Është botërisht e pranuar origjina e saj, por ajo edhe vet ka deklaruar: “Me gjak, unë jam shqiptare; Me shtetësi, jam indiane; Me besim, unë jam një murgeshë katolike; Sipas profesionit tim, unë i përkas botës”.
Të gjithë duhet ta gëzojnë të drejtën e lirisë së shprehjes magjitë në të njëjtën kohë duhet të kemi kujdes të mos paralelizohen liria e shprehjes dhe dezinformimi nga ky monstrum kosovar.
Përmes një postimi në facebook dhe yotube zt.Bahtir Hamza , pretendohet se nobelistja shqiptare me prejardhje nga Shkupi, Nënë Tereza, ka origjinë rome.
Postimi i hapur nga ky monstrum për të gjithë publikun është bërë para 5 viteve në blogun e tij "Radio zëri i penës", ky ky shkarravitës shanë çka ti tekët për shkrimtar, gazetar, luftëtar të UCK-së , duke i quajtur udbash, spijun etj. e dihë që vet ky mjeran ka qenë shok i kriminelit serb Zhelko Razhnjatovic Arkan dhe MUP-it serb.
Ky faqezi në Yotube dhe në këtë rardio Nënën Terezë q euante “TEREZA E KALKUTËS", të cilën më vonë më intervenimin tim në roterin www.google.com këto shkarravina u fshinë...
Bahti Hamza thotë" Arsyeja pse Nëna Terezë punoi dhe vdiq e u varros në Kalkutë, ka të bëjë me vendin e saj të origjinës.
Ajo në fakt I përkiste pakicës Rome në Shkup që gjithsesi origjinën e kanë nga India. Andaj krenaria jonë nuk duhet të jetë.me një njeri që punoi për vendin e saj të origjinës.”, thotë faqeziu Bahtir Hamza.
Edhepse këtë informacion personi në fjalë nuk e mbështet në asnjë fakt apo burim relevant, postim ka nxitur debat ku janë përfshirë 100 persona në komente ndërkohë mbi 200 tjerë e pëlqejnë këtë postim.
Në komente dominon retorika raciste ku mohohet prejardhja shqiptare e Nënë Terezës, nxitet urrejtje ndër-fetare dhe vihet në pikë pyetje misioni humanitar i Nënë Terezës.
Nuk është e vërtetë që Nënë Tereza nuk është shqiptare .
Nënë Tereza njihet si shqiptare në biografinë e saj të publikuar në faqen e Institutit të Çmimit Nobel, përderisa biografinë e Nënë Terezës Vatikani e fillon me deklaratën e saj të famshme: Me gjak jam shqiptare…
Nënë Tereza në ceremoninë e dorëzimit të çmimit Nobel për Paqe
Nënë Tereza në ceremoninë e dorëzimit të çmimit Nobel për Paqe – Burimi i fotografisë: etj.si dhe në librin tim "Leksikon enciklopedik të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane" Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe ka vdekur më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Biografia e sajë mund të lexohët në librin tim , këtu:
https://www.sakra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf
Origjinën e saj shqiptare të deklaruar nga ajo personalisht e njeh e gjithë bota.
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.
Ish presidenti amerikaan Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Rrethi i Shkodres dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.
Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë.
Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.
Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës(VOA) me 17 qershor 1978.
Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi:
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
No comments:
Post a Comment