2013-06-04

Oliver Jens Schmitt –VERSUS- Kombit Shqiptar



Fahri Xharra 






Po duket që nuk është lojë miqësore, por një lojë ku përditë e më tepër po merr nyansa të poshtërimit dhe të tëhuajsimit të një populli të tërë; po duket se s`ka të ndalur. Por më e keqja është se po luan ”Qarku kulturor i Vjenës” i përgatitur mirë kundër një populli që lojtarët e të cilit e kanë shti kokën në rërë mu si struci në rast rreziku. Zgjohu shqiptar se ke me çka të mbrohësh! Zgjohu dhe luaje lojën tënde historike se e ke kohën e artë ; një kohë e tillë vjen një herë 1000 vjet ! Mos hesht!

Gjërat dhe faktet po shtrembërohen ; deri sa serbët dalin me këso teorina se ajo që shqiptarët duhet falënderuar Turkun është se janë të tillë sepse ajo ”që i ruajti si shumicë nga sllavizimi ishte Islami”( (Miroljub Jevtić- ne librin e tij “Šiptari i Islam” (Shqiptarët dhe Islami) (1995) . Profesori i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës shkruan se nuk ka pasur një kryengritje të vazhdueshme ndaj Perandorisë Osmane, por thotë se më shumë ka qenë një pranim i sunduesit të huaj. Ai shkon më tej kur thotë se shqiptarët e boshnjakët ishin si shtylla kurrizore e Perandorisë Osmane, raporton “Der Standard”.

Pra , është kjo një lidhëshmëri të cilën ne e përpijmë ?

Kush është Miroljub Jevtiçi që kaq mirë po e ditka se si ne shpëtuam nga sllavizimi ; kush është ky Profesor që iu ka mmbushur mendjen një numri të madh të shqipatrëve me teorinë e tij?” Miroljub Jevtići, i vetquajturi ekpert për Islam ,adhurues i dikurshëm i Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiçit i njohur për deklaratat e tija ndjellakeqe kundër muslimanëve të Bosnës (P.Lukoviç ; e-Novine),dhe kur marrëzia mediatike e Serbisë e filloi hyjnizimin e luftës në Bosne ai u katapultua në krahaërorin e ” atdhetarëve” e i zbukuruar me titullin ” e ekspertit për Islam”. .Miroljub Jevtići përndryshe profesor i rregullt ne Fakultetin e shkencave politike ne gazeten ”Pravoslavje ( ortodoksia) me kënaqesi shkruan se pse nuk ka – komb shqiptar:” Gabimi më i madh i jonidhe analastëve tonë (serb fxh) kembëngulin që fjala është për nacionalizmin shqiptar i cilli e solli triumfin e projektit kombëtar shqiptar. Nuk ka komb shqipta ,egziston vetëm një etnike shqiptare e cila flet shqip dhe e cila kurr s`është profilua si komb . Kombi shqiptar është i ndar në tegela fetar dhe si i tillë vetëm fetarisht mendon ”. Mandej profesor Jevtiçi na përshkruan: ” shqiptarët musliman janë turq,shqiptarët romanokatolik janë Kroat dhe Italian., kurse shqiptarët ortodoks të jugut të Shqipërisë janë Grekër.Ashtu edhe Lidhja e Prizrenit nuk është Projekt kombëtar shqiptar ,por mbrojtje e Islamit”

Çka ka lidhje në rastin tonë Jevtiçi me Schmittin? Unë po shohë një lidhëshmëri të hatashme ,të sakt . Një projekt antishqiptar i formuar me qëllime të cilat nuk e dij se kur do i bëhët i kuptueshëm një grupi të caktuar intelektualësh nga të gjitha trevat shqiptare. ; kur do ti bëhët i kuptueshëm elitës fetare muslimane shqiptare në të gjitha trevat tona.



Profesori Jevtiç e përfundon kështu” Po e nënvizoj se Islami nuk njeh kombësi . Nëse vazhdon kjo shkallë e islamizimit ,disa Shqiptar e tërhjekin vërejtjen ,që ata të gjithë ( shqiptaët ,pra) do të shndërrohen në Arab, sikur të gjithë ata që janë shkuar në Turqi që u bënë Turq ”



”Ein Albaner-Buch gegen nationale Geschichtsschreibung” shkruan gazeta austriake der Standard( 14.01.13) :” Profesori i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës Prof. Oliver Jens Schmitt, rrëzon tezat që njihen e pranohen prej kohësh ndër shqiptarë. Kështu, ai shkruan se nuk ka pasur një kryengritje të vazhdueshme ndaj Perandorisë Osmane, por thotë se më shumë ka qenë një pranim i sunduesit të huaj. Ai shkon më tej kur thotë se shqiptarët e boshnjakët ishin si shtylla kurrizore e Perandorisë Osmane, raporton “Der Standard”. Ai thotë se vërtet kundërshtohej ndonjëherë Perandoria Osmane, por për taksat ose për shërbimin ushtarak, por jo për ide nacionaliste”. Po lufton, po lufton Schmitti kundër historisë sonë.



