Kanë
ardhë të rënët e Drenicës e Prekazit,
E
si pas në ardhej të gjithë po kërkojnë
konak,
Janë
mësue o burra të dheut këto trima
Nëpër
kulla me burrni e bajrak.
Kanë
ardhë nënat e Drenicës e Prekazit,
E
në sytë e të fëmijëve
Po
ku ta gjejnë nënëmirat urtinë
Sesa
jetën tuaj si një përrallë ta kujtojnë.
Kanë
ardhë të rënët e Dukagjinit,
Nga
Kullat e Glloxhanit një këngë
epike nga
pas u vjen,
Luan
Haradinaj po e kërkojnë në sytë e të rënëve,
Dhe
pse atë në gjithë Shqipërinë e Kosovën e gjen.
Kanë
ardhë nënat e Dukagjinit,
Të
thinjura, fjalë-pak e me sytë duke pritë,
U
asht bërë loti kështu në beben e syrit,
Një
kreshtë dhimbjeje që rritet për çdo ditë.
Kanë
ardhë të rënët e Kaçanikut e Rugovës,
Male
e fusha, gërxhe e lugina në duar i kanë,
Duan
amanetet e shokëve që ranë në krejt Kosovën,
Se
trupin e sytë e bukur në betejë i lanë.
Kanë
ardhë nënat e Kaçanikut e Rugovës,
E
për qafës së hollë kanë lidhë shami të bardhë,
Deri
në mëngjes kur dielli i ri nëpër kreshta të duket,
Fëmijërinë
e të rënëve e tregojnë me radhë.
Kanë
ardhë të rënët e Junikut e Llapit,
Diçka
nga ditë-netët e luftës nëpër fytyrë u ka mbetë,
Deri
kur lufta e trimave të djemve të Kosovës të bëhet këngë,
Shpirti
i asnjë nëne nuk do të jetë i qetë.
Kanë
ardhë nënat e Junikut e Llapit,
E
në e djemve të vrarë të Kosovës të bijtë kërkojnë,
Duan
me i dëgjue bëmat e të bijve në betejë,
Kanë
vite këtë dhimbë e peng nëpër zakone e vajtojnë.