Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/11

Prof.Dr.Vjosa Osmani e ka pranuar sot vendimin e plotë të Kushtetueses, nis koordinimin drejt zbatimit të tij



Osmani e Vitia diskutojnë për harmonizimin e veprimeve në raport me vendimin e Kushtetueses

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për parandalimin e koronavirusit. Vendimi për shfuqizim të kësaj mase do të hyjë në fuqi më 13 prill 2020.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka pranuar  vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra e kryekuvendares është bërë e ditur se që nga shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes,kryetarja  Prof.dr.Vjosa Osmani është angazhuar për koordinim të hapave që duhet të ndërmerren në bashkëpunim me institucionet relevante në vend.

Me qëllim të një koordinimi sa më të mirë, Kryetarja prof.dr. Vjosa Osmani u  takua me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Temë kryesore e takimit ka qenë bashkëpunimi në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe respektimi i plotë i legjislacionit aktual.


Prof.Dr.Vjosa Osmani e Dr.Arben Vitia diskutojnë për harmonizimin e veprimeve në raport me vendimin e Kushtetueses
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me Covid-19, bëhet e ditur përmes një njoftimi të MSH-së.

Sipas njoftimit, u diskutua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Znj. Osmani tha se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë ngusht përballë këtij ‘armiku të padukshëm’, i cili nuk njeh as ndarje politike e as etnike. Ndërsa ministri Dr.Arben Vitia i falënderoi znj. Osmani dhe znj. Arbërie Nagavci për gatishmërinë e treguar, si dhe i njoftoi për së afërmi me Planin e Veprimit përmes së cilit do të operojnë institucionet e vendit. Ndër të tjera u disktua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndët të tjera në njoftimin e MSH-së.


No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...