Nga Avdi Ibrahimi
Ose, siç njihet ndër shqiptarët, kulti i besës. Kjo fjalë e veçant nuk ekziston në shumicën e
gjuhëve të botës.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: “Në fillim qe fjala! “ Më para se të ishte shkrimi, marrëveshja, noteria, kontrata, gjyqi, shteti, njeriu, popujt, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor ruajti gjurmën e burimit tek shqiptarët.
Shqiptaret u lidhen forte në fjalën e dhënë, lidhja për fjale përbënte autoritetin e lartë të këtij populli. Të gjitha marëdhëniet: në gjini, në fis, në besimet fetare, në bajrak,
në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe në marëdhëniet ndëretnike, mbaheshin
në fjalen e dhënë.
Besa është testamenti, morali i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Për këtë kemi dy balada më të rëndësishme që njeh folklori ynë, motivi i flijimit të Rozafës për ngritjen e një Kështjelle, që në popull njihet si Nusja e Murosur në Kështjellën e Rozafës, dhe ringjallja e vëllait të vdekur, pse kishte lënë peng fjalën e dhënë, që sipas botëkuptimit shqiptar, dheu nuk e mban atë që vdes me besë, me për fjalën e dhënë por të parealizuar. Premtimin e dhënë e mban edhe toka, element ky etnik shqiptar. Për këtë flet më së miri balada e ringjalljes së vëllait të vdekur për t’ia sjellë s’ëmës të bijen sipas fjalës së dhënë dhe për tu rikthyer përsëri në varr.
Fantazia popullore shqiptare, ka bartur në shekuj veprime mitike të kreshnikëve shqiptar, si prijes të mençur e të prajshëm të çetës, strateg e guximtar të pashoq e mjeshtër të sprovuar në beteja, tolerues brenda kreshnikëve, por edhe në marëdhëniet me kundërshtarët, të cilët nuk i vret kur i zë në gjumë, por edhe t’i falë kur i bijnë në dorë e raste të tjera, duke u udhëhequr nga morali i urtisë popullore: “ Mos bën çka ta kanda, se të gjen çka nuk ta kanda!”
Një temë tjetër shum e përhapur në baladat tona është ajo e të liruarit e kreshnikëve shqiptar në besë nga burgjet e krajlave siç janë të tipit të Konstandinit të Vogëlith, të Ago Ymerit, të rinjohjes së burrit me gruan, femra këto të ndershme në planin e bashkëshortësisë, por edhe të respektit për fjalën e dhënë, veçori këto të etikës së pastër e të vlerësuar si vyrtyte te larta shpirtërore. Kreshniku tjeter i baladave tona, Gjeto Basho Muji ishte i lidhur ngusht në besë në orët e zanat e malit të cilat ia paten gurëzuar dasmorët. Ai i zuri dhit briarta, ku zanat kishin fuqin fantastike, për t’i nxitur ato në
dhënien e besës, se nuk do t’i pengojnë më kreshnikët, që të pasoj pastaj edhe
besa e heroit:
“Zana jeni e zana kjoshi!
Dhitë e egra u kjoshin falë!”
Për ta besa ishte e shenjtë. Mbajtja e saj është një nga vyrtytet që i dallon kreshnikët nga kundërshtarët e tyre. Por kur e kërkonte nevoja kreshniket shqiptar bënin hakmarrje kundër rivaleve. Çdo vrasje me vrasje, shpreheshin ata, çdo rrëmbim me rëmbim, çdo djegie me djegie e kundërveprime të tjera edhe të tepruara. Kur tjetri dinte se do të pasoj hakmarrja, më vështir mund të vendoste t’ia bënte tjetrit të keqën. Por për lufën ata kryefjal e paten: (Kurr prej luftrave, thane fitim mos paçim! – fjala është për perfitim
material…) Tabllo e këtillë, është njera nga dëshmit më të forta të vlerës së besës. Edhe pse këta trima u ngriten në nivel kulti megjithate kur vritej ne bejlegje ndonjë nga fëmijet e tyre ata ndjenin dhembje njësoj si njerëzit e rendomtë, ja çfarë thotë kjo këngë për Omerin djalin e Mujit tek e vajtonte të varri e Ëma:
“Mor Omeri i nënës – o o o!
A thue gjogun me ta prue?
Del ndonjiher
per me lodrue,
Bjen ndër gurra me u freskue,
Kërkon majet bashkë me zana,
Se ty varrin ta ruen nana.”
Tabllo kjo me plot suptilitet ndjenjash prindore të shfaqura në një moment tepër të rëndë psikik, jo veteëm se ka tretur gjakun e gjakut, por edhe ka humbur shpresat e trashegimisë së brezit. Atëherë preket thellë në zemër çdo gjë e gjallë, nëna në shfrimet e tilla, është e pafrenuar dhe dhembja e saj mund çdo fuqi dhe zbut çdo zemër.
Gjatë këtij shkrimi po mendoja pse nuk i kemi me besë të tillë edhe politikanet tane?!
Dhe kujtova frazeologjite e rapsodit:
“Vala valen s’pe përvlojka,
Zjarmi zjarmin nuk po e gjetka,
Gjarpni gjarpnin s’pe helmojka.”
Rapsodi perms frazeologjisë këshillon brezat në raport ndaj të huajve (armiqëve), duhet patur kujdes të posaçem, sepse armiku mbetet gjithmonë armik.
Heroizmi shqiptar, në shtegtimin e gjatë të kohës, njohu një galeri të madhe trimash. Fjala është këtu për nevojën psikologjike të ribërjes së të shkuarës së lavdishme, për të ndërfutur në të korrigjime. Kësisoj fjala është për një transformim të kujtesës tradicionale autentike shqiptare.
Janë të njohura rrëfimet e panumërta në të kaluarën dhe të tashmen mbi rrenacaket politikan që u qorrollepsin trut dëgjuesve të tyre. Këtij politikani rrenacak i duket se para tij është hapur perspektiva e ngjitjes së sukseshme në karrierën zyrtare. Formimi dhe talenti që i duken se i ka këto vlera. Ai u vu ta zbukuroj e stolis atë me rrenen, kësi soj rrena del jo vetëm si kthim I deformuar i realitetit të vërtetë, por edhe si sferë krejt e pavarur e lirisë së të folurit. Ky është politikani – Rrenacak i holl. Atij – lavdia, atij – kurorë. Për këtë ky sojë politikani s’di asgjë për besën shqiptare. Për fjalën e dhënë. Për premtimin e dhënë. S’ka edhe si e mban fjalën e dhënë.
No comments:
Post a Comment