2013-06-05

Ora e Rodit e Zef Pergeges mblodhi dashamiresit e letersise


 “Ora e Rodit”, libri me i fundit i gazetarit Zef Pergega, me daten 2 qershor 2013 mblodhi ne The Imperial Hause me pronar Z. Ndue Ftonin, dashamirësit e letërsisë, gazetarë, krijues, mësues të letërsisë, historianë, veprimtarë, humanistë dhe biznezmenë  nga më të dëgjuarit në komunitetin shqiptar të Detroitit.
Në këtë aktivitet promovues që u zhvillua në kushte shumë të përshtashme, e zbukuruar si për një ode letrare dhe me postera nga kopertina e parë e librit të realizuara nga Mark. P. Gjokaj, u lëxuan poezi, prozë e shkurtër e fabula nga diskutantët. Aktivitetin e drejtoi njeri nga redaktorët e librit, Luigj Pepaj, njëherësh, për më shumë se 30 vjet, mësues i gjuhës e letërsisë në shkollen e mesme të Vermoshit, tani emigrant ne Michigan. Z. Pepaj si redaktor i shumë librave të autorit u ndal në vecansinë krijuese të Pergeges, sidomos në gjinë letrare të fabules, si një nga më të veshtirat. Me pas fjalen e mori Prof. Lulash Palushaj, i cili diskutoj specifiken e prozës së shkurter te Pergeges e manifrestuar aq bukur  me motivin e lashte, per te shprehur realitetin e hidhur të diteve tona, sidomos në jetën e emigrantit. Krijuesi Prek Topalli recitoi në vargje krijimtarinë e Pergeges, mbështetuar në brëndinë dhe titujt e librave të këtij autori.
DSC_0366Gazetari Rafael Floqi, koleg i autorit, mbasi për një periudhë kanë punuar bashkë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se bota e lajmit është specifike dhe e vështirë të përmbidhet në pak rreshta. Vija re se shkrimet dhe lajmet që shkruante Zefi kishin një  vecanësi sepse ata pasuroheshin me fakte të panjohura. Ai hynte thellë në boten e ngjarjeve, duke bere krahasime interesante me kohen e shkuar. Tani në emigrim ndjehem mirë kur shikoj se përkushtimi i këtij miku të fjalës së lirë ka prurje të shpeshta dhe me tema të larmishme. Ne kemi nëvojë për këtë krijues ndaj dhe projektët e tij si ai për Dom Prek Ndrevashen, duhet mbështetuar, që të shohë sa më shpejt dritën e botimit…!”
DSC_0368











