2020-04-08

BE nisë të kërkojë që ta ketë rolin udhëheqës në procesin e ngrirë të dialogut, “nuk ka kurrfarë kuptimi pa liberalizim


Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër  Riçard Grenellit

Që prej rrëzimit pas një mocioni mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit, shumë diplomatë, analistë, miq të Kosovës, që kanë mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e saj, kanë rritur dozën e fortë të kritikave kundër sjelljes së administratës Trump, mënyrës arrogante si i dërguari amerikan për dialogun me Serbinë, Riçard Grenell, po sillet ndaj shqiptarëve dhe përçarjes që ky ndryshim kursi ka sjellë mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër Grenellit

Tezat kryesorë që ata nënvizojnë janë, së pari, frika se ekziston një marëveshje e fshehtë për të pasur një zgjedhje që përfundon me shkëmbin teritoresh. Se e gjitha po bëhet nga një arrivist ambicioz si Grenell, për ta përdorur politikisht për fushatën elekrorale të Trump. Se ai po ushtron presion vëtëm mbi njërën palë, shqiptarët, duke i lënë serbët të vazhdojnë me politikat e ç’njohjeve dhe moszbatimit të marëveshjeve të arrituar me Kosovën.

Në të gjitha këto analiza nga zëra autoritarë bie në sy edhe nënvizimi i faktit se ky ndryshim kursi 180 gradë i politikës Amerikane në dëm të Kosovës është mbështetur edhe nga brenda saj, për hir të marëveshjeve që Hashim Thaçi ka bërë me Vuçiçin dhe suportimit qorazi që LDK-ja e Isa Mustafës po i jep atyre.


Lapsi.al i është rikthyer edhe njëherë këtyre qëndrimeve, deklaratave dhe analizave që krijojnë një pamje të plotë se si po kthehet politika zyrtare e SHBA në dëm të Kosovës dhe kush janë faktorët lokalë që po i vijnë në ndihmë asaj.

- James w. Pardew, ish-ambasador i SHBA-ve, zëvendës-ndihmës-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe njohës i Ballkanit, e sheh atë që po ndodh si një hipotëzë se Putini i ka kërkuar Trumpit të sakrifikojë Kosovën. Në një artikull të botuar në The Hill ai shkruan: “Shumë pikëpyetje e rrethojnë misionin e Grenellit në Kosovë.

Pse u dashka që një person me përvojë kaq të kufizuar dhe me një portofol kaq të rëndëishëm detyrash në vendin e tij të merret me negociatat mes dy kundrshtarëve të dobët ballkanas? Pse po mban Grenelli një qëndrim pro-serb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend pro-amerikan në një kohë kaq të ndjeshme?
Diçka mban erë këtu.

Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet.

Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Donald  Trampit dhe Vladimit Putinit. 

Unë dyshoj — pa pasur prova — se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij pro-serbe, i ka theksuar se shqiptarët janë muslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat”.

Ndërsa Kurt Bassuener bashkëthemelues i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin dhe Bodo Weber ndihmës i Këshillit për Politika të Demokratizimit, i përqendruar në Ballkanin Perëndimor kanë botuar në “Just Security” një shkrim ku e akuzojnë Grenellin. Për dëmin që i ka shkaktuar kredibilitetit dhe autoritetit moral të SHBA-ve në Kosovë. 

Ata e kritikojnë atë se me këto politika ka ndikuar në thellimin e hendekut midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e sidomos të Gjermanisë

- Për qëllime të errëta të kësaj politike tërheqin vëmendjen edhe një grupim intelektualësh të majtë botërorë, kryesisht simpatizantë të Vetëvendosjes, që thonë se gjithë kjo lojë tenton ti imponojë Kosovës, një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë. “ Kjo aleancë “e pabesë” ka gjetur një mentor në Richard Grenell, diplomatin Trumpian ortodoks, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushatën e tanishme të Trump dhe qëndrimin politik. Teknika të famshme të thyerjes së krahut të Grenellit u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërngulje të njerëzve. Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë – dhe shumë vuajtje” shkruajnë mes të tjerash ata.

- Edhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, i ka drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i tregon për rolin aspak pozitiv të Grenellit. “Richard Grenell është një njeri që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare.
Ai gjithsesi po bën një punë “mashtruese” në Ballkan, duke prezantuar marrëveshjet e vogla të transportit si hapa të mëdhenj përpara…Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokës/njerëzve, gjë për të cilën administrata Trump po bën presion dhe ju keni treguar shenja se mund të pranoni” shkruan ai duke i rekomanduar Thaçit: “Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së. Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet. Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin”.

- Ambasadori amerikan në Serbi, Michael P. Colt, diplomat me 35 vite përvojë, ka bërë një postim në Tëitter “Nuk ka asnjë arsye që Kosova nuk do duhej ta kërkojë trajtimin reciprok të tregtisë së saj me Serbinë. Presioni amerikan në Kosovë në këtë rast është i gabuar”.

Çështja e tarifave për të cilat Grenelli ushtroi presion të madh dhe heqja dorë e amerikanëve për të bërë presion mbi Sebinë për fushatën e çnjohjeve ka shqetësuar edhe një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, kreun e komisionit të politikës së jashtme të kongresit amerikan Eliot Engël. “Presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i pabalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën, teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypin prej Administratës që të vërë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.

Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës”



Bodo Weber: Angela Merkel do ta ndalë çmendurinë që po planifikonë Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi 

Deklarata e  Angela Merkelit pas telefonatës me  Donald Trump-in ishte më e butë.

A ka ndryshuar Gjermania qëndrim ndaj çështjes së Kosovës? 

Disa pyetje  për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)

Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?


Deklaratën e Kancelares Angela Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. 

Paçka se gjuha e zonjës Angela Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka jishin  dakorduar  me sa duket më herë presidenti i Kosovës zt.Hashim  Thaçi, presidenti i SerbisëAleksandër  Vuçiç dhe italianja Mogherini.

Përse marrëzi?

Bodo Weber: Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. 

Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. 

Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për diçka të tillë, që vënë në rrezik rendin e arritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. 

Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Donald  Trumpit shpresuan se tani do t'u jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet '90.

Çfarë do të ndodhë tani?

Lind pyetja se si e kanë menduar Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe italianja  Mogherini. 

Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. 

Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord.

 Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. 

Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit.



Bodo Weber | ILLYRIA

Bodo Weber: Për ta kthyer besimin e humbur në Kosovë, BE-ja urgjentisht duhet t’ua heq vizat kosovarëve


BE-ja nuk ka arritur të ketë qëndrim të përbashkët për heqjen e vizave për Kosovën. Kjo bën që nga perspektiva e Kosovës, BE-ja të mos shihet si dikush që kryen punë.

Analisti gjerman, bashkëpunëtor i lartë pranë Këshillit për Politikë të Demokratizimit, me seli në Berlin, Bodo Weber, thotë se çështja e liberalizimit të vizave është “është çështja më urgjente” e BE-së.

“Nëse BE-ja e ka bile intencën që të mësojë diçka nga ajo që ka ndodhur javën e shkuar në Kosovë, gjënë e parë që duhet ta bëjë për ta kthyer besimin, duke nisur nga Qeveria gjermane, e më pas francezët dhe të tjerët që ta japin të gjelbrën për liberalizim tash, edhe pse me mbylljen e kufijve tani, nuk do të jetë e zbatueshme, porse askush nuk do ta marrë BE-në seriozisht po qe se nuk e miraton liberalizimin”, deklaron Weber ndërsa shton se nëse Bashkimi Evropian nisë të kërkojë që ta ketë rolin udhëheqës në procesin e ngrirë të dialogut, “nuk ka kurrfarë kuptimi pa liberalizim”.