”Shmiti fërkohet kundër historiografisë popullore nacionaliste.Edhe pse e thekson rezistencën e banorëve malorë ndaj osmanëve dhe të cilët nuk ishin nënshtruar plotësisht ,por edhe jo miti i ”kundërshtarit të përherëshëm” që atij nuk i pëlqen dhe e konteston.”

Gazeta Der Standard shkrimin e saj e përfundon: ”Schmitti e kritikon idenë e ”vazhdimësisë Iliro-shqiptare” .



Zoti Schmitt dhe serbët e tij! Zemërimi i historianëve dhe i akademikëve serbë ishte shumë i madh, ngaqë ata për herë të parë ndeshen me një libër autorial te një autori shqiptar (“Historia e Kosovës”Jusuf Buxhovi), dhe po ashtu, për herë të parë, ndeshën me një historiografi, e cila rrënon gënjeshtrat e tyre rreth shqiptarëve, me të cilat ata kanë ushqyer edhe programet e njohura hegjemoniste kundër shqiptarëve, me të cilat politika serbomadhe ka ushtruar katër gjenocide kundër shqiptarëve (i pari në vitet 1877/8, i dyti në vitet 1912/’13, i treti në vitin 1944/45 dhe i katërti në vitin 1998/’99). Historianët serbë i ka zemëruar teza pellazge, pastaj pamja e rolit shtetfromues në Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë (pos zhupanive dhe organizimeve të tjera fisnore-fetare, që i kanë pas edhe të tjerët). Po ashtu, akademikët serbë i ka hidhëruar së tepërmi, pohimi se në Kosovë nuk ka pas kishë ortodokse serbe, por vetëm krishterim të ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarët, krishterimin e kanë marrë nga shekulli i tretë, ndërsa sllavët në shekullin dhjetë. Kjo çështje demanton mitin për Kosovën djep “shpirtëror serbë” dhe të ngjashme, me të cilat historiografia serbe është plot e për plot dhe për fat të keq ia ka dalë të mashtrojë edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot… Janë, pra faktet, fakte këto që edhe ata i dinë, por nuk dëshirojnë të heqin dorë prej tyre, ngaqë u bie koncepti hegjemonsit serbomadh, me të cilin edhe sot e gjithë ditën përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin dhe veçmas shqiptarët. Janë pra fakte që edhe Z.Schmitt i di ,por edhe ate e pengojnë se ai e ka një rol. Zoti Shmitt e ka një rol shumë të keq i cili me lojën e tij ”historigrafike” mundohet të shkon kundër akrepave të orës ,kundër kimisë historike . Ai mundohet që me alkimi të fakteve të bën thëngjillin ar!

Jusuf Buxhovi thot: ”Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX. Pra në Kosovë, sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë, ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe despotë. Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). Ato që historiografia serbe i thotë rreth “Car” Dushanit, apo “Kral” Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë arbërorë, që ishin në përbërje të Bizantit dhe asgjë më shumë. Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831.” Pra , edhe Zoti Schmitt dhe klani i tij në Vjenë , dhe filialt e tij në Prishtinë e Tiranë duhen një herë e përgjithmonë të binden se: ”Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX.” Të kotë e keni!

Dimitrije Tucoviqi në fillim shekullin 20 -të pas krimeve të mëdha që i bënin serbët mbi shqiptarët iu ka thëne: ” Mos bre ndaj një populli që na krijoi shtet dhe na mesoi shkrim lexim”



Por , i kemi do që e falënderojnë Scmittin për “punën e tij shkencore:” Nxitje për debat ka shumë, por mbi të gjitha, edhe një herë: Ju faleminderit, historian Schmitt!( Ismail Syla)”, shkruan një analist dhe”don me ra në dy guj” duke ia ditur për nder për një analizë aq komplete që na e paska bër “qoftlargu”. Eh ,e lumja sahanlëpirje!



Pra si Shmitti ashtu edhe Jevtiçi , që të dytë janë në një gjatësi valore. Por valëve të tyre strucat nuk po kanë guxim .nuk po kanë “fakt” të iu kundërvihen .Turp ! Unë i kuptoj që të dytë ; janë të një platforme ,janë të strategjije. Por kurrsesi nuk po mund të pajtohem me të “tanët”. Për kend po biejnë kumborat ?



E kisha përfunduar me: ‎” Shqiptarët duhet t’i përforcojnë ndjenjat e identitet të përkatësisë së përbashkët dhe jo të dallimeve. Flirtet me ish pushtuesit (serb ,turq, grek), janë sinjale ogurzeze, që na rrezikojnë trashëgiminë e përbashkët dhe identitetin shqiptar. Kur rrezikohet kjo trashëgimi, atëherë rrezikohen themelet e kombit. (N.Ukaj)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...