Ish kryetari i parë i degës së Partisë Demokratike të Lezhës dhe antar i kryesise se kesaj partie Dr. Paulin Gjoni tha ndër të tjera se e njihte autorin shumë vite më parë në lezhe: “Po ju tregoi dy momente për mikun tim Zef Pergega që shprehin guximin e tij qytetar, por edhe ate të gazetarit. Kur mbaroi mitingu në sheshin e Memorialit të Gjergj Kastriotit Skenderbeu, që lajmeroi krijimin e degës e PD-së së Lezhës  para 22 vitësh, në të cilin mori pjesë edhe Zefi, u takuam  pasi përcolla Azem Hajdarin me shokë.  Z. Pergega me ftoj për kafe dhe pranova. Shkuam bashkë me një grup aktivistash. Ishte një situatë e nxehtë se po kërkonin rrëzimin e komunizmit. Vura re së nga përdet e komitetit te partisë së punës njerëz që kontrollonin lëvizjet tona.  Iu u drejtova Zefit me këto fjalë “Shiko se ata i dinë të gjitha dhe mund të të kushtojë së po të shohin me mua!” E ai ma ktheu më të qetë: “Nuk ka problem..”
Rasti i dytë është kur unë shkova jashtë shtetit me një delegacion dhe Zefi kishte bërë një shkrim kritik në “Rilindjen Demokratike” të PD-së për qëndren spitalore Lezhë, ku isha drejtor i saj. Më therret ministri i shëndetësisë në mënyrë urgjente dhe më thotë se ky shkrim duhet përgenjështruar. I thashë ministrit se kemi luftuar që të mos jemi si komunistat. Të metat qëndrojnë ashtu sic i ka shkruar Z. Pergega, por ne do ti rregullojmë. Këtë ngjarje po e them sot për herë të parë. Ai ka nje kontribut të lavderushëm për demoktatizimin e shtypit shqiptar dhe si mbështetës i focave demokratike të vendit tonë…!”
       Mark Sallaku, i cili ka qënë në cilësinë e këtyre detyrave partiake të PD-së solli fakte e argumente për aktivizimin e Z. Pergega në demokratizimin e shtypit dhe të fjalës së lirë që në momentet para dhe me pas të pluralizmit politik në Shqipëri:  “…Kam jetuar në një apartament me Zefin, për tre vjet dhe kam parë tek ai njeriun e vendosur dhe krijuesin plot vullnet që në kushte shumë të veshtira pa familje dhe punë të rëndë, ai ka krijuar dhe vazhdon të krijojë, pa ndërprerje. Ai është shëmbulli tipik e një intelektuali në diasporen tonë…!”
Z. Rush Dragu foli për bashkëpunimin e frytshëm të Pergeges me portalin dhe televizioninALBDREAMS. Dragu komentoi me një vështrim të hollë dhe metaforik poezitë e Pergeges të përmbledhur në këtë libër nën titullin “Përtej lotit” Ai tha: “Zefi,është nga ata autor që shkruan jo vetem për njerzit e medhenj e ata që I thonë vetes të medhenj por edhe për të tjerë që kanë histori të dhimbëshme dhe sakrifica njerzore. Tek ky vellim poetik,Pergega ka një fshikullim alegorik ndaj atyre që mëndojnë se do të mbesin në histori si mbreter pa pikë vlerash njërzore”
DSC_0370 Z. Luigj Stërbyci tha se me krijimtarinë e Zef Pergeges jam ndeshur që në Tiranë, kur në biblioteken e shkrimtarit Lazër Stani kam parë një nga librat e tij. Këtu në diasporë kam lëxuar shumë nga shkrimet e tij kurajoze dhe me tema të vecanta. Me pas Z. Luigj beri kritika per mediat dhe në një aspekt u ndal edhe tek AlbDreams.net,për të cilin kishte rezerva për botimet e postës së tij.Ai e quajti nënvlersim  botimin e shkrimit të tij në një zonë të padukshme të Portalit të tij nga Zoti Dragu.Po ashtu kishte vrejtje ndaj tij se shpesh nuk i kishte publikuar shkrime kritike te tij. Z.Dragu,tha ai është gjënëruesi  i kritikës,sipas Z.Dragu dhe kritikat e mija ai nuk i boton ose në mënyrë selektive”
Aktivisti i diasporës Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit Vendlidja Therret e vlersoj me nota të spikatura veprimtarinë e gjithanëshme të Pergeges në pasqyrimin e jetës së komunitetit dhe kërkoi që veprimtaria letrare, portike dhe publicistike e Pergeges, si nëvojë e kulturës dhe historisë të mbështetët nga ne. Ka njerëz që flasin dhe thonë për librat edhe pa i lëxuar së këta nuk vlejnë, e ndërkohë vetë nuk kanë botuar as edhe një libër. Zefi e ka kryer detyren me më të madhin devocion, duke i nderuar njerëzit dhe sidomos ne malësorët, duke shkruar për aktivitetët e tyre të hërshme e të sotme në shkërbin të lirisë së atdheut dhe pavarësisë së Kosovës.