Bodo Weber thotë se tashmë është bërë dëm në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, por thekson se ekziston mënyra për ta kthyer udhëheqjen.

Sipas tij, kancelarja gjermane, Angela Merkel duhet ta bind qeverinë e saj që ta miratojë liberalizimin e vizave, e më pas t'i kontaktojë kolegët nga shtetet kyçe dhe të ketë paraqitje më të shpeshta për temën e dialogut.

“Gjithashtu mund të flasë edhe për krizën politike që po e rrezikon menaxhimin e krizës me virusin në Kosovë. BE-ja mund të kthehet e të insistojë të gjinden zgjidhjet për krizën politike që mbështeten mbi Kushtetutën dhe sundimin e ligjit, porse nëse mëton ta kthejë kredibilitetin e saj e që ndërkohë të mos e bëjë liberalizimin e vizave, është punë që s'bëhet. Lëvizja duhet të ndërmerret për liberalizim, e më pas krejt tjerat do të mund të bëhen”, potencoi në fund të kësaj interviste, analisti gjerman, Bodo Weber.


Dialogu Kosovë-Serbi, Bodo Weber: Mogherini dështoi! – Abc News

Bodo Weber: T’u bëhet e qartë Hashim  Thaçit e  Aleksandër Vuçiqit - s’ka perspektivë evropiane nëse thoni se duhet harruar BE-në


Duke qenë se shumica e partive politike dhe e liderëve në vend thonë se pa pjesëmarrjen amerikane në dialog, nuk ka gjasa që të arrihet gjë përfundimtare, analisti gjerman, Bodo Weber,  thotë se kjo çështje duhet shikuar nga dy kënde.

“Nga këndi kosovar, natyrisht, për politikën kosovare, së cilës nuk mund t'i them se çfarë duhet bërë, është vështirë ta kesh një pozicion të pavarur kur e ke një konflikt transatlantik. Askush nuk i ndal politikanët kosovarë ta mbajnë pozicionin e vet për ta mbrojtur integritetin territorial dhe interesin kombëtar, pavarësisht a është qasje kritike ndaj SHBA-së dhe BE-së, porse kemi nevojë bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së. Tash nuk e kemi. E kemi SHBA-në duke ia futur thikën në shpinë BE-së. Vetëm kujtojeni deklaratën e përbashkët të Kuintit më 24 mars 2020 dhe më pas deklaratën e Kosnettit me qëndrim të kundërt.

 Tash SHBA-ja ka nis luftën për ta marrë dialogun duke e dëmtuar dialogun dhe ne, pra BE-ja, nuk po i futet asaj lufte”, shprehet analisti gjerman.

Ai thotë se dialogu mes dy vendeve ka pësuar vdekje klinike në 18 muajt e fundit “sepse Evropa nuk është angazhuar shumë”.

“E keni parë se me thirrjet e znj. Merkel me kryetarin Vuçiq se nëse ka bile pak lidership nga BE-ja apo brenda BE-së, atëherë mund t'i zhbllokoni gjërat. Si te rasti i tarifave dhe pengesave tregtare. Prandaj jam i bindur se nëse BE-ja e pranon konfrontimin me SHBA-në dhe ngul këmbë për t'i thënë z. Thaçi, ‘nëse thoni se duhet harruar BE-në’ atëherë duhet t'ua shpjegoni elitës dhe popullit se nuk do të ketë më perspektivë evropiane për anëtarësim në BE për Kosovën. E njëjta vlen edhe për Serbinë, kur Vuçiqi mes krizës së koronës thotë mos ia varni veshin Evropës, se nuk po na ndihmon, pra po i kthehemi Kinës, edhe këtu BE-ja duhet të jetë shumë e qartë e t'i thotë se me këtë s'ka perspektivë anëtarësimi në BE dhe se kjo punë ngre pasoja”, thekson Weber.

