucione dhe shoqëri si duhet. Por këto i stopuan forcat regresive, të posa sa rëna nga pushteti .Dhe, për të qenë poshtërsia e shekullit, e zgjodhën kohën e pandemisë vdekjeprurëse që ta rrezojnë qeverinë ! Sigurisht ,së kjo do të mbetet unike , në historikun e shteteve demokratike, madje edhe të shtetet ku sundojnë diktaturat! Janë duke I këputur një nga një hallkat më popullin e vet!
Këta po na lënë pa frymë kur po shohim edhe angazhimin e praktikave totalitare , kur bëhët fjalë për deliktet verbale.Të tjerët skan të drejtë më qelë gojën për njerëzit e pushtetit, kurse këta kanë çdo të drejtë .Liria e shprehjës për shumicën është e kufizuar ,kurse për këta nuk ekzistojnë kufijtë e tillë. Ideologjia e tyre karshi medieve dhe në përgjithësi, që nuk janë në krahun e tyre, është rrënuse, është ndjekëse , duke i vu këto medie nën kontroll të rreptë. Këto janë praktika të totalirizmit?!Çfarë shteti është ai kur cungohen liritë dhe të drejtat elementare të shprehjës?Kan zgjedhur dhe po e preferojnë formatin medial propagandisitik.Këto janë idiotizma ! Si të kuptohet ndryshe,rrëzimi I qeverisë në kohë pandemie , dhe idiotizmi së në gjendje pandemia nuk bënë të mbetet Kosova pa qeveri! Dhe, marrëzia e radhës , së situata në veri ka dalur nga kontrolli I qeverisë në dorëheqje, kur këtë situatë jashtë kontrollit e kemi plotë që 20 vite.. !
No comments:
Post a Comment