DSC_0371

Ndërsa biznesmeni i njohur Ded Beleshi ne fjalën e tij tha se është një nga rastët e vecanta  në komunitetin tonë si rasti i Pergeges që në punë të papërshtatshme ka dhënë krijimtari cilësore të vlersuar nga njerëz kompetent dhe të njohur në këtë fushë. Historia dhe kultura duhet të plotësojnë njera tjetren, për ti treguar brezave se edhe ne u munduam të bëjmë detyren daj vetës dhe atdheut.
Në fund foli autori i librit Z. Pergega, i cili i përshëndeti të gjithë pjesmarrësit, bujarinë e Ndue Ftonit qe e dha sallen dhe një kotej falas. Ai tha ndër të tjera se lexuesi nuk kërkon nga shkrimtarët, poetët që më fjalë ta zbresë dritën e diellit mbi vetull të secilit, por kurrë të mos e lërë të përitshmen, që ka një emër, ka një bekim,  ka një fakt e një ngjarje, që ta marrë lumii i humbjës.  Nuk duhet lejuar që historinë tonë t’ua lëmë në dorë të tjerëve që të na e shkruajnë dhe të mos humbim kohë, duke vajtuar fatin e zi qe na përplasi gjatë shekujve. Duhet ti celim shtegun rrezëve të qytetarisë që të ia shëndrisim fytyrën atdheut tonë Shqipërisë. Kultura është palca kurrizore e indetitetit tonë kombëtar dhe me kuturë e me libra duhet ta masim forcen tonë të mendjës me kombët e tjerë…!”
Pergega me fjalë të zgjedhura përshendeti 13-vjetorin e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës,si një television promovues e vlersues të krijimtrisë së autorit dhe të gjithë sferës së njerëzve të kulturës në diasporë. Gjithashtu ai vlesoi si të dobishëm për fjalën e lirë bashkëpunimin me portalin Albdrems.
                   Ora e Rodit si fryme poetike e jetes e mergimtarit
Luigj Pepaj
Të nderuar bashkatdhetarë!
Të nderuar shokë, miq, kolegë, inkurajues,  mbështetës e lëxues të krijimtrisë së gazetarit tonë Zef Pergega me lejoni të ju bëj emër për emër mirë se ardhjen në këtë paraqitje librit të ri të këtij autori.
Pjesmarrja juaj sot në këtë veprimtari tregon dhe shpreh respektin e  lartë dhe të vazhdueshëm për z. Zef Pergega dhe nepërmjet tij respektin për gjuhën tonë të bukur shqipe, për letërsinë, si pjesë e rendësishme e kulturës tonë kombëtare. Për ju këtu në këtë sallë dhe për të tjerët që nuk ndodhen këtu, emri i shkrimtarit Zef Pergega është i njohur dhe i respektuar, duke kërkuar leje që të them disa mendime për vepren më të re të këtij autori.
DSC_0355Zef Pergega vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e gazetarisë, botues gazete, gazetar në ATSH. Koha Jone, Rilindja Demokratike dhe ketu në Amerikë në gazeten Illyria e sidomos në Albdreams me pronar Z. Rush Dragu. Z. Pergega është themelues i Institutit të Kulturës Shqiptaro-Amerikane dhe si lexues e redaktor i librave të tij ndjehem krenar që dy botime të Pergeges janë tashme në librarinë e Kongresit Amerikan.
Pergega këto vitet e fundit ka bërë vlërsimin letrar e poetik të më shumë së 25 emrave të njohur në letrat shqipe si korifej të letërisë. si Koliqi. Camaj, Sinishta, Pipa, Ndrevashaj, Ismaili, Valentini, Gurakuqi Oroshi etj, të cilët vepruan e mërgaten shqiptare në Itali, Gjermani, Amerikë. Libri i ri “Ora e Rodit” është libri i 12-të, por në fakt si nga përmbajtja dhe nga titujt qëndrojnë dhe plotësojnë të gjitha kushtet si libra me vete si Prilli ne Borox-tregime, Pertej Lotit-poezi,Ora e Rodit-publicistike, Valesi i Delfineve-fabula dhe mbyllet me nje kapitull vlersuesPërshendetje Zef,  ku kanë dhënë mendimet e tyre disa nga figurat dhe penat më të spikatura të letërsisë dhe patriotizmit shqiptar.
Zef Pergega është shkrimtar guximtar. E them këtë se ky autor shkruan në gjinitë më të veshtira të letërsisë, sic janë tregimi i shkurtër, poezia dhe fabula, të cilat kërkojnë mendim të koncentruar, fjalën e zgjedhur e të vendosur në vendin e duhur, duke mos harruar veshjen artistike dhe mesazhin që përcjell tek lëxuesi. Në këtë kuptim Zef Pergega eshte një mozaik metraforash me ujvare krahasimesh që i japin krijimit të tij një vezullim artistik, shumë tërheqës për lëxuesin. Shkrimtari ynë i madh Dritero Agolli i quan këto gjini si mushka xanxare që këkohet zotësi të kalarosh mbi to. Por Zef Pergega ia ka arritur falë talentit dhe vullnetit që kurrë nuk e kanë lënë në baltë.
Fabulat e Pergeges janë vlërsuar nga fabulisti i famshëm shqiptar Ferit Lamaj dhe me këtë rast e falendroj përzemërsisht. Po ashtu një mirënjohje shkon edhe për botuesin Spiro Dede dhe për redaktorin Marash Mirashi, gazetar në Televizionin Publik Kombëtar Shqiptar. Ne fabulat e Pergeges gjëjmë veten tonë dhe prej tyre marrim mësimet e nëvojshme.
       Ora e Rodit në bibliotekat tona nuk është thjeshtë një titull libri, por është një pasuri me vlera për ne dhe brezat që vijnë. E përshëndes Zefin dhe e falenderoj për besimin që ka treguar ndaj meje. I uroj krijimtari të mbarë dhe me penen e tij brilante të na dhurojë përherë vepra të mira për gjuhen e bukur shqipe.
DSC_0361DSC_0367DSC_0369DSC_0352DSC_0357DSC_0362DSC_0372

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...