Analisti gjerman thotë se po qe se BE-ja vjen në vete dhe i qaset seriozisht problemit, atëherë “asnjë performancë e dëmshme amerikane s’do të mund t'ia merrte rolin udhëheqës në dialog, përderisa do të ketë mundësi që të arrihet një marrëveshje mes BE-së dhe SHBA-së, ashtu që SHBA-ja të jetë pjesë e procesit”.

Gjithashtu, Weber thotë se nëse Grenelli do që të promovojë ekonominë, “është më se i mirëseardhur që t'i bashkojë forcat me BE-në dhe të fokusohet në aspektet ekonomike, por përbrenda një procesi politik të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”.

“E atëherë SHBA-ja do të jetë me një tavolinë me Brukselin, ashtu siç ka qenë përherë. Por kjo ka qenë në kohën kur BE-ja e pa pasur një pozicion, kur kishte strategji fillestare, e jo të mos ketë bashkim si në kohën e Mogherinit, e më pas duke mos pasur qartësi e as qëndrim duke e lejuar z. Grenell të veprojë me javë e muaj para se të dilnin me qëndrim të përbashkët francezo-gjerman”, ka theksuar analisti gjerman, Bodo Weber.

Bodo Weber: "BE-ja po ju mshtron duke krijaur një atmosferë e ...


Bodo Weber: Kosova e Serbia nuk synojnë anëtarësim në SHBA, prandaj BE-ja duhet t’i udhëheqë negociatat

Bodo Weber, analisti gjerman dhe bashkëpunëtor i lartë pranë Këshillit për Politikë të Demokratizimit, me seli në Berlin,  ka komentuar edhe emërimin e emisarit të ri për bisedimet Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçakun.

Ai thotë ta ketë kritikuar emërimin e tij edhe më parë, bashkë me kolegë të tij, dhe thotë se argumenti më i rëndësishëm në kritikë e tij është se së pari u emërua Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, një ish-ministër i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, e më pas Lajçaku, një ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, vende këto të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Ai thotë kjo tregon se ka lidership të pamjaftueshëm evropian në çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.

“Është një argument më i rëndësishëm, që për fat të keq duhet ta bëj nga pikëpamja proevropiane... Çfarë mund të identifikohet pas gjithë kësaj procedure, ku së pari emërohet Borrelli e më pas Lajçaku, është se ka lidership të pamjaftueshëm evropian në këtë çështje të negociatave, për më tepër për rinisjen e negociatave mbështetur mbi mësimet e mësuara të dy vjetëve të negociatave të udhëhequra keq për shkëmbime të rrezikshme territoresh”, deklaron Weber.

Thotë se kritika duhet ndarë në dysh: ndaj SHBA-së, nga njëra anë, dhe ndaj BE-së, në anën tjetër.

“Ndaj SHBA-së, që po sillet në formë proaktive, por edhe të rrezikshme dhe destruktive ndaj BE-së dhe aktorëve të BE-së që kanë qenë tepër pasivë duke mos marrë mbi vete lidershipin dhe duke mos qenë mjaft kërkues për ta marrë udhëheqjen e negociatave që mund të udhëhiqen vetëm nga BE-ja. Siç e kam thënë shumë herë, leva e këtyre negociatave ka aspirata të Serbisë për anëtarësim në BE sepse as Kosova e as Serbia nuk aspirojnë të bëhen shteti i 51-të i SHBA-së, prandaj, me gjithë këtë BE të dobët, SHBA-ja nuk mund ta zëvendësojë BE-në në negociata. Pavarësisht se çfarë bën ose jo BE-ja, apo çfarë bën ose jo SHBA-ja, ky proces do të kthehet në BE. Në këtë drejtim, BE-ja nuk ka treguar lidership dhe kur e nisi, ta zëmë, me dy video konferenca të kancelares Merkel me Vuçiqin dhe Kurtin, kjo tregoi se BE-ja mund të arrijë përparime sepse duhet pasur parasysh se Vuçiqi, për herë të parë pas një viti, dëshmoi se kishte gatishmëri për kompromis për punën e tarifës, porse tashmë ishte vonë”, u shpreh analisti gjerman.

