2013-06-04

Dashnori, Marguerite Duras

Dashnori, Marguerite Duras



Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.


Titulli: Dashnori

Origjinali: L'amant
Gjinia: RomanAutori: Marguerite Duras
Shqipëroi: Nasi Lera

Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2002Fq. 96Pesha: 0.15 kgISBN: 978-99927-47-62-5

 Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares bisturinë e së vërtetës së dhimbshme. Personazhet e Durasit përpiqen t'i shmangen vetmisë për t'i dhënë kuptim jetës së tyre nëpërmjet dashurisë absolute, krimit apo çmendurisë. Duras ndoshta është nga shkrimtarët e rrallë që nuk i kanë fshehur asgjë lexuesit, duke bërë autopsinë e tyre, mbasi kanë bërë autopsinë më të vështirë të njeriut, atë të vetvetes. Vetëm një shkrimtar i tillë mund të shkruajë një roman si "Dashnori", një nga veprat më tronditëse jo vetëm në letërsinë franceze por edhe asaj botërore. Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur. Romani "Dashnori", fitues i çmimit të madhe letrar Prix Goncourt, 1984, është vlerësuar si një nga dhjetë romanet më të mirë të botuar në dhjetëvjeçarin e fundit. Deri tani ky roman është botuar në 34 gjuhë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...