Ai shton se BE-ja duhet ta marrë udhëheqjen dhe të mësojë nga kjo dhe për BE-në është e domosdoshme që ta mënjanojë dëmin që ia ka bërë kredibilitetit të vet për shkak të mosveprimit.

“Duhet t'ia nisë me marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave edhe nëse nuk mund të zbatohet për shkak të koronës”, u shpreh Weber.

Sonte në Desku – Bodo Weber - KOHA.net

Bodo Weber: E paqartë performanca e administratës Trump ndaj Kosovës - nuk dihet ku e ka cakun

Analisti gjerman, Bodo Weber, kritikon qasjen e administratës së Donald Trumpit  dhe vetë Grenellit ndaj çështjes së Kosovës.

Deklaratat e fundit të Grenellit, se politika e tij ka të bëjë vetëm me ekonominë, e diskreditojnë argumentin e tij kur shihet të jetë përzier në çështjet e brendshme politike në Kosovë, siç u pa edhe me rrëzimin e qeverisë së Kosovës.

“Kemi një performancë të administratës së Trumpit që është krejtësisht e paqartë. Nuk dihet ku e ka cakun. Nëse mbështeteni në deklaratat e Grenellit në javët e fundit dhe me rastin e rrëzimit të Qeverisë të cilën ai e ka nis, se politika e tij ka të bëjë vetëm me ekonominë, se ka të bëjë me zbatimin e tri marrëveshjeve, apo tri letrave të qëllimit, se krejt kjo ka të bëjë me ekonomi dhe se nuk përzihet në politikë, atëherë e besoj se kjo e vetëdiskrediton administratën Trump, ngase nëse bëhet fjalë për ekonominë dhe më pas e rrëzoni një qeveri duke u mbështetur në këtë që është punë e pastër politike, kjo e diskrediton argumentin”, thotë Weber.

Sipas tij, “nëse kjo deklaratë nuk merret seriozisht dhe e shikoni performancën e dy kryetarëve përpara, në kohë të Mogherinit, përderisa tash e keni një treshe që negociojnë fshehurazi, pra Grenelli dhe kryetarët Vuçiq dhe Thaçi, e posaçërisht sjellja dhe deklaratat e Thaçit që nga takimi në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen që po arrihet në Shtëpinë e Bardhë me BE-në jashtë loje, të bëjnë të logjikosh se performanca amerikane ka të bëjë me shkëmbimin e territoreve dhe këtu janë mosmarrëveshjet më të mëdha”.

Ai thotë se nëse lexohet deklarata e Grenellit, “e gjitha flet për marrëveshjen (shën.red: e përfolur për shkëmbim territoresh), pra se ata nuk kanë parë këso marrëveshje dhe se nuk janë duke e promovuar, porse kjo nuk është shumë më ndryshe nga koha e John Boltonit - pra askush nuk tha jemi në favor të shkëmbimit dhe jemi duke e promovuar, porse askush nuk po thotë se nëse dy kryetarët dalin me një marrëveshje me shkrim për shkëmbim territoresh, se Amerika nuk do ta përkrahë”.

Weber thotë se nuk e di nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të përfshijë shkëmbimin e territoreve, por thotë se ndërhyrja amerikane nuk ka qenë për çështje ekonomike, por për ato politike.

“S’jam ende i bindur se gjithçka që ka ndodhur me ndërhyrjen amerikane me këto negociata krejtësisht jotransparente ndërmjet Grenellit dhe dy kryetarëve, mënyra e shmangies së Qeverisë në këto negociata te këto tri marrëveshje, se krejt kjo ka të bëjë me insistimin e Grenellit për ekonominë. Nëse thuhet se është për punë të ekonomisë dhe jo për punë politike, e më pas përfshiheni në rrëzimin politik të Qeverisë, kjo punë vështirë se besohet. Prandaj, vetëm mund të spekulojmë, porse nëse duhet spekuluar dy janë opsionet: ose kjo është një performancë plotësisht amatoreske dhe krejtësisht e papërgjegjshme e emisarit presidencial amerikan i cili beson se çështjet ekonomike mund të funksionojnë pa arenën politike, përderisa ndërhyn thellë në arenën politike; ose nuk i besoni kësaj deklarate, dhe atëherë do të besoni se z. Grenell dhe administrata amerikane e duan një marrëveshje të shpejtë, për promovim personal si njeri që bën paqe”, deklaron analisti gjerman.

Por ai shton se marrëveshja e shpejtë, apo, siç e quan ndryshe ai, “marrëveshja e rreme e shpejtë” që thotë ta kemi parë në këta dy vjet, është që dy kryetarët e shteteve, Kosovës dhe Serbisë, që janë të interesuar për këso marrëveshje të shpejta, “do të mund ta përfshinin marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve”.

Megjithatë, ai thotë se nuk e di nëse cilado nga këto marrëveshje të shpejta arrihet mes dy vendeve, “nëse do ta fitonte shumicën e dy të tretave në Kuvendin e Kosovës”.

“Jam shumë skeptik dhe kjo e bën performancën amerikane dhe më irracionale dhe më të dëmshme”, theksoi Weber.

Weber: Uashingtoni nuk ka nisma të reja për Kosovën - Gazeta ...

Bodo Weber: Esenca e prishjes së koalicionit ishte taksa, jo  Agim Veliu

Analisti gjerman, Bodo Weber,duke folur për çështjet politike në Kosovë, fillimisht ka dashur të qartësojë qëndrimin e tij se nuk anon nga asnjëra anë në luftërat e brendshme politike në vend.

Ai ka thënë se prishja e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së nuk është dashur të ndodhë në këtë kohë të pandemisë.

“Në pjesën më të madhe të botës, koalicionet janë bërë bashkë, shikojeni Izraelin, për t'i bashkuar forcat, t'i lënë anash çështjet politike... Pra nëse komentoj nga aspekti transatlantik, atëherë them se është kryesisht rezultat i një krize tjetër që u puq me koronën dhe kriza qeveritare dhe kushtetuese në fakt është krizë transatlantike e raporteve transatlantike”, deklaroi Weber në këtë intervistë.

Tutje, ai foli edhe për taksën 100% ndaj mallrave serbe, që duket të ketë qenë esenca e prishjes së raporteve mes VV-së dhe LDK-së.

Weber thotë se për aq sa u fol në publik, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe udhëheqja e LDK-së e bënë të qartë që mosmarrëveshja nuk ndodhi për shkak të shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, por për shkak të mospajtimit rreth kërkesës së emisarit amerikan, Richard Grenell, që taksa të hiqej menjëherë dhe pa kushte.

“Kjo ishte arsyeja e vërtetë se pse ra Qeveria dhe se LDK-ja iu shmang marrëveshjes së koalicionit në bazë të trysnisë amerikane. Pra ishin të qartë për këtë. Çështja është se sa është kjo relevante... në kohë karantine, kur kufijtë janë të mbyllur, nëse kjo është relevante në mes krizës me koronën... dhe kjo e bën performancën amerikane edhe më të dyshimtë”, u shpreh analisti gjerman, Bodo Weber.



Sipas tij, e tërë kjo ndodhi për dy arsye: “Nga njëra anë janë dallimet që i kemi pasur vjet, me shkuarjen e shefes së politikës së Jashtme Mogherini dhe nga ana tjetër emërimin e emisarit presidencial, Grenellit. Para saj kemi pasur dallime, porse ka pasur dallime edhe përbrenda BE-së për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Me shkuarjen e Mogherinit, në Evropë nuk ka mbetur kush që e përkrah idenë e shkëmbimit të territoreve. Prandaj çështja e shkëmbimit është mosmarrëveshje e pastër transatlantike tash”.

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...